Milani i rrëmbeu Interit fitoren në sekondat e fundit shtesë të ndeshjes, kur Zapata shënoi me një goditje në trekëndëshin e portës së Handanoviç, duke arritur të barazojë rezultatin në 2 me 2.
Pavarësisht se skuadra zikaltër kaloi në epërsi dy herë rresht, që në pjesën e parë, në të cilën zikaltrit e gjetën dy herë rrugën e rrjetës. Candreva shënoi fillimisht ndaj kuqezinjve për t’u pasuar me golin e dytë të Mauro Icardin. Sulmuesi argjentinas kombinoi mjaft bukur me Perisic, duke e dërguar topin për herë të dytë në rrjetë.
Në 45-minutëshin e dytë ishte Milani ai, i cili u përpoq që të gjente golin për të minimizuar rezultatin. Këtë e arriti një herë me Alessio Romagnolin, në minutën e e 83, dhe Cristian Zapata, në minutën e 95 shtesë.