Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Dhoma e Avokatisë Vlorë: KLGJ mban përgjegjësi, mijëra çështje të bllokuara në gjykata e Apelit

7 ditë ago
in Politikë
Dhoma e Avokatisë Vlorë: KLGJ mban përgjegjësi, mijëra çështje të bllokuara në gjykata e Apelit

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka reaguar me tone të forta ndaj situatës së krijuar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Apelit Administrativ, ku mijëra çështje janë të bllokuara prej vitesh.

Në një deklaratë publike, kjo dhomë e avokatisë e cilëson situatën si ‘dështim të hapur institucional’ dhe fajëson drejtpërdrejt Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) për mosmarrjen e masave të nevojshme.

Sipas Dhomës së Avokatisë, mosfunksionimi normal i dy gjykatave të apelit, mungesa e gjyqtarëve dhe ambienteve të përshtatshme, si dhe zbatimi i hartës së re gjyqësore kanë sjellë pasoja shkatërruese për aksesin në drejtësi.

Reagim i Dhomës Vendore të Avokatisë Vlorë

Mbi bllokimin e çështjeve në Gjykatat e Apelit dhe përgjegjësinë e KLGJ.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën e saj të thellë për situatën e paprecedentë të krijuar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, dhe në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku mijëra çështje janë të bllokuara dhe qytetarët presin me vite pa asnjë zgjidhje ligjore. Ky është një dështim i hapur institucional, për të cilin përgjegjësia i takon drejtpërdrejt Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Mosfunksionimi normal i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe i Gjykatës së Apelit Administrativ i shoqëruar me mungesën dramatike të gjyqtarëve dhe ambienteve në gjykatë (salla gjyqesh), të cilat vijnë nga mosmarrjen e masave konkrete nga KLGJ, ka sjellë pasoja shkatërruese për aksesin në drejtësi. Familje të tëra, biznese, individë që presin prej vitesh vendime për fatin e tyre juridik, janë viktima të një sistemi të bllokuar nga paaftësia dhe keqmenaxhimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Dhoma e Avokatisë Vlorë thekson me forcë se:

1. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe ajo e Apelit Administrativ janë kthyer në simbol të kolapsit të sistemit gjyqësor, ku vonesat nuk janë më përjashtim, por rregull i përditshëm.

2. Këshilli i Lartë Gjyqësor mban përgjegjësi institucionale të plotë, pasi nuk ka ndërmarrë asnjë zgjidhje të prekshme për të garantuar funksionimin minimal të këtyre dy gjykatave.

3. Çdo ditë vonesë në shqyrtimin e çështjeve është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, një dhunim i parimit kushtetues për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe një rënie e besimit të qytetarëve tek drejtësia.

4. Harta gjyqësore e miratuar nga KLGJ, në vend që të sillte riorganizim dhe eficiencë, ka thelluar krizën dhe ka paralizuar më tej sistemin.

Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën thirrje publike KLGJ-së të marrë menjëherë masa emergjente për funksionalizimin e plotë të dy Gjykatave të Apelit, duke shtuar numrin e gjyqtarëve dhe duke garantuar shqyrtimin e shpejtë dhe efektiv të çështjeve të mbetura pezull. Çdo vonesë tjetër është e pajustifikueshme dhe vetëm sa thellon dëmin ndaj qytetarëve dhe vetë rendit juridik.

Nëse KLGJ vijon të qëndrojë pasiv dhe indiferent, atëherë ky institucion do të mbajë mbi vete barrën e përgjegjësisë historike për kolapsin e drejtësisë në Shqipëri.

Dhoma e Avokatisë Vlorë mbetet e palëkundur në detyrimin e saj për të ngritur zërin në mbrojtje të qytetarëve dhe për të denoncuar publikisht çdo dështim institucional që kthen drejtësinë në një premtim bosh.

TË LIDHURA

“Riktheni seancën”, Berisha: Procesverbal i turpshëm, u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj
Politikë

“Riktheni seancën”, Berisha: Procesverbal i turpshëm, u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj

11:04 | 24/09/2025
Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…
Politikë

Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

10:52 | 24/09/2025
Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj
Politikë

Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj

10:43 | 24/09/2025
Next Post
Arrestimi për orën dhe borxhet ndaj ATK-së? Reagon Mozzik

Arrestimi për orën dhe borxhet ndaj ATK-së? Reagon Mozzik

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Aksident në aksin Tiranë–Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

Aksident në aksin Tiranë–Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

“Riktheni seancën”, Berisha: Procesverbal i turpshëm, u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj
Politikë

“Riktheni seancën”, Berisha: Procesverbal i turpshëm, u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj

by mirseda
11:04 | 24/09/2025
0

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha në një mesazh drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, bëri kërkesë...

Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

10:52 | 24/09/2025
Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj

Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj

10:43 | 24/09/2025
Kam sjellë burrin Diellës, kërkojmë ‘dorën’ e ministres”, Korreshi vesh “dhëndrin” me kollare në Kuvend

Kam sjellë burrin Diellës, kërkojmë ‘dorën’ e ministres”, Korreshi vesh “dhëndrin” me kollare në Kuvend

10:37 | 24/09/2025
Rama thërret deputetët e Tiranës dhe ministrat në Kryeministri

Rama thërret deputetët e Tiranës dhe ministrat në Kryeministri

10:31 | 24/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com