Cristiano Ronaldo dhe Messi kanë dominuar futbollin botëror në vitet e fundit, por në skenë kanë dalë edhe emra të rinj që mund t’i rrëzojnë shumë shpejtë. Vitet kanë treguar se sa herë që një lojtar i ri i talentuar ka dalë në sipërfaqen e këtij sporti mediat kanë nxitur të dalin në krahasimet se ai është Pele-ja i ri. Por sot në moshën 78-vjeçare legjenda braziliane e zgjedh vetë trashëgimtarin e tij.
“Kylian Mbappe fitoi Kupën e Botës në moshën 19-vjeçare unë isha vetëm 17-vjeç kur ngrita lart trofeun e Botërorit. Iu afrova dhe i thashë se për pak më barazoi. Kam besimin se mund të jetë vërtet Peleja i ri. Shumë e kanë marrë thjesht si një kompliment por unë jam shumë serioz në atë që them.
Njerëzit mund të mendojnë se jam shumë kritik ndaj tij por një baba nuk kritikon kurrë, tenton të edukojë në mënyrën më të mirë të birin. Ai është djaloshi ynë, është një bir i klubit të Santos dhe ndaj tij kërkojmë maksimumin, pritshmëritë janë shumë të larta. Unë dëshiroj më të mirën për të dhe për kombëtaren tonë”, deklaroi Pele.