Milani zhvilluar një ndeshje spektakolre përballë grekëve të Olimpiacos në “San Siro”, pasi ka përmbysur rezultatin në 3-1. Kuqezinjtë u surprizuan në pjesën e parë nga goli i Guerrero, por në të dytën inkuadrimi në fushë i Cutrone ishte shpëtimi i Gattusos. Dy golat e të riut dhe ai i Higuain i sollën tre pikët e radha kuqezinjve në Europa League.
Ndeshja mbetet e hapur me të dyja skuadrat që mundohen të dalin përpara sa herë që u jepet mundësia. Pas pushimit vjen përmbysja e madhe e cila mban emrin e Cutrone-s. Në minutën e 70’ Rodriguez fut një kros të përsosur nga e majta për sulmuesin e talentuar italian i cili godet fuqishëm me kokë një top të pakapshëm për portierin.
Vetëm gjashtë minuta më vonë Gonzalo HIguain kalon vendasit në avantazh me një gol tipik brenda zonës. Në minutën e 79’ Cutrone vulos fitoren e të besuarve të Gattuso-s pasi shtyn në rrjetë një topin me portën e boshatisur. Një fitore e merituar e Milan.
Ndërkohë Arsenal nuk e ka pasur të vështirë të mposhtë Qarabag-un e Ansi Agollit. Të besuarit e Emery ruajnë përsosmërinë në Europa League me fitoren 3-0 në Olympic Stadium të Bakut. Ishte greku Sokratis që kaloi miqtë në avantazh në minutën e 4’.. Pas pushimit Arsenal mundohet të mbyllë ndeshjen sa më shpejtë dhe Emile Smith-Rowe dyfishon rezultatin në minutën e 53’. Goli që vulosi gjithçka erdhi në minutën e 80’ falë një tjetër të riu, Matteo Guendouzi, i cili me goditjen e tij të pakapshme trefishon rezultatin.