Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Deputeti i PD: Reagimet e ambasadave treguan se Basha s’është alternativë. Të ikin bashkë me Berishën dhe një lidership i ri të formësoje alternativën opozitare

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Ashpërsimi i masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit, avokati i Berishës tërheq vendimin e GJKKO

Deputeti PD, Ferdinand Xhaferaj e konsideroi tepër domethënës mesazhin e fundit të ambasadave të rendësishme të Perëndimit në Shqipëri, të cilat sipas tij konfirmuan se ashtu si Berisha, edhe Lulzim Basha nuk shihet si një alternativë për të drejtuar opozitën e vendit.

I fituar në A2CNN, Xhaferaj theksoi se qendrimet e ambasadave të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së, nxorën Bashën si një gënjeshtar, edhe pse në gjuhë diplomatike.

“Dje dolën ambasadat e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së dhe i thanë që ju po gënjeni, por në një gjuhë më diplomatike. Ajo deklaratë në unison nuk kishte të bënte me vetëm me Reformën Zgjedhore. Në radhë të parë, ata i thanë popullit shqiptar se nuk ishin dakord me qeverisjen e Ramës, se të ishte ashtu e linin ta bënte reformën, por kërkuan rregulla loje të barabarta dhe konkurim demokratik.

Mesazhi i dytë ishte se nuk e shohin Lulzim Bashën si alternativë për zgjidhje, se po ta shihnin si alternativë, mund të heshtnin dhe ta linin Bashën të bënte reformën me Ramën.

Ashtu siç ishin shprehur më herët per Berishën, dje u shprehen edhe në raport me Bashën, që do të thotë se kanë mosdakordësitë e tyre për qeverisjen e Ramës, por duan një opozitë jashtë Berishës dhe Bashës.

Opozita e ka të nevojshme edhe kontributin e Bashës dhe Berishës, por të dy bashkë nuk janë të mjaftueshëm. Të bëjnë një hap pas, të rrinë aty në Grupin Parlamentar dhe të lënë opozitën të riorganizohet në një lidership të ri”, tha Xhaferaj duke theksuar se opozitën nuk e bëjnë dot ndërkombëtarët, por vete opozite duhet te beje detyrat e saj.

“Kur Basha u zgjodh në korrik nuk ka marrë asnjë mesazh mbështetje nga ndërkombëtarët, kurse dje mori shuplakën. Më erdhi keq që u pushtërua në atë mënyrë, kolegu që kemi patur qe nga 2005 deri në 2013 dhe më pas kryetar partie, i cili u projektua si kryeministër, por po vepron si kapter dezertor i Edi Ramës. Ajo që bëri sot me provokimin ne komisionin e mediave ishte për të lene ne hije poshtërimin që i bën ndërkombëtarët dje”.

Duke theksuar se procesi i SPAK ndaj Berishës qendron mbi një terren të lëkundshëm ligjor, ndërkohë që ndiqet nga standard tjetër me funksionarë dhe ish-funksionarët e PS, Xhaferaj mbështeti ndërkohë idenë se lideri historik i demokratëve duhej të bënte një hap pas tashmë në të mirë të vendit dhe mbështetësve të Partisë Demokratike.

“Kam dhënë dhe jap mbështetje për SPAK, sepse për ato që kanë ndodhur në Shqipëri këto 30 vite, prokurorët e SPAK kanë shkuar në kufijtë e të pamundurës, por kjo nuk më ndalon të them se administrimi i procesit të z.Berisha ka qenë në bazament të lëkundshëm ligjor.

S’mund të ketë një proces për z.Berisha për pronën e dhëndrit, ku të gjithë e thonë që ai e ka zhvilluar pronën e tij dhe ka përfituar në një process që ka zgjatur për vite me radhë, edhe pse ka patur vjehrrin kryeministër. Ky është një rrugëtim i ngjashëm nga kohëzgjatja me të gjithë shqiptarët që kanë ndjekur atë proces. Ndëerkohë që ndodh kjo me z.Malltezi nuk ka një situatë të ngjashme me funksionarë apo deputetë të PS që marrin dhjetëra hektarë tokë publike si investitorë strategjik”, tha Xhaferaj.

Megjithatë, deputeti i PD sugjeroi që Berisha të bëjë një hap pas, ashtu si edhe Basha, gjë e cila duhet të ndodhë në të mirë të vendit dhe demokratëve.

“Berisha e ka të detyrueshme bërjen e një hapi pas. Kjo, për interesa të vendit dhe të popullit demokrat. Nuk ia del dot. Dhe kur them Berisha nu kia del dot, Basha nuk ia del që nuk ia del dot”, shtoi Xhaferaj duke theksuar se duhet hapur një proces për një lidership të ri në PD.

“E djathta shqiptare ka plotë figura që fare mirë mund të ndërtojnë një alternativë opozitare që shkon përtej denoncimit ku jemi sot. Duhet ndërtuar një marrëdhënie me ndërkombëtarët për të krijuar një alternativë që Shqipëria pas 2025 të jetë shumë më e mirë se kjo që kemi”, vijoi ai duke shtuar se Berisha dhe Basha kanë marrë shumë nga PD, por tani ka ardhur koha që ata t’i japin partisë nëpërmjet tërheqjes së tyre.

“Pasi të bëjnë një hap pas, Berisha dhe Basha mund të kontribuojnë shumë mirë si këshilltarë të liderit të PD”.

Xhaferaj theksoi po ashtu se opozitë nuk mund të bëhet vetëm brenda disa kufijve që caktohen nga Edi Rama, i cili tashmë po aplikon atë që quhet “liberalizmi taktik”, por demokratët duhet të dalin përtej duke u kthyer në një alternativë qeverisëse për shqiptarët.

Sipas tij, mungesa e komisioneve hetimore është një e drejtë e madhe e mohuar për opozitën duke çuar në reagime si ai i fundit në Kuvend, ku Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasen me Flutura Açkën.

“Reagimet janë të justifikueshme, por kjo nuk do të thotë se unë nuk kam Kritika në disa aspekte. Për shembull, ne mund ta kishim lënë Presidentin të fliste në Seancë Plenare 10 minuta dhe më pas të vijonim qendresën tonë”, tha Xhaferaj.

Deputeti i PD ka mbështetur vazhdimisht idenë se demokratët duhet të shohin alternativat për një lidership të ri, përtej Bashës dhe Berishës.

TË LIDHURA

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet
Aktualitet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class
Aktualitet

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati
Aktualitet

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025
Next Post
Ilnisa lidere e shtëpisë së BBVA3, shpërthen Gazi: O unë, o ti këtu

Ilnisa lidere e shtëpisë së BBVA3, shpërthen Gazi: O unë, o ti këtu

E rëndë në Vlorë, gruaja tenton të vetëdigjet me benzinë

Vodhën para në dy banka me karta të klonuara, identifikohen tre rumunët

Përkeqësohet moti, kapiteneria e Vlorës bën njoftimin e rëndësishëm

Përkeqësohet moti, kapiteneria e Vlorës bën njoftimin e rëndësishëm

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025




TË FUNDIT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor
Sport

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

by mirseda
23:12 | 18/06/2025
0

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin Ferland Mendy deri në...

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

22:29 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com