Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Daja: ‘Europa League’ e rëndësishme, kampionati mbetet parësor

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Daja: ‘Europa League’ e rëndësishme, kampionati mbetet parësor

Numri 1 i pankinës korçare ka dhënë intervistë pata ndeshjes me Yang Boys, të vlefshme për Europa League. Ilir Daja u shpreh se parësor për ekipin e tij mbetet kampionati, por kjo nuk do të thotë që do të heqim vëmendjen nga ky kompeticion kaq i rëndësishëm.

Sa i përket Yang Boys

“Kemi një përballje të vështirë se nesër kemi një ekip që ka pretendimet e veta për kalimin e grupit. Ky është një ekip që në turin e dytë të eliminatoreve të Champions ka eliminuar një ekip të fortë si Dinamo e Kievit.

Vështirësia qëndron te mungesat. Osmanit të konfirmuar i shtohet Radasi, për arsye dëmtimi nuk ishte prezent këtë javë. Kishim probleme edhe me Nimagën dhe Muzakën për dëmtimet që morën. Ana tjetër është që kjo ndeshje na ka qëlluar mes dy ndeshjeve me rivalët për titull, Partizanin dhe Kukësin. Kjo do të thotë se rotacionin që e bëmë pas Dinamos së Kievit, jemi të detyruar ta bëjmë në funksion të kampionatit, se ai është objektiv primar.

Nuk do të thotë se do të dorëzohemi, do të bëjmë gjithçka mirë, të ndërgjegjshëm që do të djersitim shumë në këtë takim, se ai ekip ka elementë të mirë dhe bazohet në ekuilibër taktik. Nëse duam të arrijmë te fitorja, duhet që përveç gjendjes fizike, edhe psikologjikisht të jemi në një nivel që këtë lloj kondicioni fizik që kemi, ta menaxhojmë sa më mirë që të jetë e mundur”.

Njohuritë për kundërshtarin

“Unë do të thosha që e kemi ndjekur, e kam ndjekur personalisht, por edhe grupin. Edhe nesër paradite do të bëjmë analizën e fundit me video për të treguar se kush janë pikat e dobëta të kundërshtarit, ekip që ndryshon modulin brenda lojës. Ka lojtarë agresivë dhe ekuilibër shumë të mirë, të aftë në dyluftimet një kundër një. Edhe ky ekip ka anët e veta jo të forta, por nuk mund të prezantohemi si në çdo takim tjetër, çështjet i kemi trajtuar me grupin për të synuar rezultat pozitiv”.

Për fokusin e skuadrës në këto momente

“Do të thosha që energjitë nesër janë të përqendruar te Yang Boys. Në këto 9 takime, kemi 4 fitore, 3 barazime e 2 humbje. Duke u nisur edhe nga kundërshtarët besoj se jemi përballur frontalisht me ta, nuk kemi ndenjur në mbrojtje. Rezultatin pozitiv do ta kërkojmë nëpërmjet një loje të mirë, dua të luajmë mirë nëse duam të shkojmë edhe më përpara”.

Për formacionin me të cilin do të luajë nesër

“Të gjithë e dinë se kush është formacioni që do të startojë nesër, se ne nuk e përgatitim manovrën vetëm në anën teorike, e bëjmë sa fillon java në përgatitjet në fushë, lojtarët e dinë. Mund të them që Xhejms do të plotësojë treshen e qendrës në mesfushë me Lilajn e Nimagën.

Kemi në mbrojtje rikthimin e Jashanicës, pikë e fortë e jona, për të plotësuar mungesën e Radas. Kemi Kristin (Vangjeli), është tashmë lojtar vendimtar në mbrojtje me eksperiencë. Këto plotësohen nga Aliti dhe Mici. Besoj se me përjashtim të Alitit që ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, pjesa tjetër ka qenë prezent edhe në kampionatin e kaluar. Ndërkohë, para do të jetë treshja Gavazaj-Soue-Sahiti”.

 

Tags: Daja: ‘Europa League’e rëndësishmeKampionatimbetetparësor

TË LIDHURA

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Next Post
SHBA zgjeron ndalimin e udhëtimit për tre shtete të tjera, mes tyre Koreja e Veriut

Trump reagon ndaj reklamave ruse në Facebook

“Twitteri” dyfishon gjatësinë e komenteve, por risia nuk është e vlefshme për disa gjuhë

“Twitteri” dyfishon gjatësinë e komenteve, por risia nuk është e vlefshme për disa gjuhë

Champions League/ Ja si përfunduan pjesët e para(Video)

Champions League/ Ja si përfunduan pjesët e para(Video)







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Aksident në Yzberisht, makina del nga rruga dhe përfundon në trotuar
Aktualitet

Aksident në Yzberisht, makina del nga rruga dhe përfundon në trotuar

by mirseda
17:19 | 03/03/2026
0

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë ditës së sotme në bulevardin Migjeni, në zonën e Yzberishtit...

Video e frikshme nga Tel Avivi: Raketa godet ndërtesën nën këmbët e punëtorëve në skelë

Video e frikshme nga Tel Avivi: Raketa godet ndërtesën nën këmbët e punëtorëve në skelë

16:42 | 03/03/2026
Zbardhet drafti i PS: Fjalimet kufizohen në 5 minuta, 11 komisione në Kuvend

Zbardhet drafti i PS: Fjalimet kufizohen në 5 minuta, 11 komisione në Kuvend

16:33 | 03/03/2026
Aksident në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, plagosen dy persona

Aksident në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, plagosen dy persona

16:28 | 03/03/2026
Muxhahedinët reagojnë për lajmet e sulmit raketor iranian në Shqipëri

Muxhahedinët reagojnë për lajmet e sulmit raketor iranian në Shqipëri

15:38 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com