Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Dhjetë rreziqet që i kanosen botës në vitin 2018

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Dhjetë rreziqet që i kanosen botës në vitin 2018

Nga Ian Bremmer, “Time”/Tregjet po lulëzojnë, por ndarjet ekonomike po thellohen midis qytetarëve të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Demokracia liberale, ka aktualisht më pak legjitimitet se sa në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe rendi global po shpërbëhet.

Ka pasur shumë trazira në politikën ndërkombëtare gjatë 20 viteve të fundit, por 2018 duket veçanërisht e pjekur për një krizë të papritur – një tërmet gjeopolitik të ngjashëm me krizën financiare të vitit 2008. Rreziku i një “depresioni gjeopolitik”, përbën sfondin e 10 rreziqeve më të mëdha që i kanosen botës gjatë këtij viti, sipas Grupit Eurazia.

Mes tyre ka zakonisht disa “vatra më të nxehta”, të cilat mendojmë se do të kenë një ndikim të madh për botën.

1. Rritja e Kinës

Në momentin e një inkoherence të politikave në Uashington, qeveria e Kinës ka ripërcaktuar mjedisin e jashtëm të vendit, ka vendosur rregulla të reja brenda saj, ka zhvilluar strategjinë më efektive globale të tregtisë dhe investimeve në botë, ndërsa po përdor kompanitë kineze të teknologjisë për të avancuar interesat e veta shtetërore.

Pekini po investon dhe e zgjeron ndikimin e tij, duke premtuar mosndërhyrjen në jetën politike dhe ekonomike të vendeve të tjera, të cilat tani kanë më shumë gjasa të lidhen dhe imitojnë Kinën. Mjedisi i biznesit global, duhet të përshtatet me një mori rregullash, standardesh dhe praktikash të reja. Konflikti SHBA- Kinë, veçanërisht në tregti, do të bëhet më i mundshëm në vitin 2018.

2. Hapësirë për incidentet

Nuk ka pasur një krizë të madhe gjeopolitike që prej 11 Shtatorit 2001, por tashmë ka shumë vende ku një hap apo gjykim i gabuar, mund të shkaktojë konflikte serioze ndërkombëtare. Rreziku që ka më tepër të ngjarë të ndodhë, mund të vijë nga konkurrenca dhe konfliktet në hapësirën kibernetike, lufta kundër Koresë së Veriut, sulmet në fushëbetejën siriane, rritja e tensionit SHBA-Rusi, dhe shpërndarja e luftëtarëve të ISIS-it nga Siria dhe Iraku.

3. Një Luftë e Ftohtë e teknologjisë

Lufta më e madhe në botë mbi fuqinë ekonomike, përqëndrohet në zhvillimin e teknologjive të reja të informacionit. SHBA-ja dhe Kina, do të garojnë për të zotëruar inteligjencën artificiale, dhe do të luftojnë për dominimin e tregut.

Qeveritë në Afrikë, Indi, Brazil, dhe madje edhe në Evropë, duhet të vendosin se kujt t’i besojnë, dhe produktet dhe standardet e cilit duhet të përqafohen. Fragmentimi i teknologjive të përbashkëta, krijon rreziqe të tregut dhe të sigurisë, veçanërisht pasi kompanitë vendase ballafaqohen me viruset globale.

4. Momenti i Meksikës

2018-a do të jetë një vit përcaktues për Meksikën, pasi rinegocimi i NAFTA-s vjen në momentin kur votuesit do të zgjedhin presidentin e ri. Një prishje e bisedimeve të NAFTA, nuk do të “vrasë” marrëveshjen, por pasiguria mbi të ardhmen e saj do të dëmtojë në mënyrë disproporcionale ekonominë meksikane, duke pasur parasysh mbështetjen e thellë të vendit nga tregtia me SHBA-në.

Sa për zgjedhjet presidenciale të 1 korrikut, është duke u rritur zemërimi publik ndaj qeverisë, për shkak të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, bandave të drogës dhe rritjes së ngadaltë ekonomike. Kërkesa për ndryshim, favorizon kandidatin Andres Obrador, i cili përfaqëson një shtëputje thelbësore nga politikat ekonomike miqësore ndaj investitorëve.

5. Tensionet SHBA-Iran

Donald Trump e ka sërish më Iranin. Marrëveshja bërthamore ndoshta do të mbijetojë në vitin 2018, por ka një shans të konsiderueshëm që kjo s’do të ndodhë. Trump do të mbështesë Arabinë Saudite, dhe punojë për të frenuar Iranin në Siri, Irak, Liban dhe Jemen.

SHBA-ja do të vendosë sanksione shtesë ndaj Iranit për testet e raketave balistike, mbështetjen e perceptuar ndaj terrorizmit, si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Irani do të bëjë një hap pas. Nëse marrëveshja bërthamore dështon, Irani do të ngrejë sërish programin e tij bërthamor, dhe kërcënimi i sulmeve amerikane dhe/ose izraelite, do të ngrihet sërish mbi rajonin.

6. Shkatërrimi i institucioneve

Qeveritë, partitë politike, gjykatat, mediat dhe institucionet financiare, të cilat mbështesin paqen dhe prosperitetin, vazhdojnë të humbasin besueshmërinë e publikut, mbi të cilin varet legjitimiteti i tyre. Në vitin 2018, populizmi i dukshëm në zgjedhjet e Brexit dhe zgjedhja e Donald Trump, do të krijojë një populizëm toksik dhe kundër parisë në vendet në zhvillim. 

