Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Daut Gumeni: Hapja e dosjeve ka dështuar; Na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë. Jam gati të largohem

8 vjet ago
in Të Gjitha
Daut Gumeni: Hapja e dosjeve ka dështuar; Na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë. Jam gati të largohem

Daut Gumeni, anëtar i Autoritetit Për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit thekson se ky institucion ka dështuar që të kryejë misionin e tij në hapjen e dosjeve. Sipas tij, deri më tani nuk është verifikuar asnjë zyrtar, ndërsa përgjatë 27 viteve dosjet janë pastruar për të mos lënë asnjë gjurmë. Për këtë arsye, ai e cilëson praninë në këtë institucion të padobishme, pasi sipas tij, nuk po bëhet asgjë për të zbardhur të shkuarën komuniste.    “Autoriteti për Hapjen e Dosjeve ka dështuar, na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë. Deri tani nuk kemi verifikuar asjë zyrtar, ministër apo qeveritarë. Në këto 27 vjet ka pasur kujdes të veçantë për të pastruar dosjet. Unë jam gati të largohem,” u shpreh Gumeni, gjatë një interviste për  Channel One.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1088904967901291/

Kjo është dosja e dytë që Autoriteti për haspjen e dosjeve ka hapur pas asaj të Musine Kokalarit. Është dosja që ky autoritet ka hapur për Daut Gumenin. Unë po lexoj disa pasazhe të dosjes së  të sekretarit të komitetit të Partisë së Tepelenës që I kërkonte gjykatës që Daut Gumenin ta dënonin me vdekje dhe jo 25 vjet sa e parashikonte ligji.

“Duke marrë parasysh qëndrimin e kriminelit Daut Gumeni që mbajti procesin gjyqësor atij nuk i është dhënë dënimi i merituar si kriminel dhe armik i betuar i pushtetit  popullor të cilin e pohoi haptas. Kur u pyet pse kishte marrë këtë rrugë Daut Gumeni tha: Jam armik i partisë tuaj dhe i pushtetit popullor. Ju thoni se në Shqipëri ka vërshuar lumi i të mirave por akoma nuk ka nisur të pikojë asnjë pikë. Unë nuk jam spiun të demaskoja dhe kallëzoja vëllanë. Unë ndoshta jam krimb sipas jush por nuk guxoj t’ju them se edhe ju jeni zvarranikë”.

Zoti Gumeni si u ndjetë kur lexuar me sytë tuaj këto fjalë në një dokument denoncues që solli edhe dënimin dhe persekutimin tuaj 47 vjet më parë?

Unë nuk isha në dijeni të kësaj dosjeje. Është një letër që sekretari I partisë së Tepelenës ia ka dërguar Hysni Kapos dhe Kapo ia ka dërguar mëkëmbësve të tij dhe ata ia dërguan gjykatës.

Nga cilët e kishit këtë dhuratë?

Nga Komiteti i partisë. E ka firmosur një lumëmadh atje. Unë nuk e njoh fare atë. Quhej Sherif Toraj. Ai kishte qenë minator dhe kaloi në komitetin e Partisë. Nuk ishte njeri i keq. Ishte i leshtë por jo i lig.

Kur e lexove për herë të parë që një njeri thotë e keni dënuar pak me 25 vjet duhet ta dënoni me vdekje. Çfarë menduat?

Unë hakmarrjen e quaj dobësi.

Ku e gjen këtë forcë?

Atje ku kam lindur unë, ka më shumë gurë se sa baltë.

Kjo që thatë ju është poetike. Të provosh këtë që të kanë bërë nuk është poetike.

Ajo nuk është poetike, por nuk jam unë i vetmi që kam vuajtur. Të tjerët e pësuan atë kërkesë. Pra vdiqën dhe u pushkatuan. Ndërsa unë u dënova vetëm më burg. Për mua nuk e zbatuan.

Si ka mundësi që pranuat që ishit armik?

Po unë isha. Unë jam edhe tani. Isha edhe atëherë.

Po armik i këtij pushteti je?

Unë pushtetet nuk i kam qejf. Nuk jam armik por nuk i kam qejf.

Si ka mundësi që nuk je hakmarrë?

Nuk bëhet garë me të keqen. Garë bëhet me të mirën.  Duhet të kesh fuqi. Mua më ka mbetur aq fuqi të mos heq dorë nga gara me të mirën.

Afër 1 vit më parë kuvendi miratoi ngritjen e komisionit me pesë anëtarë të Autoritetit për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit. Si ka qenë veprimtaria e këtij autoriteti në 1 vit?

Në nëntor mbushim një vit. Nuk mund të themi që kemi bërë atë që duhet. Të dhënat janë marrë nga sekretari ynë. Janë rreth 196 kërkesa individësh që duan të marrin vesh se çfarë është bërë me ta. Janë 110 kërkesa që u janë mbaruar shqyrtimi. Janë në proces zbulimi I atyre që kanë dëmtuar personat dhe ne kemi vështirë pa pasur arkivin tonë. Puna pengohet të shkosh nga një arkiv në tjetrin të marrësh informacion.

