Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dënohet me 6-vite burg nga Serbia për krime lufte, ekipi ligjor i shqiptarit paralajmëron apelimin e vendimit

10 muaj ago
in Aktualitet, Kosovo, Kryesore, Rajoni
Dënohet me 6-vite burg nga Serbia për krime lufte, ekipi ligjor i shqiptarit paralajmëron apelimin e vendimit

Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj është dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë me gjashtë vjet burgim, nën akuza për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Rudicë të Klinës më 1999. Ekipi i tij mbrojtës ka paralajmëruar se do ta apelojë këtë vendim.

Gjykata e Lartë e Serbisë tha se ka konstatuar se Mehmetaj në qershor të vitit 1999 kishte marrë pjesë në rrëmbimin e civilit me kombësi rome, Jelaj Ramadan, mbetjet mortore të të cilit ende nuk janë gjetur. Sipas pretendimeve të gjykatës, bashkë me Mehmetajn kanë qenë edhe anëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në vendimin e gjykatës u tha po ashtu se Mehmetaj ishte pjesëtar i UÇK-së dhe në atë kohë lëvizte në fshatin Rudicë me uniformë të UÇK-së. Familja e Nezir Mehmetaj i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij. Agron Mehmetaj, vëllai i Nezirit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se familja nuk ndihet “aspak mirë”, sepse e di që ai po mbahet “padrejtësisht dhe pa asnjë fakt” në burgun e Serbisë.

“E dinë të gjithë që ai është i pafajshëm, por s’kemi çfarë të bëjmë”, tha Agron Mehmetaj. Agroni theksoi se hera e fundit kur e ka vizituar ndonjë familjar Nezirin ka qenë i biri, para dy muajsh.

“Tash pesë vjet janë bërë, si mund të jetë ai, edhe para se të shkonte në burg ishte me diabet. Nuk ka qenë mirë me shëndet. Si mund të jetë? Si në burg”, shtoi ai.

Për këtë rast, Gjykata e Lartë tha se kanë qenë gjashtë dëshmitarë, dy nga të cilit ishin të pranishëm në fshatin Rudicë në atë kohë. Në aktakuzën ndaj Mehmetajt thuhej se në mes të qershorit të vitit 1999, ai kishte marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Dashiq dhe në fund të qershorit, kishte marrë pjesë në vrasjen e Jelaj Ramadanit dhe Zorka Shijakoviqit.

Gjykata e Lartë e Beogradit tha se nuk është dëshmuar pjesëmarrja e tij në vrasjen e anëtarëve të familjes Dashiq dhe Zorka Shijakoviqit, si dhe nuk është dëshmuar që Mehmetaj, në korrik të vitit 1999, kishte marrë pjesë në plaçkitjen dhe djegien e dhjetë shtëpive në fshat që i përkisnin joshqiptarëve.

Avokati i Nezir Mehmetajt, Milliq Konstantinoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se do ta apelojë vendimin, pasi, sipas tij, gjykata nuk ka prova relevante për asnjë pikë të aktakuzës. Ai tha se gjykata nuk i ka pranuar provat që janë paraqitur nga mbrojtja, e të cilat, sipas tij, tregojnë se Mehmetaj nuk ka qenë fare në Rudicë në kohën që përmendet në aktakuzë, por ka qenë në Zvicër.

Gjykata duket qartë se e ka bazuar vendimin në dëshminë e një dëshmitari të mbrojtur, i cili ka dhënë një deklaratë shumë të diskutueshme në Prokurori. Bëhet fjalë për një person që në kohën e këtyre ngjarjeve ishte 14 vjeç”, tha Konstantinoviq për Radion Evropa e Lirë. Ai shtoi se gjatë gjykimit, mbrojtja ka theksuar se Mehmetajt nuk mund t’i vihet barra për veprimet që kanë ndodhur pas qershorit të vitit 1999, kur lufta kishte përfunduar.

Më 9 qershor 1999 u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, që i dha fund bombardimeve ndaj Jugosllavisë së atëhershme. Pas kësaj, Ushtria jugosllave dhe Policia serbe u larguan nga Kosova dhe në Kosovë hynë trupat e NATO-s. Në vendimin e saj, gjykata tha se situata faktike në fshatin Rudicë ishte e tillë që konflikti i armatosur ende po vazhdonte dhe se “tërheqja e forcave të ish-Jugosllavisë po shfrytëzohej”.

