15 mijë mësues në Shqipëri janë bërë trajnerë të certifikuar në mësimdhënien gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në kompetenca.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë solli sot shembullin e Igla Osmanagës, një nga 15 mijë mësuesit pasionantë që po formësojnë të ardhmen e arsimit në Shqipëri.
Falë “EU4InclusiveTeaching”, një program i financuar nga BE-ja, ajo ka përfunduar programin Training of Trainers (Trajnimi i Trajnerëve), duke u bërë një trajnere e certifikuar në mësimdhënien gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në kompetenca.
Me mbështetjen e trajnerëve finlandezë, ky program inovativ po modernizon arsimin, fuqizon mësuesit dhe siguron që asnjë nxënës të mos mbetet pas në mësime.
“Mësimdhënia më e mirë sjell mundësi më të mira për nxënësit”, thekson Delegacioni i BE.