Është nata e tretë e ndeshjeve “play-off”, për kualifikimin në finalet e Kupës së Botës që do të organizohet në Rusi vitin e ardhshëm. Sonte rezervohet një sfidë mjaft interesante ku Danimarka do të presë në Copenhagen, Irlandën. Të dy ekipet janë të etura për të siguruar një biletë në botëror, por favorite duket Danimarka, duke parë edhe renditjen e FIFA-s, ku danezët ndodhen në vendin e 19 dhe Irlanda vetëm në vendin e 26. Por kur bëhet fjalë për përballje të tilla këto renditje nuk kanë vlerë.
Danimarka është e etur për sukses pasi nuk a marrë pjesë në dy kompeticionet më të rëndësishme në vitet e fundi. “Bardhekuqtë fillimisht munguan në Kupën e Botës Brazil 2014 Danimarka e mbylli fazën e grupeve pas Italisë, duke u klasifikuar në vendin e fundit si skuadra më e dobët në renditjen e vendeve të dyta, ndërsa në Europianin e fundit Francë 2016 po nën drejtimin e veteranit Morten Olsen pasi e mbylli grupin në vendin e tretë pas Portugalisë dhe Shqipërisë Danimarka u eliminua pikërisht në fazën play off nga Suedia me rezultatin e përgjithshëm 4-3.
Në krahun tjetër “bardhjeshilët” kanë shumë më tepër eksperiencë në sfida të tilla, teksa janë kualifikuar për në fazën finale të dy evropianëve të fundit pikërisht falë fazës play off. Në eliminatoret e Francë 2016 Irlanda u rendit në vendin e tretë pas Gjermanisë dhe Polonisë, megjithatë në play off “green army” kaloi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 Bosnje Hercegovinën, ndërsa në ndeshjet kualifikuese të evropianit të vitit 2012 “bardhjeshilët” i përfunduan ndeshjet në grupe pas Rusisë, por mundën me shifrat 5-1 në Play-off Estoninë.
Historiku i përballjes mes tyre:
Danimarka ka 32 vite që nuk a arritur ta mposhtë Irlandën, që nga viti i largët 1985, ku e ka mposhtur 1-4 në ndeshjet kualifikues për në Botëror. Ndërsa në ndeshjet që janë zhvilluar më pas ka regjistruar dy barazime dhe dy humbje. Irlanda vjen me një moral më të fortë pasi në sfidën e fundit mes dy vendeve të zhvilluar në 2007-ën, e ka mposhtur 0-4 në Danimarkë dhe tani vijnë nga gjashtë ndeshje radhas të pamposhtur në ndeshjet që zhvillojnë jashtë.
Po ashtu edhe Danimarka e quan avantazh faktin se në 9 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në shtëpi nuk është mposhtur në asnjë prej tyre. Statistikat e përballjeve mes dy ekipeve që nga viti i largët 1956 deri në 2007-ën, kur është zhvilluar përballja e fundit është në favor të Irlandës. Danezët kanë arritur të marrin vetëm tre fitore 12 ndeshjet e zhvilluara mes tyre, ndërsa 5 të tilla i kanë fituar irlandezët dhe 4 janë mbyllur në barazim.