Në dënimin e shqiptuar nga shkalla e parë e gjyqësorit më 6 dhjetor, Mehmetajt do t’i llogaritet koha e qëndruar në paraburgim. Shqiptimin e dënimit ndaj Mehmetajt e dënoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare “të rrisë presionin ndaj Serbisë, me zë të qartë kundër kësaj padrejtësie dhe në mbështetje të të drejtave të njeriut”.

Ai e cilësoi rastin ndaj Mehmetajt si të “shpikur e arbitrar”. Nezir Mehmetaj u arrestua më 3 janar 2020 në pikëkalimin kufitar në Merdarë dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim. Po atë vit, autoritetet gjyqësore serbe ngritën aktakuzë ndaj tij për krime lufte në Rudicë të Komunës së Klinës në periudhën qershor-korrik 1999.

Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar lirimin e Mehmetajt dhe të disa qytetarëve të tjerë të Kosovës, që janë arrestuar nga Serbia nën dyshime për krime lufte. Ministria e Drejtësisë e Kosovës në korrik të vitit 2024 kërkoi nga Serbia që të ekstradojë në Kosovë shtetasit kosovarë që mbahen atje.

Por, udhëheqësja e kësaj ministrie, Albulena Haxhiu, deklaroi se është e vështirë që Serbia t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese, për shkak të mosbashkëpunimit të vazhdueshëm juridik. Përveç Mehmetajt, në Serbi gjenden në paraburgim nën akuza për krime lufte edhe Hasan Dakaj dhe Tefik Mustafa. Ndërkaq, Sadiku Duraku, që ishte arrestuar më 17 prill nën dyshime për krime lufte, u lirua në tetor të këtij viti.

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë thirrje për proces të drejtë ligjor për personat e arrestuar në Serbi nën akuzat për krime lufte. Puna e Prokurorisë serbe është kritikuar në të kaluarën. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, mungesa e transparencës dhe mungesa e informacionit – që duhet të jetë i qasshëm publikisht – e kanë përjashtuar publikun prej këtyre proceseve.

Në raportin e fundit të kësaj organizate është përmendur edhe mungesa e dëshmitarëve. Sipas tij, Prokuroria nuk ka qenë në gjendje të sigurojë asnjë dëshmitar kyç për më shumë se dy vjet në rastet për krime lufte. Në Raportin e Progresit për Serbinë, për vitin 2023, Komisioni Evropian ka përmendur që “ritmi i gjykimit të krimeve të luftës në Serbi është përkeqësuar në vitet e fundit” dhe se duhet treguar përkushtim të vërtetë për zgjidhjen e rasteve./REL

TË LIDHURA

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë
Aktualitet

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë

21:42 | 09/10/2025
Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015
Aktualitet

Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015

21:38 | 09/10/2025
Presidentja Vjosa Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë
Kosovo

Presidentja Vjosa Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

20:13 | 09/10/2025
Next Post
Berisha publikon të dhënat: Olsi Rama udhëtoi të paktën 5 herë me makinën e klanit të Xibrakës

Berisha publikon të dhënat: Olsi Rama udhëtoi të paktën 5 herë me makinën e klanit të Xibrakës

‘Horror në Greqi’, “Më tradhtoi me shokun tim”, flet e afërmja: Ne e kërkuam 1 javë, ai na tha se ishte k*rv

'Horror në Greqi', “Më tradhtoi me shokun tim”, flet e afërmja: Ne e kërkuam 1 javë, ai na tha se ishte k*rv

Mori fund pritja, konfirmohen opinionistët e “Big Brother VIP 4”!

Mori fund pritja, konfirmohen opinionistët e “Big Brother VIP 4”!







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

by mirseda
22:54 | 09/10/2025
0

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj deklaroi se nuk përfaqëson opozitën në zgjedhje, por qytetarët dhe...

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

22:43 | 09/10/2025
Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

22:28 | 09/10/2025
“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

22:13 | 09/10/2025
Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

22:09 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com