Kur ju shkoni te arkivi i Ministrisë së Brendshme çfarë ndodh?

Të vesh te arkivi i Ministrisë së Brendshme nuk është se na pengojnë punonjësit. Por vetë mënyra se si janë vendosur dokumentet që na takojnë si institucion të pengon ti shqyrtosh kur do ti dhe brenda afatit. Me një fjalë për ata që e dinë se ne jemi një institucion i mrekullive, ne jemi një institucion I zakonshëm që zbatojmë një ligj të caktuar të miratuar nga Kuvendi për ti njohur për të shkuarën e tyre. Por që të bëhet kjo ne duhet të kemi godinën e arkivit tonë.

Po ju e keni godinën.

Godinë e kemi por godinë e kemi për festa nuk e kemi për të pasur arkivin brenda.

Prit prit zoti Gumeni. Unë kam qenë atje. Keni goxha godinë.

Ju keni ardhur në inaugurim. Ne inauguruam pa inauguruar gjë. Ajo ishte kot. Ajo ishte kushdo që të na ndihmojë se ne jemi ku të thërret qameti.

Si ka mundësi zoti Gumeni. Ju po na zhgënjeni.

E vërteta nuk të kënaq gjithnjë i dashur Roland. Miku im, nëse do të dish që një institucion arkivi nuk mund të funksionojë si duhet pa pasur arkiv. Është historia e vjetër e mungesës së kambanës. Përse nuk binte kambana? Kishte 101 arsye. E para ishte se nuk kishte fare kambanë.  Ne nuk kemi arkivin tonë dhe kur nuk ke arkivin si mund të punosh.

Zoti Gumeni ju jeni duke thënë se arkivi dhe dosjet duhet të vinë në godinën ku jeni ju?

Doemos. Ndryshe ne nuk mund të punojmë.

Po ju aty nuk keni asgjë?

Ne kemi aty dosje në dhoma të marra hua. Na i dhanë që të mos mbeteshim fare. Kemi kërkuar varavingo.

Por mirë zoti Gumeni çfarë keni bërë në një vit ju?

Këto pra që ju thashë. 196 kërkesa të bëra, 110 të shqyrtuar dhe 36 kërkesa janë shqyrtuar nëse kanë apo jo ligjshmëri. Janë 32 kërkesa për të cilat është mbyllur procedura mbi bazën e vendimeve. Dhe 625 persona që janë kontrolluar por jo nga autoriteti por nga institucionet e tjera që u ka kërkuar autoriteti. Janë shërbimi informativ dhe ministria e Brendshme.

Ne kemi shërbyer si kamerier. Nuk kemi kontrolluar ne. Ju kemi kërkuar arkivave këtë gjë dhe ata e kanë bërë. Ne nuk kemi kryer asnjë veprim. Thjesht kemi përcjellë atë që na kanë dhënë. Kur nuk ke arkivin tënd ne shkruajmë që ky institucion thotë kështu. Por në fakt duhet ti kontrollojmë.

Pra ju nuk keni kontrolluar fare?

Jo. Janë edhe 9 apo 10 kërkesa për arsye studimore. Në fakt këtu ka një problem se ata nuk mund të kërkojnë të gjitha dosjet. Jemi ne ata që selektojmë dhe ua vënë në dispozicion. Nuk mund të kërkohen dosje pa fund dhe pa objekt. Ka nga ata që kërkojnë të gjithë arkivin. Kur u ngrit autoriteti thamë se edhe pse me shumë vonesë,. Më në fund pas 27 vjetësh hapja e dosjeve mori udhë. Kur ju flisni kështu jo thjesht na këpusni shpirtin por na zhgënjeni në një mënyrë e të tillë që ..

Deri te këputja e shpirtit nuk besoj të shkojmë por kur jam unë i zhgënjyer imagjinoni ju. Pas 1 viti mund të them se puna jonë ka më shumë byk se sa grurë. Kjo është këputje shpirti sepse ne prisnim rezultate.

Pyetja ime e thjeshtë është a ka një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar që ju e keni verifikuar në këtë 1 vit punë zoti Gumeni?

Janë vetëm dy raste që presidenca kërkoni për dy ushtarakë.

Zoti Gumeni, kjo nuk quhet. A ka ministra, zëvendësministra, deputetë drejtorë drejtori të rëndësishme dhe funksionarë që ju I keni verifikuar në këtë 1 vit punë?

Jo. Nuk kanë. Nuk ka kërkesa. Sepse ligji e përcakton që po të duan.

Dmth nuk ka asnjë kërkesë. Por çfarë keni bërë ju në këtë 1 vit?

