Detaje të reja kanë dal në lidhje me plagosjen me thikë në qendër të Shkodrës. Policia bën me dije se një 18-vjeçar plagosi me thikë 3 bashkëmoshatarë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”. Në kërkim u shpall Aldo Hasani, si autor i dyshuar i ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital. Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij. Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.