Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Dhjetë-fishohet numri i grave të larguara jashtë vendit

7 vjet ago
in Ekonomi
Dhjetë-fishohet numri i grave të larguara jashtë vendit

Në Shqipëri, emigracioni jashtë vendit ka qenë traditë e burrave, ku meshkujt në moshë të re largoheshin nga vendi për mundësi më të mira ekonomike. Edhe kur krijojnë familjet burrat shqiptarët ikin, lënë gratë dhe fëmijët për vite të tëra.

Por së fundmi profili i emigracionit ka nisur të ndryshojë, teksa gratë shqiptare kanë nisur të ikin në masë nga vendi edhe ato për të njëjtën arsye si edhe burrat, për mundësi më të mira punësimi. Heqja e vizave ka nxitur perspektivat e punësimit të tyre si kujdestare dhe infermiere, profesione për të cilat Europa perëndimore ka shumë nevojë aktualisht.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit të kaluar ikja e grave jashtë vendit u dhjetëfishua. Gjithsej lanë vendin 4,628 gra nga 587 më 2016.

Dinamikat e popullsisë

Popullsia e Shqipërisë është 2.870.324 persona me rënie prej 0,22 % gjatë vitit 2017. Gjatë këtij viti, numri i grave në Shqipëri ka vijuar të rritet, me një normë edhe më të shpejtë se vitin e kaluar, 0,61 % ndërsa popullsia e burrave ka rënë në mënyrë të ndjeshme me normë 1,0 %.

Në vitin 2017, gratë përbëjnë 49,9 % të popullsisë gjithsej, ndërsa migracioni neto i burrave ka shënuar një rënie të konsiderueshme, – 19.530 burra të migruar nga -10.060 në 2016. Migracioni neto negativ i burrave ka ndikuar në rënien e përgjithshme të popullsisë. Raporti gjinor sipas grupmoshave tregon se ka një mbizotërim të gjinisë mashkullore deri në grupmoshën 35-39 vjeç.

Mosha mediane për burrat në vitin 2017, është 34 vjeç ndërsa për gratë është 37 vite. Mosha mediane më e lartë tek gratë shpjegohet me jetëgjatësinë më të lartë të tyre. Në vitin 2017, jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 77,1 vite për burrat dhe 80 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 3 vite më shumë se burrat.

Numri i lindjeve gjatë vitit 2017 është rreth 31 mijë lindje. Raporti gjinor në lindje është 1,11 që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 111 djem. Ky raport është më i lartë se raporti natyral, i cili është 1,05. Në vlera absolute, rënia e numrit të lindjeve krahasuar me vitin 2016, është 864 lindje. Për lindjet meshkuj kemi një rënie prej 1,2 %, ndërsa për lindjet femra rënia është 4,4 %.

Indeksi sintetik i fekonditetit (ISF) i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese, shënon, 1,48 fëmijë për vitin 2017. Kjo do të thotë se në 100 femra pritet të lindin 148 fëmijë, nëse normat e lindshmërisë sipas grupmoshave janë ato të vitit referues, 2017. (Burimi: Monitor)

 

TË LIDHURA

Inflacioni baze arrin nivelet më të larta prej fillimit te vitit 2024
Ekonomi

Inflacioni baze arrin nivelet më të larta prej fillimit te vitit 2024

17:32 | 21/08/2025
Efektet negative të tarifave: Rritet çmimi i platformës “PlayStation 5” në SHBA
Ekonomi

Efektet negative të tarifave: Rritet çmimi i platformës “PlayStation 5” në SHBA

15:17 | 21/08/2025
Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër
Aktualitet

Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër

13:06 | 20/08/2025
Next Post
Këto dy shenja, janë të bekuara nga fati. Po ju, bëni pjesë tek kjo listë?

Këto dy shenja, janë të bekuara nga fati. Po ju, bëni pjesë tek kjo listë?

Keni në plan për të shkuar në plazh? Shikoni temperaturat për sot

Keni në plan për të shkuar në plazh? Shikoni temperaturat për sot

Foto/Plas skandali, harta e Kosovës në fanellat e Serbisë

Foto/Plas skandali, harta e Kosovës në fanellat e Serbisë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

08:56 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?
Aktualitet

Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

by mirseda
21:52 | 26/08/2025
0

Në sipërfaqet pyjore të djegura pranë Rrugës së Arbrit kanë nisur të shfaqen tabela me mbishkrimin “Pronë...

Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

21:46 | 26/08/2025
Aksidenti me 1 viktimë në Korçë! Policia: Shoferi 73-vjeçar përplasi 50-vjeçaren që lëvizte me biçikletë

Aksidenti me 1 viktimë në Korçë! Policia: Shoferi 73-vjeçar përplasi 50-vjeçaren që lëvizte me biçikletë

21:25 | 26/08/2025
Lëndë plasëse banesës në Fushë Kuqe, policia: Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja

Lëndë plasëse banesës në Fushë Kuqe, policia: Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja

21:16 | 26/08/2025
Situata e zjarreve në vend, vetëm katër vatra janë aktive dhe një në monitorim

Situata e zjarreve në vend, vetëm katër vatra janë aktive dhe një në monitorim

20:48 | 26/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com