Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, njofton se duke filluar nga nesër datë 29 korrik e deri në datën 3 gusht, portali UAlbania do të jetë i hapur për të gjithë maturantët që duan të aplikojnë për të studier në universitete publike.
Nga nesër dhe deri më 3 gusht portali UAlbania do të jetë i hapur për aplikimet në programet që studentët e rinj dëshirojnë të ndjekin.
Të dashur maturantë 👩🎓👨🏻🎓dhe ju të rinj e të reja që dëshironi të vazhdoni studimet e larta në 🇦🇱 Shqipëri!
Duke filluar nga nesër, datë ➡️ 29 korrik e deri në datën 3 gusht, 👨💻portali UAlbania do të jetë i hapur për aplikimet tuaja në programet që dëshironi të ndiqni.
Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë ju, pasi ✅ ️zgjedhja që do të bëni do të përcaktojë drejtimin profesional dhe të ardhmen tuaj.
Në varësi të rezultateve të deritanishme dhe preferencave që keni, unë ju ftoj të vlerësoni edhe programet e studimit të hapura në kuadër të procesit të 🌍 ndërkombëtarizimit, si dhe veçanërisht programet e shpallura 📈 prioritet kombëtar, në të cilat mund të përfitoni ➡️ përjashtim nga tarifat dhe bursë mujore sa paga minimale. Këtë vit përfitues të këtyre bursave do të jenë studentët pavarësisht notës mesatare, por gjithmonë duke plotësuar kriteret e pranimit për çdo program studimi.
Gjithashtu këtë vit, për herë të parë ju vjen në ndihmë edhe kredia studentore, e cila do të mbulojë tarifën e studimit dhe kostot e jetesës për ndjekjen e një programi studimi, të ciklit të parë ose të dytë.
🙏 Uroj sa më shumë prej jush t’i shfrytëzoni maksimalisht këto mundësi, për të vazhduar studimet në 🇦🇱 Shqipëri e pas diplomimit të jetoni, punoni e jepni kontribut për Shqipërinë tonë.
#MaturaShtetërore2023 👩🎓👨🏻🎓
Postimi i plotë i Kushit
Të dashur maturantë dhe ju të rinj e të reja që dëshironi të vazhdoni studimet e larta në Shqipëri! Duke filluar nga nesër, datë 29 korrik e deri në datën 3 gusht, portali UAlbania do të jetë i hapur për aplikimet tuaja në programet që dëshironi të ndiqni.
Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë ju, pasi ️zgjedhja që do të bëni do të përcaktojë drejtimin profesional dhe të ardhmen tuaj. Në varësi të rezultateve të deritanishme dhe preferencave që keni, unë ju ftoj të vlerësoni edhe programet e studimit të hapura në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, si dhe veçanërisht programet e shpallura prioritet kombëtar, në të cilat mund të përfitoni përjashtim nga tarifat dhe bursë mujore sa paga minimale.
Këtë vit përfitues të këtyre bursave do të jenë studentët pavarësisht notës mesatare, por gjithmonë duke plotësuar kriteret e pranimit për çdo program studimi. Gjithashtu këtë vit, për herë të parë ju vjen në ndihmë edhe kredia studentore, e cila do të mbulojë tarifën e studimit dhe kostot e jetesës për ndjekjen e një programi studimi, të ciklit të parë ose të dytë.
Uroj sa më shumë prej jush t’i shfrytëzoni maksimalisht këto mundësi, për të vazhduar studimet në 🇦🇱 Shqipëri e pas diplomimit të jetoni, punoni e jepni kontribut për Shqipërinë tonë.