Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ç’po ndodh në Tiranë? Pas përplasjeve te Kryeministria protestuesit marshojnë në këmbë, hedhin molotov drejt selisë së PS

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
Ç’po ndodh në Tiranë? Pas përplasjeve te Kryeministria protestuesit marshojnë në këmbë, hedhin molotov drejt selisë së PS

Nis me përplasje protesta e opozitës te Kryeministria. Ishin fillimisht deputetët e PD të cilët u përplasën fizikisht me uniformat blu që përbënin koordonin te selia qevetaritare. Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe bomba molotov drejt Kryeministrisë. Ndërsa policia është përgjigjur me spraj lotsjellës. Tensionet kanë zgjatur disa minuta, ndërsa me altoparlant policia i bëri thirrje protestuesve të ndalin aktet e dhunshme. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, deputetët e PD udhëhoqën protestuesit drejt një tjetër marshimi në këmbë, me destinacion selinë e PS-së ku u hodhën flakadanë dhe bomba molotov.

Zhvillimet minutë pas minute nga protesta

Ora 19.32 Protestuesit hedhin flakadanë dhe molotov drejt selisë së PS

Ora 19.30 “Mosbindja civile”, si do të vijojë protesta e opozitës? Bardhi: Hap pas hapi
Hap pas hapi, kjo ishte përgjigjia që kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i dha gazetarit të Neës24, Ergys Gjenccaj, i cili e pyeti se si do të vijojë itenerari i protestës. Bardhi, i cili bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka, turmën e protestuesve, nuk ka pranuar të zbardhë se si do të vijojë protesta e opozitës, ndërsa deri më tani, protestuesit po marshojnë në rrugë të ndryshme, përtej atyre që Policia e Shtetit kishte ndaluar qarkullimin e automjeteve.

Ora 19.28 Protestuesit marshojnë në këmbë, djegin kazanin e mbeturinave

Ora 19.23 Protestuesit në drejtim të selisë së PS-së
Një grup protestuesish që udhëhiqen nga grupi i deputetëve i janë drejtuar segmentit rrugor në drejtim të godinës së Partisë Socialiste, e cila ndodhet pranë sheshit Skënderbej, dhe pas godinës së Bankës së Shqipërisë.

Ora 19.21 Protestuesit drejt selisë së PS, bllokojnë qarkullimin. Thirrje të mos prekin makinat

Ora 19.18 Protestuesit djegin stacionin e autobusit gjatë marshimit në “Unazë”

Ora 19.10 Protestuesit marshojnë në këmbë përgjatë Bulevardit, i paqartë skenari

Ora 19.07 Molotovi djeg pemën te Kryeministria
Menjëherë sa nisi protesta përpara kryeministrisë, protestuesit hodhën molotov drejt godinës qeveritare. Një prej tyre shkoi edhe tek pema përpara gardhit të kryeministrisë e cila mori flakë.

Ora 19.00 Deputetët e PD në ballë të përplasjes me policinë te Kryeministria
Në ballë të përplasjeve fillimisht ishin deputetët e PD. Pas tyre me policinë u përleshën edhe protestuesit. Kapsolla dhe bomba molotov u hodhën drejt Kryeministrisë. Ndërsa policia përdori spraj lotsjellës drejt protestuesve.

TË LIDHURA

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit
Aktualitet

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Pogradec/ Mbërrijnë ndihmat nga rezervat e shtetit për familjet e prekura nga përmbytjet
Aktualitet

Pogradec/ Mbërrijnë ndihmat nga rezervat e shtetit për familjet e prekura nga përmbytjet

19:09 | 22/11/2025
Aksident pranë Vlorës, makina në kanal, dy persona dërgohen në spital
Aktualitet

Aksident pranë Vlorës, makina në kanal, dy persona dërgohen në spital

17:46 | 22/11/2025
Next Post
Protestuesit hedhin molotov drejt selisë së Partisë Socialiste, merr flakë godina

Protestuesit hedhin molotov drejt selisë së Partisë Socialiste, merr flakë godina

Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë badigardësh

Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë badigardësh

Molotovi i shpërthen në këmbë, plagoset efektivi i policisë

Molotovi i shpërthen në këmbë, plagoset efektivi i policisë







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com