Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

CNN: Rusët po rrezikojnë sigurinë kombëtare të Britanisë së Madhe

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
CNN: Rusët po rrezikojnë sigurinë kombëtare të Britanisë së Madhe

Nga Nick Paton Walsh “CNN”/Rusët po vijnë! Përveçse në mos kanë ardhur. E kanë dhënë tashmë një kafshim. Dhe mund të vijnë pak më shpejt nga sa mendohet.

Kjo është mënyra se si ndodhin shumë gjëra të këqija. Kërcënimi që paraqet Rusia ndaj interesave perëndimore, është ndryshe nga çdo gjë që është parë që nga vitet 1990.

Moska ka forcat e veta apo të mbështetura prej saj në Siri, Ukrainë, dhe mos harroni në pjesë të asaj që ende quhet Gjeorgji.

Ka tym, por ka edhe zjarr dhe çdo ditë i hidhet shumë benzinë. Mediat shtetërore holandeze, zbuluan këtë javë se spiunët kibernetikë holandezë – njësia e përbashkët kibernetike ​​(JSCU) – arriti të depërtonte në televizionin me qark të mbyllur të ndërtesës ku punonte një organizatë hakerash rusë e njohur si “Ariu i këndshëm”, dhe që i vëzhgonte që hynin dhe dilnin nga zyrat, ku hakeruan të dhënat e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike në SHBA.

Holandezët u thanë amerikanëve, se janë duke nisur hetimet. Sipas holandezëve, amerikanët i thanë medias se ata u informuan nga një agjenci e inteligjencës perëndimore, duke bërë që rusët të fiknin pajisjet e tyre.

Pati gjithashtu një paralajmërim të ashpër nga Sekretari i ri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Gavin Williamson, i cili, në mesin e një debati të ashpër mbi buxhetin, zgjodhi të lëshojë të premten një breshëri shqetësimesh rreth “mijëra e mijëra” – vdekjeve që Rusia mund të shkaktojë në Britani, nëse hakon me sukses rrjetin e energjisë elektrike.

Williamson tha për “Daily Telegraph”: “Pse rusët vazhdojnë të fotografojnë dhe vëzhgojnë stacionet tona elektrike, pse po mbikëqyrin me kujdes rrjetin ndërlidhës që sjell aq shumë energji elektrike në vendin tonë?  Ata po e bëjnë këtë pasi po thonë: “Këto janë mënyrat përmes së cilave ne mund të dëmtojmë Britaninë!”. Zyrtarët e tij, kanë pohuar gjithashtu se Rusia mund të synojë kabllot transatlantike dhe ndërprerjen e internetit në Britaninë e Madhe.

Këto pretendime të reja, përputhen me sjelljet tashmë të parashikueshme të Moskës. Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se Williamson kishte “humbur kuptueshmërinë e asaj që është e arsyeshme, në luftën e tij të egër për fonde shtesë për buxhetin ushtarak” dhe se “fobitë” e tij i përkisnin “librave komikë për fëmijë”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, e quajti raportin holandez një “histeri anti-ruse”, duke thënë “nëse gazetat holandeze dëshirojnë të furnizojnë me qymyr “furrën” e histerisë anti-ruse që ka shpërthyer aktualisht në Amerikë. Mirë … le të themi se nuk është gjëja më fisnike për t’u bërë!”

Rusofobia, është një temë e njohur dhe shqetësuese. Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, e quajti kohët e fundit si “të pashembullt”. “Ne s’kemi parë kurrë diçka të tillë gjatë Luftës së Ftohtë. Në atë kohë, kishte disa rregulla, një lloj dekori… Tani, të gjitha standardet janë hedhur poshtë”- tha Lavrov për gazetën ruse “Kommersant”, në një intervistë të botuar më 21 janar.

Një pjesë e retorikës shtetërore ruse, përdoret për të pikturuar një pamje të një bote të jashtme, që shfrytëzon në mënyrë histerike frikën ndaj një Rusie të rilindur, kur në të vërtetë sipas Moskës ky vend nuk synon të lëndojë askënd.

Ajo është projektuar për të distancuar rusët nga një botë e jashtme, që ata mund të shohin gjithnjë e më shumë, edhe pse vetëm përmes prizmit të pjerrët të mediave shtetërore ruse.

Ksenofobia, homofobia dhe nganjëherë racizmi i hapur, që janë rritur në shoqërinë ruse, rrjedhin gjithashtu nga ideja e një populli që ndodhet nën kërcënim. Rusofobia, vijon argumenti, ndodh sepse “ata duan që ne të mbetemi mënjanë, por edhe për shkak se na kanë frikë, pasi nuk pranojmë të nënshtrohemi”.

E pashë këtë në sytë dhe zemërimin e shumë rusëve etnikë të armatosur në Ukrainën lindore.  Ata ndiheshin të braktisur, të përbuzur, të lënë jashtë pjesës tjetër të Ukrainës, dhe u desh të ktheheshin në Rusi për të mbrojtur përkatësinë e tyre ruse.

Një pjesë e elitës urbane të Rusisë, ka parë shumë nga bota e jashtme, sa të mos e “blerë” këtë mesazh të thjeshtëzuar.

