Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Devijimet e rindërtimit në Kamëz, FSHZH i dha tenderin “Gjikuria” sh.p.k për 177 shtëpi të reja, para se Qeveria dhe Bashkia të miratonin planin e zhvillimit

6 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Devijimet e rindërtimit në Kamëz, FSHZH i dha tenderin “Gjikuria” sh.p.k për 177 shtëpi të reja, para se Qeveria dhe Bashkia të miratonin planin e zhvillimit

Emisioni investigativ Vetting, News24

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Dëmi në Buxhetin e Shtetit
Zanafilla e problemit lidhet me statusin dhe të dhënat e vendit, ku ka bërë shtëpinë Mustafa Kabili dhe institucioni që disponon dokumentet për këtë vend dhe ka përgjegjësi është Bashkia Kamëz.

Konkretisht pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas Aktit Normativ nr. 9, datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është caktuar si zbatues për “Programin e Rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti” në bashkitë Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë, duke qenë njëkohësisht përgjegjës për zbatimin e rindërtimit të banesave individuale, ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të këtyre zonave.

Për të siguruar informacionet për banorët dhe infrastrukturën e dëmtuar nga tërmeti, bashkitë në bashkëpunim me ekspertët e përfshirë, kanë identifikuar banorët e dëmtuar nga tërmeti, të cilët kanë përfituar nga Programi i Rindërtimit.

Në këtë rast ka qenë Bashkia Kamëz, e cila ka kërkuar nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit rindërtimin e 177 banesave individuale, duke përfshirë edhe banesën e Mustafa Kabilit.

Nga kërkimet e “Vetting” rezulton se ka mospërputhje të datës së hapjes së tenderit të Rindërtimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me planin e miratuar nga Vendimi i Këshillit të Ministrave, për Bashkinë Kamëz.

Më 28 prill 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të çelte tenderin për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti “Rindërtimi e 162 banesave individuale, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të tyre”. Në këtë projekt kishte një kategorizim të banesave, nga të cilat 46 sipas modelit 1+1, 58 sipas modelit 1+2 dhe 58 sipas modelit 1+3, në Bashkinë Kamëz të shpërndara në Njësitë Administrative Kamëz dhe Paskuqan. Ky tender është fituar nga kompania “Gjikuria” shpk.

Pra, projekti nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit se si do të bëhej dhe se si do të zbatohej është bërë përpara se ta miratohej Vendimi nga Këshilli i Ministrave dhe Bashkia Kamëz.

Konkretisht me anë të vendimit nr. 525, datë 19.10.2020, 6 muaj pasi është hapur tenderi Bashkia Kamëz ka miratuar Planin e Detyruar Vendor për Zonat e Dëmtuara Pikësore, për 177 banesa individuale duke u bazuar paraprakisht te Vendimi i Këshillit të Ministrave.

Në këtë rast, si është hapur gara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit kur akoma nuk ishte miratuar se cilat banesa do të rindërtoheshin? Si është bërë përllogaritja e tenderit, kur FSHZH-ja nuk ka qenë në dijeni të shkallës së dëmtimit të banesave të goditura nga tërmeti nëpërmjet vlerësimit nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit?

Kjo është vetëm njëra nga devijimet, e cila ngre dyshime për projektin.

Problemi tjetër lidhet me sipërfaqen e gllabëruar nga Bashkia Kamëz. Kryetari i Bashkisë Rakip Suli ka paraqitur një projekt në planin e përgjithshëm, ku sipas dokumenteve dhe deklaratave të Mustafa Kabilit cënon të drejtën e pronës, pasi nga 130 metra katrorë që e kishte Kabili, ia kanë zvogëluar në 80 metra katrorë.

“Vetting” i dërgoi një kërkesë për informacion FSHZH-së nësë para apo gjatë këtij tenderi ka patur informacion që në këtë zonë do të kalonte gjurma e Unazës së Madhe Tiranë – Sheshi Shqiponja – Bulevardi Shkozë.

Në kthim-përgjigje për “Vetting”, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka sqaruar :

“Konkretisht, Bashkia Kamëz ka kërkuar nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit (KSHR) rindërtimin e 177 banesave individuale, përfshirë edhe banesën e qytetarit Mustafa Kabili. Pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 46, datë 27.08.2020, janë hartuar dhe miratuar planet për zhvillimin dhe rindërtimin e zonave të dëmtuara nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Bashkia Kamëz ku përfshihen njësitë e banesave individuale që do të rindërtoheshin në të njëjtin truall, pa ndryshuar vendndodhjen e banesave të dëmtuara.”

Në fakt, vendimi që i referohet Fondi Shqiptar i Zhvillimit është i paqartë sepse në fletoren zyrtare nuk gjendet një vendim i Këshillit të Ministrave nr, 46, datë 27.08.2020, por mund të jetë një Vendim i Këshillit Bashkiak Kamëz.

Në lidhje me gjurmën e projektit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, FSHZH-ja deklaroi se nuk ishte në dijeni me këto vendime.

“Vetting” kontaktoi Bashkinë e Kamzës në lidhje me pronën e Mustafa Kabilit, duke zbuluar një kaos vendimesh nga institucionet publike në lidhje me procesin e Rindërtimit.

Në kthim-përgjigje për “Vetting”, Bashkia do të deklaronte se “referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave me nr. 748, datë 20.12.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 662, Datë 13.10.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, prone private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Rishikimi iprojektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës sëMadhe të Tiranës”, ky subjekt është trajtuar sipas legjislacionit në fuqi për shpronësimet për interes publik nga ARRSH-ja”.

Por kjo është maja e ajsbergut sepse në përgjigjen e administruar pranë Njësisë Administrative Paskuqan nga Bashkia Kamëz thuhet se në lidhje me zonën e banorit të dëmtuar është vepruar në zbatim të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, VKM-së nr. 409, datë 15.6.2022 “Për rregullat, mënyrat dhe afatet e trajtimit të poseduesve pa leje që nuk legalizohen”, Marrëveshjes së Bashkëpunimit me ARRSH-në me nr. 7787 prot., datë 21.07.2022.

Sipas këtij Vendimi të Këshillit të Ministrave, në këtë rast Kabili hyn te ndërtimet pa leje të palegalizuara dhe si i tillë përfiton banesën. Por ky vendim do t’i hapte rrugën një sërë vendimesh të tjera që zbulojnë se vlerësimi i kësaj banese ka dyshime të forta për korrupsion.

TË LIDHURA

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Next Post
Situata gripale në vend, Brataj ngre alarmin: Po rriten rastet, ja kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Situata gripale në vend, Brataj ngre alarmin: Po rriten rastet, ja kur duhet t’i drejtoheni spitalit

‘Europa League’, Tottenham fiton ndaj Hoffenheim, Roma pëson disfatë

'Europa League', Tottenham fiton ndaj Hoffenheim, Roma pëson disfatë

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

JU REKOMANDOJMË

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com