Një postim i presidentit Trump më Twitter është konsideruar nga CNN si një nga reklamat politike më racore në 30 vitet e fundit. Në këtë reklamë, Trump dhe Partia Republikane akuzojnë demokratët se kanë ndihmuar njerëz që i përshkruajnë si “pushtues të Amerikës Qendrore” që pushtuan kombin me vrasës të policëve.
Reklama e re e publikuar nga Trump 5 ditë para zgjedhjeve afatmesme, është hapi më ekstrem i ndërmarrë në çdo fushatë, shkruan CNN.
Më tej, artikulli vijon se “fushata e Trump është shembulli më i fundit i gatishmërisë së presidentit për të gënjyer me qëllim që të krijojë ndarje raciale dhe shoqërore, duke përqafuar demagogjinë për forcimin e fuqisë së tij politike”.
Reklama e prodhuar për fushatën e Trump përmban Luis Bracamontes, një burrë meksikan që ishte deportuar më parë, por ishte rikthyer në SHBA dhe u dënua në shkurt.
“Do të vras më shumë policë së shpejti”, tregon meksikani duke qeshur ndërsa në ekran teksa shfaqet reklama shkruhet “Demokratët e lejuan atë të rrinte në vendin tonë”.
It is outrageous what the Democrats are doing to our Country. Vote Republican now! https://t.co/0pWiwCHGbh pic.twitter.com/2crea9HF7G
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 31, 2018
Reklama e Trump mban miratimin zyrtar të presidentit të SHBA-ve, teksa ka qenë vetë ai që e ka publikuar në Twitter.
Kryetari i Komitetit Kombëtar të Demokracisë, Tom Perez tha se reklama është një shenjë dëshpërimi që tregon se Trump po humb argumentet mbi kujdesin shëndetësor që është ën qendër të fushatës demokratike./ TIRANA TODAY