Puna jonë në këtë 1 vit ka qenë me këta fakirët që duan të dinë se çfarë ka ndodhur, kush i ka spiunuar kushëriri, vëllai, motra. Por nuk ka asnjë verifikim të atyre që e kanë dëmtuar vendin dhe vazhdojnë të mbajnë funksione. Ata që kanë paraqitur kërkesa nuk e  dëmtojnë.

Nuk janë ata që janë kureshtarë pengesa e përparimit. Por janë ata që e kanë mbajtur pushtetin dhe e kanë akoma pushtetin. Unë nuk jam pesimist se do gjendet ndonjë nga ana që e kanë dëmtuar këtë vend.

Dmth jo vetëm deri tani por edhe në të ardhmen nuk ka për tu gjetur dikush?

Nga aq sa kam parë në arkiva duket që ka pasur një kujdes të veçantë për tu pastruar.

Zoti Gumeni po më trondisni.

Kjo është shumë e rëndë.  Ata kanë 27 vjet që i thonë pseudonimet njëri- tjetrit në Kuvend. Mua më trondit fakti që menduam se pas 27 vjet thamë më mirë vonë se kurrë. Por kjo në fakt qenka kurrë. Me sa kam mundur, unë të shoh por jo vetëm unë pro edhe specialist. Edhe kur kemi pasur ndonjë kërkesë anësore nuk del gjë.

Nuk del gjë? Çfarë duhet të ketë ndodhur?

Kur nuk gjendet duhet të pyeten ata që kanë pasur në dorë pushtetet dhe cfarë kanë bërë me ato dosje. Kjo nuk pritej. E kisha marrë me shumë dëshirë intervistën me ju dhe prisja ta tregonit publikisht dosjet që kishit hapur.

Si ka mundësi, çfarë ka ndodhur?

Nuk ka përplasje. Duke mos pasur kambana merremi me gjera anësore. Nuk kemi arkiv sepse arkivi ka kërkesa.

Çfarë pune bëni atje?

Ne përpiqemi të plotësojmë kërkesat. Por kjo nuk të bënë të zbatosh ligjin.

Ju jeni duke thënë se nuk keni zbatuar ligjin?

Po. Si ta zbatosh ligjin kur nuk e ke mundësinë. Ne jemi akoma pa mundësi.

Ju jeni njeri serioz. Ju shquheni për seriozitet.

Kur nuk e ke mundësinë

Por për çfarë e keni marrë rrogën aty gjatë këtij viti?

Ka edhe momente që e merr rrogën kot. Në këtë lloj pushteti institucione paaftë mbi paaftë nuk bëjnë asgjë. Jam gati të iki nesër dhe jam më i qetë se sa kur më ngarkojnë një punë dhe nuk më lejojnë ta bëj këtë punë. Të vjedh rrogën, i detyruar nuk është turp vetëm për atë që e vjedh por edhe për atë që e detyron të vjedhë. Çdo një drejtoi politike për të përndjekurit në Ministrinë e Mirëqenies. Kjo është paaftë mbi paaftë.

Si funksiononi ju me njëri-tjetrin 5 anëtarëve?

Funksionimi ynë varet nga këto kërkesa që thashë. Ne mblidhemi. Nuk themi që të gjitha gjërat shkojnë vaj. Mund të jetë edhe faji ynë. Madje edhe i imi. Sepse më shumë bëjmë shfaqje se sa punë. Po e marr fajin unë që ata që duhet të kontrollojnë e magjepsen më shumë nga shfaqjet se sa nga puna.

Kam një pyetej të drejtpërdrejtë. A keni zbuluar ndonjë gjë që vlen ju në këtë 1 vit?

Mesa duket ne na kanë vënë në këtë institucion për të mos zbuluar asgjë. Këtij institucioni nuk i mungon serioziteti por nuk e lejojnë të punojë. Për mua ligji aktual duhet të ndryshohet dhe të bëhet verifikimi një detyrim ligjor. Ndryshe kjo që po bëjmë është pa asnjë vlerë.

Mesa duket ne na kanë vënë në këtë institucion për të mos zbuluar asgjë. Këtij institucioni nuk i mungon serioziteti por nuk e lejojnë të punojë. Për mua ligji aktual duhet të ndryshohet dhe të bëhet verifikimi një detyrim ligjor. Ndryshe kjo që po bëjmë është pa asnjë vlerë. 

Tags: asgjeatyDaut GumenidështuardosjeveHapjalargohemvënëzbuluar

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Ahmetaj: Ulim papunësinë me 4%, tërheqim investimet e huaja

Ahmetaj: Ulim papunësinë me 4%, tërheqim investimet e huaja

70-vjetori i ekzekutimit të deputetëve, Basha: Turp që Kuvendin e drejton Gramoz Ruçi

70-vjetori i ekzekutimit të deputetëve, Basha: Turp që Kuvendin e drejton Gramoz Ruçi

Njihuni me kultin koreano-verior

Njihuni me kultin koreano-verior

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com