Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

D-Day, 10 faktet kryesore mbi ditën e zbarkimit të aleatëve në Francë

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
D-Day, 10 faktet kryesore mbi ditën e zbarkimit të aleatëve në Francë

Pushtimi i Normandisë, i quajtur ndryshe edhe si D-Day, apo edhe Operacioni Overlord, ishte një nga sulmet më të mëdha të organizuara nga kombet e perëndimore dhe jo vetëm, ndaj makinerisë naziste të Adolf Hitlerit. Pavarësisht fitores që solli pushtimi i bregdetit francez, u humbën shumë jetë njerëzore, çka shkaktoi një trishtim të madh.

E megjithatë, fitorja solli gëzim dhe lehtësim tek vendet që ishin prekur nga praktikat çnjerëzore të Hitlerit, dhe që zhdukën miliona njerëz gjatë thuajse 5 viteve. Më poshtë po paraqesim disa nga faktet kryesore mbi D-Day.

  1. Sulmi ishte planifikuar fillimisht për në 5 qershor 1944

Pushtimi i Normandisë, supozohej të niste një ditë para se të ndodhte realisht, pra në datën 5 qershor. Megjithatë, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe detit të trazuar, u zhvendos që ky mega-operacion të shtyhej me 24 orë, pasi edhe meteorologët parashikuan se moti do të qe më i mirë të nesërmen e datës 6 qershor 1944.

  1. Hitleri ishte në gjumë

Në ditën e pushtimit të Normandisë, forcave aleate u inkurajuan nga raportimet se në orët e para të pushtimit, Hitleri ishte ende ne gjumë, për shkak se kishte marrë disa pilula gjumi. Askush nuk guxonte ta zgjonte. Shumë ekspertë gjykojnë në retrospektivë se nëse Fyhreri do të ishte zgjuar më herët, dhe do të kishte marrë në dorë situatën, një rezistencë e kordinuar dhe jo kaotike gjermane, mund të kishte vënë në rrezik serioz planet e aleatëve.

  1. D-Day në shifra

Pushtimi i Normandisë shkaktoi humbjen e shumë jetëve njerëzore. Ai shkaktoi në toral 110.000 viktima, prej të cilëve 77.866 gjermanë, 5001 kanadezë, 9389 amerikanë, dhe 17.770 anglezë. Mbi 30.000 automjete u përdorën dhe u dëmtuan në atë operacion; 127 avionë aleatë, humbën që në orët e para të pushtimit. Më shumë se 30.000 bomba u hodhën mbi fortifikimet e nazistëve në bregdet, ndërsa u konsumuan rreth 5.000 ton benzinë.

  1. Kuptimi i D-Day

Germa D në shprehjen D-Day, besohet të jetë një shkurtesë e falës angleze ‘Decision’ (vendim). Ajo është përdorur për të pasur një kuptim më të qartë në lidhje me synimin e aleatëve të prirë nga Amerika.

  1. Makineria e kriptimit Enigma

Kjo pajisje përdorej shumë shpesh nga gjermanët, pasi lehtësonte shkëmbimin e sekreteve të mëdha ushtarakë nga qendra tek trupat në terren. Ishte shumë e vështirë të thyeje kodin që përmbante mbi 100 trilionë kombinime. Por me ndihmën e kriptografëve polokë, kodi u arrit të thyhej, duke i dhënë akses aleatëve mbi çdo veprim dhe reagim që ishin duke kryer gjermanët. Para pushtimit, aleatët i manipuluan gjermanët përmes  informacioneve të gabuaram, duke përdorur pikërisht kodet e Enigmës.

  1. Fitorja në Normandi

Fitorja ishte thelbësore për aleatët, që arritën të dëbojnë nazistët, çlirojnë Parisin dhe të gjithë pjesën veriperëndimore të Francës. Ata u vunë në ndjekje të nazistëve në lindje, deri në pushtimin dhe shpartallimin e vetë Gjermanisë.

  1. Njerëzit vranë veten nga frika

Pasi japonezët pushtuan Saipanin, të gjithë ushtarët e përfshirë në aksion vranë veten e tyre së bashku me familjet e tyre, duke hedhur fëmijët në shkëmbinjtë nga frika e një vdekje më të dhimbshme në duart e armikut. Frika e tyre se amerikanët mund t’i torturonin, e bënte vetë-vrasjen një akt më të lehtë për t’u ndërmarrë.

  1. Rezultati

Nazistët ishin të rrethuar nga kombet e mëdha e të fuqishme, që ishin përgatitur t’i pushtonin në lindje (Rusia) dhe në perëndim (Amerika, Britania dhe Kanadaja). Me 300.000 ushtarë dhe 100.000 tonë artileri të rëndë ushtarake në plazhet e Francës, nazistët s’kishte zgjidhje tjetër, përveçse të dorëzoheshin. Pa mbushur vitin nga disfata e Normandisë, Hitleri vrau veten në bunkerin e tij në Berlin.

  1. Operacioni Overlord

Gjenerali amerikan Duajt Ajzenhauer, drejtuesi i operacionit për pushtimin e Normandisë, ishte i vetmi që kishte njohuri të mjaftueshme mbi atë që do të ndodhte.  As trupat që ishin caktuar për pushtimin, nuk do të ishin në dijeni mbi kohën dhe vendin e zbarkimit. Kjo ishte arsyeja pse operacionit iu dha emri i koduar, Overlord. Ky emër i koduar është krahasuar me kodet që përdorte i famshmi Xhejms Bond 007.

  1. Fshehtësia e ruajtur gjatë pushtimit të Normandisë

Planet mbi sulmin dhe pushtimin e Normandisë ishin planifikuar që shumë kohë më parë, por filluan të detajohen vetëm në vitin 1943. Për të mashtruar gjermanët që kishin kontakte me disa burime agjenturore, i gjithë operacioni u mbajt tepër sekret, dhe kjo do të thotë se askush nuk e kishte idenë e vendndodhjes dhe as ditën e pushtimit.

Tags: 10 faktetD-Dayditën e zbarkimitkryesorenë Francëtë aleatëve

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Kosova voton sot për Kuvendin e ri; Mbi 29 mijë vëzhgues në zgjedhje

Kosova voton sot për Kuvendin e ri; Mbi 29 mijë vëzhgues në zgjedhje

Shtypi i ditës, 11 qershor 2017

Shtypi i ditës, 11 qershor 2017

Prezantohet Ford Mustangu unik; Do të shitet për bamirësi

Prezantohet Ford Mustangu unik; Do të shitet për bamirësi







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com