Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Deutsche Welle / Hungari: Shteti paralel i Orbanit

4 vjet ago
in Bota, Politikë
Hungari, frika nga humbja, Orban bën me ligj “shtet paralel”

Kryeministri, Viktor Orban mund t’i humbasë zgjedhjet e vitit 2022. Por që tani ai ka filluar të sigurojë pushtetin për më vonë. Fondacione të pavarura të pajisura me miliarda do të marrin përsipër detyra shtetërore.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban është një nga politikanët më finokë në Europën aktuale. Për të siguruar pushtetin e tij, ai ka bërë shumë këto vite, që nga kthimi në unisono të medias, deri tek një ligj zgjedhor, që avantazhon partinë e tij, Fidesz. Ideja e fundit e tij del madje edhe jashtë kuadrit të regjimit, të paktën demokratik në formë. Synohet të ngrihet një shtet paralel, që ia mundëson kryeministrit dhe elitës së tij në rast të një humbjeje të zgjedhjeve, të ulen në të gjitha komandat e drejtimit të shtetit dhe shoqërisë. Arsyeja: Në Hungari ka filluar të fryjë një erë e ndryshimit politik. Shumë njerëz janë lodhur nga Orbani dhe nuk e durojnë dot më vetëkënaqësinë e tij dhe aferat e korrupsionit në rrethin familjar atë të miqve dhe partisë. Sondazhet ka kohë që i japin opozitës shansin të zëvendësojë Orbanin në pranverën e ardhshme.

Institucioni, që do duhet të pengojë, që të marrë drejtimin një qeveri që nuk drejtohet nga Orbani, mban një emër me një tingëllim jo të keq, vetëm të vështirë për t’u shqiptuar. “Fondacioni i Interesit Publik për Administrimin e Pasurive që Kryejnë Detyra Publike.” Të martën (27.04), parlamenti dha miratimin me dy të tretat për një ligj që e mundëson krijimin e këtij institucioni të ri dhe themelimin e 32 fondacioneve të tilla.

Detyra nga gati të gjithë sektorët shtetërorë

Shumica e tyre do të jenë fondacione të universiteteve shtetërore, me këtë kalon gati i gjithë sistemi shtetëror i arsimit të lartë hungarez në fondacione, përfshirë edhe klinikat universitare. Pjesa më e vogël e fondacioneve ka karakter të përgjithshëm dhe merr përsipër detyra nga të gjithë sektorët shtetërorë; sporti, familja, kultura, klima, bujqësia, prodhimi mediak deri tek marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mbështetja e pakicave hungareze jashtë.

Miliarda për një shtet paralel

Në këtë mënyrë garantohet, shkruan avokati dhe ish-deputeti liberal hungarez, Andras Schiffer, që pas një ndërrimi të qeverisë çdo qeveri do duhet të ndajë pushtetin me “një qeveri të thellë paralele të fshehur në administratë, të komanduar nga Viktor Orban.” Fondacionet kanë fonde miliardëshe.

Pa kontroll shtetëror

Një shembull është Kolegji Matthias Corvinus, MCC, në fillim një kolegj i afërt me partinë Fidesz, i themeluar nga Andras Tombor, një këshilltar i afërt i Orbanit. Me një të rënë të lapsit, MCC mori 10% aksione të koncernit të naftës, MOL dhe firmës farmaceutike, Gedeon Richter. Vlera e përafërt llogaritet me 1 miliardë euro.

Fondacionet punojnë vetë dhe nuk kanë asnjë lloj kontrolli shtetëror. Vërtet që paratë ato duhet t’i shpenzojnë për qëllimet e parashikuara, por se si e bëjnë këtë, kjo vendoset nga vetë fondacionet. Institucionet e reja do të drejtohen nga kuratorume, anëtarët e të cilëve, gjatë themelimit të fondacionit emërohen nga qeveria. Por anëtarët e mëvonshëm pastaj fondacionet i emërojnë vetë. Ndër kuratorët e emëruar që tani janë ministra, sekretarë shteti, dhe shumë njerëz të afërt të biznesit, të afërt me Orbanin.

Qeveriae shpjegoi modelin e fondacioneve me nevojën e rikonceptimit të angazhimit shtetëror në shekullin e 21-të dhe përdorimin me eficientë të shpenzimeve publike. Por blloku opozitar hungarez bën fjalë për “privilegjim hajdutërie” dhe “vjedhje”. Në një prononcim të tyre shkruhet se “ne e dënojmë me vendosmëri që regjimi kërkon të shpëtojë veten duke kaluar pasurinë publike dhe paratë e taksapaguesve në dorë private të Fidesz-it”.

Drejtori i Transparency International për Hungarinë, Miklos Ligeit thotë, se kjo është një nga masat me vazhdën më të madhe të ndikimit që ka marrë Orbani që kur erdhi në pushtet në vitin 2010. “E gjitha është një ide finoke, por e keqe, që në dimensionin e saj mund të krahasohet me shtetëzimin komunist.”  Sipas Ligetit, ky është një model, që nuk ekziston diku tjetër në demokracitë perëndimore. Opozita ka premtuar, se në rast fitoreje të saj do të shkrijë fondacionet e reja dhe do t’ia kthejë pasuritë sërish shtetit.

Tags: hungarikryeministri hungarezOrban

TË LIDHURA

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite
Bota

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Netanyahu thirrje Amerikës për mbështetje
Bota

Netanyahu thirrje Amerikës për mbështetje

21:13 | 14/06/2025
Next Post
Nostalgji futbolli/ Ditëlindja e një prej legjendave “nr. 7” të Junajtidit

Nostalgji futbolli/ Ditëlindja e një prej legjendave "nr. 7" të Junajtidit

Fuga ironizon largimet nga politika: Më hapin barkun

Artan Fuga : Politika është si deti, të nxjerr në breg poqese nuk noton!

Flet doktoresha/ Defektet e lindura në zemër, si t’i dallojmë e kurojmë në kohë

Flet doktoresha/ Defektet e lindura në zemër, si t’i dallojmë e kurojmë në kohë

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com