Interi kryeson ndaj Milanit, në derbin e Italisë, me rezultatin 2-0, kur ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes.
Në pjesën e parë, zikaltrit e gjetën dy herë rrugën drejt rrjetës. Candreva shënoi fillimisht ndaj kuqezinjve për t’u pasuar me golin e dytë të Mauro Icardin. Sulmuesi argjentinas kombinoi mjaft bukur me Perisic, duke e dërguar topin për herë të dytë në rrjetë.