Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Dështakët e PD-së që kërkojnë dorëheqjen e Bashës

9 vjet ago
in Të Gjitha
Dështakët e PD-së që kërkojnë dorëheqjen e Bashës

Henri Çili/Miku im Besnik Mustafaj, në nxitim dhe panik të pazakonshëm, i kishte kërkuar që sot dorëheqjen Lulzim Bashës për rezultatin e dobët në zgjedhje.

As që i dyshoj qëllimet e mira të këtij njeriu të mirë dhe me vlera në jetën publike, por jam kundër gjykimit thellësisht jopolitik të situatës, kontekstit dhe liderit Lulzim Basha.

Po, është e vërtetë, Lulzim Basha nuk arriti ta sjellë në pushtet PD-në brenda një mandati opozitar, po kush nuk e dinte këtë. Vetëm budallenjtë! Së pari, është shumë e rrallë, madje aksidentale, që qeveria në fuqi të mos e marrë një mandat të dytë për performancë apo inerci, inerci apo performancë, nuk ka rëndësi.

Së dyti, kush mund t’i kërkojë sot llogari Lulzim Bashës për rezultatin, kur ai u bë zot i veprimeve të veta vetëm së fundmi, jo më pak se pesë-gjashtë muajt e fundit. Vetëm maskarenjtë do të ishin ata që do ta kërkonin këtë llogari, kur ai u bë lider i vërtetë i partisë vetëm këto muajt e fundit.

Së treti, kush mund ta llogariste që kontribuuesit e humbjes së vitit 2013, deri para disa javësh, protagonistë të luftës opozitare, nuk do kontribuonin bindshëm edhe me humbjen e thellë të 2017-ës.

Ky është konteksti, të cilin miku Mustafaj e neglizhon.

Po ashtu, diçka e madhe e strukturore ka ndodhur në spektrin politik së paku prej 20 vitesh: tripolariteti, LSI dhe figura e Ilir Metës në politikën shqiptare, të cilin Lulzim Basha as është përgjegjës që e shkaktoi, as mund të jetë herkul politik që ta zhbëjë.

Prezenca e LSI në spektrin politik duhet të menaxhohet. Mesa duket është e qartë tani e tutje se pa LSI-në nuk mund të ketë rotacion politik kundrejt të majtës as në të ardhmen. Pikërisht tani kur Lulzim Basha po formësoni identitetin e tij politik, profilin e tij dhe stilin e tij, ai nuk mund të ndëshkohet, ai duhet të mbajë përgjegjësi dhe të bëjë korrigjime, por assesi të tërhiqet. Sigurisht Partia Demokratike ka nevojë për një proces, spektri i djathtë ka nevojë për një strukturim përtej PD-së.

Partia Demokratike duhet të jetë parti korrentesh e nuancash dhe jo një parti unicentrike. Por, për të gjitha këto ka kohë: një proces i hapur primaresh brenda PD dhe të djathtës duhet të zhvillohet në një koncept federues si qendrat e djathta të shumë vendeve perëndimore, duke braktisur modelin unicentrik të deritashëm të Partisë Demokratike, që mund ta realizonte një lider karizmatik dhe historik si Sali Berisha, por që fatkeqësisht e aplikoi me naivitet Basha.

Për të gjitha këto ka kohë dhe analiza sapo ka filluar. Por, në këto ditë, kur të gjithë duan të shikojnë defektet dhe paaftësitë e Lulzim Bashës, unë dua të rendis disa merita të tij, jo të pakta, jo të thjeshta për t’u arritur në një kontekst të vështirë politik si Shqipëria.

Së pari, Lulzim Basha është lideri më i besueshëm politik i të djathtës për partnerët perëndimorë, SHBA dhe Gjermania. Së dyti, ai i solli Shqipërisë një standard të ri me luftën e fituar për dekriminalizim.

Së treti, me luftën e tij për reformën në drejtësi, krahas faktorëve të tjerë, ai e përmirësoi dukshëm këtë proces dhe e rriti besueshmërinë e tij për të gjithë shqiptarët.

Kurse me marrëveshjen Rama-Basha, edhe pse humbi vetë shumë në planin taktik dhe brenda partisë, ai i dha një kontribut të madh Shqipërisë, duke themeluar plotësisht bashkë me kryeministrin, zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme në Shqipëri, duke hequr kriminelët nga politika dhe fushata, duke mbajtur administratën larg përdorimit politik në zgjedhje, duke na dhënë një fushatë evropiane.

Kjo sakrificë në planin partiak dhe personal, për interesin publik, duhet të jetë një meritë publike dhe jo një kosto për figurën dhe të ardhmen politike të Lulzim Bashës.

Për të gjitha këto arsye, Basha është figura politike më me vlerë e opozitës. Ai ka arritur të bëjë shndërrimin gjeneracional në politikën shqiptare, ai ka arritur të imponojë një kulturë të re politike.

Si i tillë, ai është një aset për politikën dhe të djathtën shqiptare. Madje është aseti kryesor. Kundërshtarët e tij janë dukshëm pa vlerë. Ata do të ishin një fat më i zi për të djathtën shqiptare. Sigurisht ata duhet të jenë të pranishëm, duhet të kenë rolin dhe proporcionin e tyre.

Por rivalizimi me Lulzim Bashën, pasi janë përgjegjës për humbjet e të shkuarës dhe kontribuues për humbjen e sotëm, është një miopi. Dhe së fundmi, Lulzim Basha ka shumëçka për të ndryshuar në profilin dhe aksionin e tij.

Sigurisht që katër vjet përvojë si lider i opozitës dhe si djalosh i ri 43-vjeçar që është, i kanë dhënë një përvojë të çmuar për të qenë i qartë dhe i vendosur në veprim; për të mos pasur ekuivokë në ideologji; për të pasur sensin e masës dhe realizmit; për të krijuar dhe rritur netuorkin; për të partnerizuar me luajalitet me partnerët kombëtarët dhe ndërkombëtarë.

Të prodhosh një lider politik nuk është e lehtë për një parti, për një krah politik, për jetën politike.

Vazhdimi i Lulzim Bashës në politikë dhe në krye të opozitës është një interes publik i dorës së parë. Të gjithë për parim mund të fillojmë të jemi nga sot opozitarë. Të opozitës euro-atlantike të Lulzim Bashës. (MAPO)

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
LSI del forcë e parë vetëm në Skrapar

LSI del forcë e parë vetëm në Skrapar

ZGJEDHJET/ Serioz dhe duke ngrënë çamçakëz, Rama largohet i qetë nga selia e PS-së

ZGJEDHJET/ Serioz dhe duke ngrënë çamçakëz, Rama largohet i qetë nga selia e PS-së

Basha i vetëm në “fortesën e PD-së” duke pritur “Maratonomakun”

Basha i vetëm në “fortesën e PD-së” duke pritur “Maratonomakun”







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com