7. Proteksionizmi i ri

Rritja e lëvizjeve kundër parisë politike në tregjet e zhvilluara, i ka detyruar politikëbërësit të zhvendosen drejt një përqasjeje më të madhe ndaj konkurrencës globale ekonomike. Për rrjedhojë, muret po rriten. Protezionalizmi 2.0, krijon barriera në ekonominë digjitale dhe në industritë intensive të inovacionit, dhe jo vetëm prodhim apo në bujqësi.

Barrierat e reja janë më pak të dukshme:në vend të tarifave të importit dhe kuotave, mjetet e sotme të zgjedhjes përfshijnë masa “prapa kufijve” të tilla si paketat e shpëtimit, subvencionet dhe kërkesat për të blerë produktet vendase.

8. Sherrnaja britanike

Britania përballet si me negociatat e acarta mbi Brexit, ashtu edhe me rrezikun e trazirave politike në vend. Në lidhje me Brexit, parimi që “mbi asgjë nuk është rënë dakord, deri sa të arrihet konsensus për gjithçka”, do të inkurajojë debate të pafundme mbi detajet, ndërmjet dhe brenda dy palëve.

Lidhur me politikën e brendshme, menaxhimi i Brexit mund t’i kushtojë postin kryeministres May. Nëse është kështu, ajo ka të ngjarë të zëvendësohet me një figurë më të fortë konservatore, duke ndërlikuar kësisosj rëndë negociatat mbi Nenit 50. Ose udhëheqësi i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, do ta zëvendësojë atë pas zgjedhjeve të reja.

9. Politika e identitetit në Azinë Jugore

Islami në pjesë të Azisë Juglindore, ushqen forma lokale të populizmit, më së shumti në Indonezi dhe Malajzi. Zemërimi i kinezëve etnikë, të cilët zotërojnë një pjesë disproporcionale të pasurisë në disa vende, ka shënuar një rikthim të fuqishëm të kohëve të fundit, veçanërisht në Indonezi. Përndjekja e myslimanëve Rohinga në Mianmar, ka shkaktuar një krizë humanitare.

Në Indi, kryeministri Modi mund të përdorë nacionalizmin për të konsoliduar mbështetjen përpara zgjedhjeve të vitit 2019, duke neutralizuar elementët radikalë të shoqërisë, që duan të shënjestrojnë myslimanët dhe hindusët e kastave më të ulëta.

10. Siguria e Afrikës

Në vitin 2018, përhapja e kaosit nga periferia e paqëndrueshme e Afrikës (Mali, Sudani Jugor, Somalia), do të kalojë tek vendet e qendrës (Bregu i Fildishtë, Nigeria, Kenia, Etiopia). Kërcënimet kryesore vijnë nga militantizmi dhe terrorizmi. Partnerët e huaj, që kanë ndihmuar në stabilizimin e qeverive të dobëta në të kaluarën janë të hutuara. Kenia, Nigeria, Uganda dhe Etiopia, ballafaqohen me kosto më të larta sigurie, në një kohë kur qeveritë e tyre duhet të ulin shpenzimet, dhe kur sulmet do të largojnë investitorët e huaj.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: 2018botësdhjetëkanosenRreziqetvitin

TË LIDHURA

“Një fisi iu dhanë 10 mijë euro për të mos votuar”, Flamur Noka gjen shkakun e humbjes në zgjedhje
Aktualitet

“Një fisi iu dhanë 10 mijë euro për të mos votuar”, Flamur Noka gjen shkakun e humbjes në zgjedhje

23:03 | 14/05/2025
Balluku nga Fieri: Llapaj kërkoi rinumërim dhe ofendoi, e kuptoj tensionin e tij
Aktualitet

Balluku nga Fieri: Llapaj kërkoi rinumërim dhe ofendoi, e kuptoj tensionin e tij

22:56 | 14/05/2025
‘Partia Socialiste mori 10 mandate tepër’, Enkelejd Alibeaj: Faji është te sistemi
Aktualitet

‘Partia Socialiste mori 10 mandate tepër’, Enkelejd Alibeaj: Faji është te sistemi

22:52 | 14/05/2025
Next Post
Të shtëna me armë në Lezhë, plagoset 32-vjeçari

Të shtëna me armë në Lezhë, plagoset 32-vjeçari

SPECIALE / PS, LSI, PDIU dhe PSD kandidojnë sërish problematikët

Heqja e mandatit/ KQZ i kthen dosjen Prokurorisë për deputetin e LSI-së

Aqif Rakipi: E vetmja keqardhje është për jetën e humbur, nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike

KQZ shtyn seancën edhe për deputetin Aqif Rakipi

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025




TË FUNDIT

“Një fisi iu dhanë 10 mijë euro për të mos votuar”, Flamur Noka gjen shkakun e humbjes në zgjedhje
Aktualitet

“Një fisi iu dhanë 10 mijë euro për të mos votuar”, Flamur Noka gjen shkakun e humbjes në zgjedhje

by mirseda
23:03 | 14/05/2025
0

Flamur Noka ka shpjeguar humbjen e partisë së tij në zgjedhjet e së dielës. Para hyrjes në...

Balluku nga Fieri: Llapaj kërkoi rinumërim dhe ofendoi, e kuptoj tensionin e tij

Balluku nga Fieri: Llapaj kërkoi rinumërim dhe ofendoi, e kuptoj tensionin e tij

22:56 | 14/05/2025
‘Partia Socialiste mori 10 mandate tepër’, Enkelejd Alibeaj: Faji është te sistemi

‘Partia Socialiste mori 10 mandate tepër’, Enkelejd Alibeaj: Faji është te sistemi

22:52 | 14/05/2025
Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

22:37 | 14/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com