Në emisionin ‘Opinion’ në News24, gazetarja Anila Basha dhe deputetja demokrate, Ilda Dhori u përfshinë në një debat mes tyre.
Ndërsa deputetja Dhori po fliste se Trump përfaqëson vlerat e shoqërisë amerikane, gazetarja Basha e pyeti nëse është ose jo për martesat brenda të njëjtës gjini. “Unë nuk kundërshtoj prirjet seksuale të askujt. Këtu erdhi ligji i surrogacisë, që shkatërron rolin e femrës shqiptare”, tha Dhori.
Debati
Ilda Dhori: PD nuk ka narrativa anti-amerikane, kemi përqaduar vlerat e demokracisë dhe kombit amerikan. Fitorja e Trump është fitorja e vlerave.
Anila Basha: Ky Presidenti që është tani përfaqëson anti-vlerat?
Ilda Dhori: Po në agjendën anti-familje përfaqëson anti-vlerat. Shkatërron vlerat e familjes tradicionale.
Anila Basha: Jeni për martesat brenda të njëjtit seks?
Ilda Dhori: Unë nuk kundërshtoj prirjet seksuale të askujt. Këtu erdhi ligji i surrogacisë, që shkatërron rolin e femrës shqiptare.