Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Detajet e çuditshme në gjyqin në Sarandë, 3 vite burg të riut për makinën e vjedhur në Francë, avokati: E mashtroi pronari

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Detajet e çuditshme në gjyqin në Sarandë, 3 vite burg të riut për makinën e vjedhur në Francë, avokati: E mashtroi pronari

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 3 vite burg një 34-vjeçar, i cili akuzohet për “trafikim të mjeteve motorike” pasi 9 muaj më parë u kap në Qafë-Botë me një automjet të vjedhur në Francë. Arjan Hyseni, u arrestua nga policia e Sarandës pasditen e 10 tetorit të një viti më parë. Teksa operatori i policisë kufitare po realizonte regjistrimin e të dhënave të automjetit në fjalë në sistemin TIMS, ky i fundit ka dhënë njoftimin “alert”.

“Në kuadër të verifikimit të njoftimit ‘alert’ të dhënë nga sistemi TIMS, nga komunikimi i mëtejshëm i realizuar në rrugë të komunikimit me postë elektronike me Interpol Tirana, u arrit të administrohej informacioni që bënte fjalë se automjeti tip “Wolsvagen Sciroço” me numër shasie “WVWZZZ13ZCV013612” rezultonte i regjistruar si i vjedhur më datë 10.09.2022 në Francë dhe aktualisht ishte në kërkim ndërkombëtar” thuhet në dosjen hetimore të Prokurorit Ilir Hoxha. Nga ana e tij, Interpol Tirana saktësoi se “automjeti tip “Volkswagen”, model “Sciroço” me targë “WW 012 MZ”, rezulton i vjedhur në Gaillard, Francë dhe është shpallur i vjedhur nga Interpol Parisi”.

Megjithatë gjatë gjykimit të Arjan Hysenit, disa detaje të çuditshme kanë dalë në dritë. Avokati i tij është shprehur se që në krye të herës, Arjan Hyseni ka bashkëpunuar me organin e akuzës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje duke deklaruar se arsyeja e marrjes së këtij mjeti ka qenë një borxh prej 6-7 mijë frangash që shtetasi Shkëlqim Shameti i kishte pasur për punën që Arjani kishte kryer në kompaninë e tij.

“Sipërmarrësi Shkëlqim Shameti u kishte premtuar punë tek kompania e tij pasi ky i fundit merrej me restaurime vilash dhe këta shtetas do të paguheshin për punën e tyre. Gjërat nuk shkuan siç duhet pasi rezultoi se pronari filloi t’i mashtronte me lekët, se ‘do ua jap sot, apo do ia jap nesër’ dhe pikërisht ky është kurthi që ai ra, pasi Shkëlqimi i dha një makinë që më pas rezultoi e vjedhur”, u shpreh Dervishi. Avokati shtoi se shoku i Hysenit, edhe ky i mashtruar ne Zvicër, nuk mori asnjë qindarkë nga Shameti dhe u braktis rrugëve të Zvicrës pa një lek në xhep qoftë dhe për të blerë një copë bukë dhe madje për këtë kishte lënë një deklaratë para avokatit duke treguar me përpikmëri të gjithë mashtrimin që shtetasi Shkëlqim Shameti u kishte bërë.

Gjatë seancës, nga pala u paraqit një foto nga “Facebooku” i Shkëlqim Shametit ku duken targat W 135 LK, me të cilën u kap Hyseni, të cilat në foto Shameti i kishte të vendosura në një mjet tjetër. Gjithashtu, sikundër rezulton në një dokument tjetër, del në pah një tjetër shtetas Gole Biadess, që dhe tek ky person nga një vështrim në Facebook shihet qartë një foto e tij me makinën që u kap në Shqipëri. Megjithatë këto fakte nuk e bindën Gjyqtarin Fatmir Ndreu, i cili vendosi të dënojë Arjan Hysenin me 4.5 vite burg për “trafikim i mjeteve motorike” dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht me 3 vite burg.

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Next Post
Ishte me pushime në Greqi, vritet në atentat bosi shqiptar i lojërave të fatit

Ishte me pushime në Greqi, vritet në atentat bosi shqiptar i lojërave të fatit

Dhuna në Kuvendin e Kosovës, Kurti: Nuk u provokua askush, gjithçka ishte përgatitur më parë

Dhuna në Kuvendin e Kosovës, Kurti: Nuk u provokua askush, gjithçka ishte përgatitur më parë

Sulmoi gazetarët në veri të Kosovës, lirohet Nemanja Vllaskoviç

Sulmoi gazetarët në veri të Kosovës, lirohet Nemanja Vllaskoviç







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com