Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dhunimi i tre shqiptarëve në shtetin fqinj, Balla: Personat e këtij akti do të mbajnë përgjegjësi

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Dhunimi i tre shqiptarëve në shtetin fqinj, Balla: Personat e këtij akti do të mbajnë përgjegjësi

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Mal të Zi, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në mënyre brutale nga disa persona.

Balla ka falënderuar autoritetet malazeze për reagimin e menjëhershëm, ndërsa thekson se ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të këtij akti.

“I jam shumë mirënjohës reagimit të menjëhershëm të autoriteteve dhe Policisë së Shtetit të Malit të Zi për dhunimin e tre të rinjve shqiptarë sot në Herceg Novi. Po kryhet një hetim i plotë dhe personat e këtij akti do të marrin përgjegjësi”, shkruan Balla.

https://x.com/taulantballa/status/1743716703085736212?s=46

Kujtojmë se dhe policia e shtetit ka reguar, ku ka sqaruar dinamikën dhe bën me dije se janë në kontakt të vazhdueshëm me homologët malazezë, për veprimet që po kryhen për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Reagimi i Policisë së Shtetit

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, ku janë dhunuar tre shtetas shqiptarë, nga disa shtetas të panjohur, sqarojmë se:

Sapo kanë marrë dijeni për këtë ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Policinë e Shtetit, kanë komunikuar menjëherë me homologët në Malin e Zi, për t’u njohur me rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për t’iu ofruar ndihmë shtetasve shqiptarë.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar me ministra të qeverisë së Malit të Zi, për të marrë masa që autorët e kësaj ngjarjeje të kapen dhe të vihen përpara drejtësisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Shtetasit shqiptarë K. M., A. D. dhe D. K. kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Të tre shtetasit shqiptarë janë paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike.

Nga ana e Policisë malazeze iu është kërkuar shtetasve shqiptarë që të bënin kallëzim për ngjarjen, por fillimisht ata nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim.

Pas interesimit të Ministrit të Brendshëm dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, të tre shtetasit kanë pranuar të bëjnë kallëzim vetëm në prezencë të avokatit.

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë.

Homologët malazezë i kanë siguruar drejtuesit e Policisë së Shtetit, se të tre shtetasve shqiptarë iu është ofruar ndihma dhe asistenca e nevojshme dhe se Policia po kryen hetime intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, për të cilën, deri tani, janë shoqëruar disa shtetas.

Tre shtetasve shqiptarë, pasi të bëjnë kallëzim, do t’iu vihen në dispozicion fotografi të autorëve të dyshuar, me qëllim identifikimin e tyre dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me homologët malazezë, për veprimet që po kryhen për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

TË LIDHURA

Situata kritike te “5 Maji”, zgjerohet perimetri i sigurisë, dyshohet se në magazina ka bombola gazi
Aktualitet

Situata kritike te “5 Maji”, zgjerohet perimetri i sigurisë, dyshohet se në magazina ka bombola gazi

20:47 | 08/01/2026
Zjarri në tregun e rrobave; ndihmë nga Elbasani dhe Vora
Aktualitet

Zjarri në tregun e rrobave; ndihmë nga Elbasani dhe Vora

20:37 | 08/01/2026
Pamje të frikshme nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi
Aktualitet

Pamje të frikshme nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi

20:30 | 08/01/2026
Next Post
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e dielë 7 Janar 2024

Ja kush janë 3 shqiptarët e dhunuar barbarisht në Malin e Zi, ja si ndodhi sulmi

Ja kush janë 3 shqiptarët e dhunuar barbarisht në Malin e Zi, ja si ndodhi sulmi

Është ndarë apo jo me Kreshnikun? Dafina u përgjigjet aludimeve

Është ndarë apo jo me Kreshnikun? Dafina u përgjigjet aludimeve







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Situata kritike te “5 Maji”, zgjerohet perimetri i sigurisë, dyshohet se në magazina ka bombola gazi
Aktualitet

Situata kritike te “5 Maji”, zgjerohet perimetri i sigurisë, dyshohet se në magazina ka bombola gazi

by mirseda
20:47 | 08/01/2026
0

Policia po zgjeron perimetrin e sigurisë. Mendohet se në magazina ka edhe bombola gazi. Gjithashtu raportohet se...

Zjarri në tregun e rrobave; ndihmë nga Elbasani dhe Vora

Zjarri në tregun e rrobave; ndihmë nga Elbasani dhe Vora

20:37 | 08/01/2026
Pamje të frikshme nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi

Pamje të frikshme nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi

20:30 | 08/01/2026
Bllokohet aksi rrugor “Përmet-Çarçovë”, shkak bëhet çarja e karrexhatës

Bllokohet aksi rrugor “Përmet-Çarçovë”, shkak bëhet çarja e karrexhatës

19:52 | 08/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com