Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Çoi në SPAK Xhaçkën dhe bashkëshortin, Beleri tregon provat që e implikojnë: Po e godet PS!

11 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Çoi në SPAK Xhaçkën dhe bashkëshortin, Beleri tregon provat që e implikojnë: Po e godet PS!

“Dikush do ta godasë politikisht zonjën Xhaçka dhe ai nuk jam unë. Unë kallëzimin për falsifikimin e pronave në Himarë e kam bërë para dy vjetësh”.

Këtë deklaratë bëri në një intervistë ekskluzive në “Ditarin me Bruna Çifligun” eurodeputeti Fredi Beleri, një ditë pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK-un të hetojë mbi kallëzimin penal të bërë prej tij kundër ish-ministres, Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist, Artan Gaçi.

Në A2 CNN Beleri ngriti akuza të forta ndaj drejtësisë dhe SPAK-ut që sipas tij komandohet nga politika dhe vepron me standarde të dyfishta. Ai akuzon dhe Partisë Socialiste, e cila sipas tij po vjedh pronat në bregdet.

“Unë nuk kam ngritur akuzë politike, unë kam dërguar në gjykatë fakte nga gjykata e shkallës së parë dhe GJKKO. Nuk marr asnjë përgjegjësi politike. Cilido të jetë vendimi i GJKKO dhe SPAK për mua është e provuar që partia në pushtet po vjedh prona në Himarë. Pse familja Bonjaku për 30 vjet nuk e regjistronte pronën dhe sapo e mori Gaçi u regjistrua. Gjykata është politike, se po godet tani një klan kundërshtar të zonjës Xhaçka do që t’i marrë mandatin para saj. Pse tani? Dikush duhet ta godasë politikisht dhe ai nuk jam unë. Unë kallëzimin e kam bërë para dy vjetësh. Pas kësaj fshihen kandidatët në listën e hapur të PS-së. spak është i kapur dhe është vetëm politik”, u shpreh Beleri.

Sipas tij ajo që e implikon zonjën Xhaçka është fakti ka firmosur me cilësinë e anëtares së këshillit të ministrave, statusin e investitorit strategjik për bashkëshortin e saj, zotin Artan Gaçi.

“Për çështjen në fjalë janë dënuar kryebashkiaku dhe dy zyrtarë një nga Bashkia Himarë dhe nga hipoteka në Vlorë. Ka një vendim të GJKKO ky ka vepër kriminale për falsifikim përfitues i falsifikimit është bashkëshorti i Olta Xhaçkës. Si ka mundësi që nuk ishte pjesë e një procesi. Si kallëzues me erdhi vendimi që çonte për gjykim vetëm 3 persona dhe kërkova nga gjykata të më sqarojë së çfarë ka ndodhur dhe zonja Xhaçka ka përfituar si gruaja e Artan Gaçit nga prona e falsifikuar. Xhaçka ka qenë anëtare e Këshillit të Ministrave kur ka firmosur statusin e investitorit strategjik për bashkëshortin e saj. Para se të bëja kallëzim, familja Bonjaku nga Dhërmiu e kishte çuar këtë pronë në gjykatë 30 vjet mundohej ta regjistronte dhe sa bëri një kontratë shitje prona u regjistrua si me magji. Dikush ka ndërhyrë gjykatësja tha se ka ndërhyrë ministrja. Te vendimi përshkruhet sesi implikohet ministrja”, tha ai.

Këto prova, Beleri thotë se i ka vënë para dy vjetësh në dispozion por prokurori Olsi Dado nuk i mori parasysh. Sipas tij fakti që po merren tani tregon që dikush nga brenda PS do të godasë deputeten Xhaçka, por edhe provon thekson ai që prona në bregdet po vidhet.

“Unë vetëm kam vënë këto prova në dijeni të gjyqtares. Nuk ka elementë shtesë, është vendimi i gjykatës së shkallës së parë. Këto prova ishin në dosje dhe prokurori Olsi Dado nuk i mori parasysh dhe vendosi që të mos i implikonte. Nëse ka pretendime të tilla Xhaçka t’i kërkojë te partia e vet. SPAK është institucion i komanduar nga partia në pushtet ka klane brenda që godasin njëri tjetrin i njëjti prokuror mu amë ka bërë një padrejtësi të madhe se ka hetuar një çështje për falsifikim dhe çështjen e zonjës Xhaçka e mbylli, kurse të Veliajt e ka të hapur. Nuk merrem se cili klan do jetojë në PS. Për mua SPAK është i kontrolluar. Unë kallëzim e kam bërë para 2 vjetësh. Kisha premtuar në fushatë që do merrem me zbulimin e vjedhjes së pronave të banorëve vendas dhe e mbaj fjalën. Ky rast provon që toka në bregdet po vidhet e vjedh partia në pushtet. Të gjithë pretendimet duken hapur. Ky është qëllimi im i vetëm jo të ndërhyrë te PS”, tha Beleri.

TË LIDHURA

EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari
Aktualitet

EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

17:03 | 09/03/2026
Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira
Politikë

Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira

16:21 | 09/03/2026
SPAK kundër propozimit të PS: Mos kufizoni hetimin e zyrtarëve
Aktualitet

SPAK kundër propozimit të PS: Mos kufizoni hetimin e zyrtarëve

16:18 | 09/03/2026
Next Post
Stresi e ‘di’ emrin e fituesit të Big Brother Vip Albania?

Stresi e 'di' emrin e fituesit të Big Brother Vip Albania?

Ndodheshin në shtëpi, a patën rol prindërit e filipinasit në vrasjen dhe fshehjen e trupit të Ilaria Sulës?

Ndodheshin në shtëpi, a patën rol prindërit e filipinasit në vrasjen dhe fshehjen e trupit të Ilaria Sulës?

‘Provat ndaj Thaçit, të dobëta’, avokati i ish-Presidentit: Optimist për përfundimin e procesit

‘Provat ndaj Thaçit, të dobëta’, avokati i ish-Presidentit: Optimist për përfundimin e procesit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Putin: Rusia gati të furnizojë Evropën me energji nëse kërkohet
Bota

Putin: Rusia gati të furnizojë Evropën me energji nëse kërkohet

by mirseda
17:41 | 09/03/2026
0

Rusia do t’u furnizonte naftë dhe gaz blerësve evropianë, me kusht që një bashkëpunim i tillë të...

NATO rrëzon raketë iraniane mbi Turqi, djali i Khameneit lider i ri

NATO rrëzon raketë iraniane mbi Turqi, djali i Khameneit lider i ri

17:17 | 09/03/2026
EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

EMRI/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

17:03 | 09/03/2026
Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime armëpushimi me Izraelin: Do çarmatosim Hezbollahun

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime armëpushimi me Izraelin: Do çarmatosim Hezbollahun

17:01 | 09/03/2026
Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë

Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë

16:59 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com