Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se në burgun e fierit ka ndërruar jetë një i dënuar dhe se autoritet po e mbajnë të fshehtë.
Qytetari shkruan se familjarët e viktimës në kushte të vështira ekonomike nuk kishin mundësi që ti paguanin një haraç drejtorit për ta takuar, dhe për ti dhënë ilaçe të dënuarit.
Statusi i plotë
Narko-qeveria fsheh vdekjen e te burgosurit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Prsh nga SR.
I nderuar z Berisha
Ju vem ne djeni se dje ne burgun e fierit ka vdekur nje i burgosur dhe auteritetet po e mbajn te fshehte. Ka vdekur pasi prej shum kohesh drejtori i burgut si lejonte qe familjaret ti fusnin ilacet, dhe arsyeja esht mos pagimi haracit. Familjaret ne kushte te veshtira ekonomike me zi i blenin ilacet dhe skishin mundesi te paguanin haracin te drejtori. Ku jan medjat ku jan gazetaret? I ka kapur i gjati ju ka ven kembet ne nje kepuc. Ju lutem bejeni problem kemi besim te ju. Ju lutem anonim”