Opozita ka krijuar sërish kaos në Kuvend. Teksa deputetja e PS Pranvera Resulaj po mban fjalën e saj nga vendi deputeti i PD Flamur Noka i ka shkuar pranë tavolinës dhe shihet teksa flet i tensionuar pa mikrofon në drejtim të saj. Noka shihet teksa i bie tavolinës dhe nuk rresht së thëni “turp, turp”.