Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën kontroll

11 muaj ago
in Ekonomi
Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën kontroll

Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime me 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun “deficitin” që mbulohet nga buxheti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore (të ardhura nga kontributet minus shpenzimet për pensionet) arritën në -1.9 për qind të PBB-së, duke qëndruar në të njëjtin nivel më vitin e kaluar por shumë më ulët se niveli 3.2% të PBB-së në vitin 2016.
Të ardhurat më të larta nga kontributet janë faktor kryesor që kanë ndikuar në frenimin e rritjes së deficitit të skemës së pensioneve. Ato arritën 139,4 miliard lekë me 2024 ose 10.5% më shumë se fakti i 2023, teksa numri i kontribuuesve u rrit 2%. Paga mesatare bruto u rrit 11,2%, duke nxitur arkëtimet nga kontributet të cilat grumbullohen mbi pagat bruto.

Nga ana tjetër rritja e shpenzimeve për skemën e pensioneve ishte me modeste në vitin 2024. Indeksimi i pensioneve u bë vetëm 4,1% në tetor 2024, shumë më pak se niveli 8,6% i vitit 2023. Për pasojë shpenzimet faktike të skemës së sigurimeve ishin pak më të ulëta se plani.
Kursimet në krahun e shpenzimeve të skemës po nxiten nga përfitimet më të ulëta të pensioneve të reja. Mosplotësimi i kritereve për pension, sidomos vitet e punës me sigurime ka bërë që pjesa dërmuese e përfituesve të pensioneve të pleqërisë të marrin pagesa të pjesshme.

Deficiti i skemës së pensioneve në vlerë ishte 49 miliardë lekë ose 500 milionë euro vitin e kaluar. Kjo vlerë ishte 8% më e lartë se me 2023, por 14% më i ulët se e vitit të 2022. Rritja me rreth 4% e PBB në vlerë i ka ulur raportet e shpenzimeve për disa zëra që kanë në vlera neto të njëjta si në vitin 2023.

Nëse rritja e pagës minimale 50,000 lekë vijon sipas planit të qeverisë vitin që vjen dhe digjitalizimi forcon formalizimin, të ardhurat mund të vazhdojnë të përmirësojnë deficitin. Megjithatë zhvillimet demografike me plakjen e popullsisë që rrit daljet në pension do të ushtrojë presion për rritjen e shpenzimeve.

Pensionet në tregun e punës, të tilla si emigracioni dhe informaliteti i lartë po ngushtojnë bazën e kontributeve. Reformat mbi skemën e pensioneve të zhvilluara gjatë 30 viteve të fundit nuk preken thelbin, strukturën demografike dhe informalitetin në tregun e punës. Aktualisht është duke u hartuar një reformë për pensionet, por ajo ndaloi progresin për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme./ Monitor

TË LIDHURA

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Aktualitet

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

13:26 | 14/04/2026
Rritet çmimi i naftës, ja sa dollarë kushton fuçia
Bota

Rritet çmimi i naftës, ja sa dollarë kushton fuçia

08:47 | 13/04/2026
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

14:21 | 11/04/2026
Next Post
Histori dramatike! Fermerët tregojnë periudhat më të errëta të jetës së tyre kur ranë pre e dhunës

Histori dramatike! Fermerët tregojnë periudhat më të errëta të jetës së tyre kur ranë pre e dhunës

Mishi me salmonelë po shitet në fshehtësi? “Frigo ALBA” e futi në treg duke e shitur nën kosto, AKU e fsheh

Mishi me salmonelë po shitet në fshehtësi? “Frigo ALBA” e futi në treg duke e shitur nën kosto, AKU e fsheh

Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë: Etapa e dytë Shkodër–Elbasan/ Ja kush dominoi kësaj here

Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë: Etapa e dytë Shkodër–Elbasan/ Ja kush dominoi kësaj here







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com