Por nacionalistët e saj dhe punonjësit shtetërorë e përqafojnë atë, dhe shumë njerëz nga Rusia rurale, nuk e kanë parë asnjëherë botën e shndritshme që shtrihet përtej. Jeta aty mbetet e vështirë, madje edhe shifrat zyrtare pranojnë se 14 për qind e rusëve jetojnë nën “koston minimale të jetesës”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass.

Brenda narrativës “ne dhe ata”, vijnë këto pretendime gjithnjë e më të zhurmshme perëndimore të kërcënimit rus. Një debat aq partizan i politikës së Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, që nganjëherë është e vështirë ta dimë nëse Rusia e ka minuar në mënyrë inteligjente të gjithë procesin zgjedhor të SHBA-së, dhe bashkëpunuar me ekipin elektoral të  Trump, apo ka hakerat e saj të ngathët kanë arritur të vjedhin vetëm disa e-maile, dhe lejojnë disa nga simpatizantët e saj të jenë shumë pranë disa prej stafit më të dobët apo të padobishëm të Trump.

Është e vështirë që të dihet me saktësi, me tanket e mbështetura nga Rusia që gjenden ende në Donjeck dhe avionët në Siri, nëse po shohim një përpjekje ekspansioniste të Moskës që së shpejti do të mësyjë mbi shtetet baltike ose të fikë dritat në Londër, apo një Rusi nervoze që vetëm sa po kontrollon kërcënimet ajo sheh në afërsi të lagjes së saj.

Rusët e shohin Perëndimin përmes prizmit të mediave shtetërore. Aspekti më shqetësues, është se ky dallim s’ka shumë rëndësi. Ky lloj perceptimi i Rusofobisë (apo një kërcënim real rus), është ose ajo çka Kremlini dëshiron, për të justifikuar skemat e tij më agresive, apo është ajo që Kremlini mendon se duhet të kundërpërgjigjet, për të mos u dukur i dobët.

Vladimir Putin, e ka rrethuar prej kohësh veten jo me vizionarë të teknologjisë moderne, por me burra në një moshë me të vjetër, të një periudhe që ai e quajti si “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit XX-të” – shembjen e Perandorisë Sovjetike.

Ai ende e ndjen atë personalisht dhe dëshiron të shohë pjesërisht të korrigjuar ndryshimin e balancave të fuqisë botërore, dhe me siguri duhet të mërzitet se si publiku amerikan, ka zgjedhur një president kaq të aftë të zvogëlojë ndikimin e SHBA-së në të gjithë botën.

Kremlini i merr gjërat personalisht. Mund të duket jo proporcional në pamje të parë, por jo kur krahasohet me vuajtjet e jashtëzakonshme të epokës sovjetike, dhe kolapsin brutal të viteve 1990.

Por duke e njohur Rusinë si kërcënim që shfaqet gjithnjë e më shumë, politikanët e njohur perëndimore janë gjithashtu duke siguruar që Moska të ketë pak mundësi zgjedhje, përveç përmbushjes së profecisë.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: Britaninë e MadheCNNenergjetikrrjetinRusetsabotojnë

TË LIDHURA

BE: Mbështetje për Ukrainën, kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë
Bota

BE: Mbështetje për Ukrainën, kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë

15:13 | 16/08/2025
Zelensky reagon sërish për Samitin e Alaskës: Duhet të arrihet paqja e vërtetë, jo thjesht një pauzë tjetër
Bota

Zelensky reagon sërish për Samitin e Alaskës: Duhet të arrihet paqja e vërtetë, jo thjesht një pauzë tjetër

13:15 | 16/08/2025
Starmer pas takimit Trump-Putin: Presidenti i SHBA-ve na ka sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës në Ukrainë
Bota

Starmer pas takimit Trump-Putin: Presidenti i SHBA-ve na ka sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës në Ukrainë

12:45 | 16/08/2025
Next Post
“Komedia me policinë vazhdon, rrahu vajzat deputete kurse sot…”

Paralajmëron Vasili: Mbroni veten, dita e gjykimit vjen shpejt!

Tentoi të qëllonte me thikë të birin, arrestohet 54-vjeçari i dehur

Godet me thikë adoleshentin, arrestohet autori

Çmendet dibrani, dhunoi dhe kanosi me armë gjahu djalin dhe gruan

Çmendet dibrani, dhunoi dhe kanosi me armë gjahu djalin dhe gruan

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Air Canada pezullon të gjitha fluturimet, preken 130 mijë pasagjerë për ditë
Ekonomi

Air Canada pezullon të gjitha fluturimet, preken 130 mijë pasagjerë për ditë

by mirseda
15:16 | 16/08/2025
0

Air Canada ka pezulluar të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe ato brenda vendit, duke prekur rreth 130,000 pasagjerë...

BE: Mbështetje për Ukrainën, kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë

BE: Mbështetje për Ukrainën, kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë

15:13 | 16/08/2025
Dinamo prezanton sulmuesin Bernard Berisha, i gatshëm për Play-Off

Dinamo prezanton sulmuesin Bernard Berisha, i gatshëm për Play-Off

14:42 | 16/08/2025
Tentoi të vriste fqinjin duke e shtypur me makinë, arrestohet 32-vjeçari

Tentoi të vriste fqinjin duke e shtypur me makinë, arrestohet 32-vjeçari

14:36 | 16/08/2025
Pl*gosi bashkëjetuesen pas sh*rrit në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Pl*gosi bashkëjetuesen pas sh*rrit në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

13:37 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com