Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Cila është origjina e terrorizmit islamik?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Cila është origjina e terrorizmit islamik?

Sergey Latyshev/“Katehon”

Termi “terrorizëm islamik” shkakton një alergji akute, sidomos në mesin e myslimanëve. Kritikët argumentojnë se Islami është një fe e paqes dhe dashurisë, dhe se terrorizmi nuk mund të jetë i lidhur me një fe apo kombësi të caktuar, sepse terroristët s’janë gjë tjetër përveçse kriminelë.

Sigurisht, ne mund ta shikojmë këtë problem nga ky këndvështrim. Shumë myslimanë, liberalë dhe të majtë zakonisht e bëjnë këtë. Disa prej tyre në mënyrë të sinqertë, ca të tjerë jo. Por pjesa tjetër e botës e refuzon këtë “korrektesë politike”, për shkak se është e lehtë të shihet lidhja e ngushtë ndërmjet Islamit politik modern dhe terrorizmit.

Përveç kësaj, vetë terroristët i referohen vazhdimisht Allahut dhe Kuranit, ata e perceptojnë botën rreth tyre përmes prizmit të xhihadit. Kjo është arsyeja pse termi “terrorizëm islamik” ka të drejtë të ekzistojë. Islami dhe terrorizmi janë të lidhur mes tyre – ky është një fakt që nuk varet nga dëshirat tona subjektive, dhe s’ka nevojë të zhvillojmë një luftë deklaratash për ta konfirmuar apo mohuar atë. Sepse në Kuran, ashtu si edhe në Bibël, ka fjali që mund të shpjegojnë çdo veprim të dhunshëm. Për shembull, Ungjilli i Mateut thotë se Krishti solli “jo paqen, por shpatën” për botën, dhe me këtë citim frymëzoi dhe justifikoi pjesëmarrësit në kryqëzatat e Mesjetës. Jo të gjithë myslimanët janë terroristë. Por a janë të gjitha terroristët myslimanë?

Ekzistojnë lloje të ndryshme të terrorizmit. Ndonjëherë terroristët frymëzohen nga ideologjia, etnia, dhe nganjëherë nga feja. Ndonjëherë nga të gjitha së bashku. Si rregull, qëllimi i tyre nuk është të fitojnë, por të frikësojnë armikun dhe diskreditojnë pushtetin, për të krijuar parakushtet për uzurpimin e tij. Gjithashtu, terrorizmi është gjithmonë i mirë-financuar, pasi asgjë nuk funksionon pa para. Shumë shpesh, terroristët marrin fonde nga vendet e tjera që i përdorin kundër rivalëve të tyre. Në ndonjë rast, vetë terroristët i detyrojnë vëllezërit e tyre të paguajnë “taksa”, apo të fitojnë para nëpërmjet veprimtarive kriminale, më së shumti nëpërmjet prodhimit dhe shitjes së drogës…

Cilat janë llojet e terrorizmit?

Terroristët ideologjikë luftojnë padrejtësitë shoqërore të botës kapitaliste. Ata mund të gjenden në Amerikën Latine dhe Azi. Tek ta, feja nuk luan një rol të madh. Një nga shembujt e terrorizmit etnik, që është i bazuar tek kërkesat socio-ekonomike ndaj rendit ekzistues janë grupimet e shumta kurde. Natyrisht, ata nuk e konsiderojnë veten terroristë, dhe preferojnë termin “lëvizje nacionalçlirimtare”. Pretendimet e tyre mund të jetë e drejta, por metodat mbeten terroriste. Kurdët nuk kanë dallime fetare me turqit, sirianët, irakianët dhe iranianët, dhe janë aktivë në të gjitha këto vende, dhe pavarësisht përpjekjeve kanë treguar një paaftësi të vazhdueshme për të krijuar shtetin e tyre. Fqinjët e tyre gjithashtu nuk duan të humbasin një pjesë të territorit të tyre. 

Çfarë është e veçantë tek terroristët islamikë?

Të gjitha llojet e tjera të terrorizmit, janë probleme të brendshme të vendeve të ndryshme, dhe jo probleme globale. Në fillim, e njëjta situatë ishte edhe me terrorizmin islamik. Shfaqja e shtetit të Izraelit në Lindjen e Mesme në vitin 1948, çoi në një rritje drastike të aktiviteteve terroriste, dhe daljen në skenë të grupeve terroriste palestineze, teksa Izraeli dhunonte të drejtat e palestinezëve.

Me mbështetjen e vendeve të tjera, numri i terroristëve u rrit ndjeshëm, dhe ata u bënë më radikalë. Kjo luftë u përhap në të gjithë botën. Por, në përgjithësi, ajo qe një luftë ndërmjet izraelitëve, të cilët kishin ndihmën e aleatëve perëndimorë, dhe palestinezëve, që morën mbështetjen e arabëve dhe aleatëve të tjerë. Pas luftës në Afganistan, terrorizmi islamik fitoi një karakter global.

SHBA-ja arriti të joshë Bashkimin Sovjetik të përfshihen në këtë luftë. Me ndërhyrjen në grindjet e brendshme në Afganistan dhe vendosjen e kukullat të saj në Kabul, Moska u gjend në një situatë në të cilën Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë tani. Apo ndoshta edhe më keq. Shumë liderë afganë rajonalë dhe të gjitha shtetet fqinje iu kundërvunë “šouravī-t” (pushtimit).

Nga këto vende, vendet kryesore perëndimore, por edhe Kina, muxhahedinët afganë morën financime në para dhe armë, ndërsa vullnetarë të shumtë iu bashkuan. U krijua një përzierje e rrezikshme e Islamit dhe terrorizmit. Pas largimit të BS, ky koktejl u përhap në gjithë botën islame.

Ish-sponsorët e këtij projekti (SHBA, vendet e tjera perëndimore, Kina dhe disa regjime arabe) u bënë vetë armiq të këtij terrorizmi islamik të politizuar. Pra, ndaj botës u shfaq kërcënimi i terrorizmit islamik. SHBA, Bashkimi Sovjetik, Izraeli, Kina, vendet e tjera që u përpoqën të realizojnë qëllimet e tyre, të cilat mbështesin tek “armët e të dobëtit” ose nga lufta me duart e të tjerëve – të gjithë janë përgjegjës për këtë kërcënim.

Megjithatë, është qesharake të fajësohen vetëm forcat e jashtme dhe provokatorët e huaj. Myslimanët duhet t’i kushtojnë vëmendje vetes së tyre. Çfarë bënë ata për të ndalur terrorizmin? A nuk janë ata duke fajësuar të tjerët për problemet, kur në fakt duhet të fajësojnë veten? Për shembull, si mund t’u sigurohet myslimanëve në çdo vend një standard i denjë jetese, kur ata kanë një normë të tillë të lartë të lindshmërisë? Asnjë ekonomi nuk mund ta përballojë atë! Dhe nuk janë gjermanët, amerikanët apo rusët që duhen fajësuar për këtë.

Përfundimet tona

Gjithkush e pranon se Islami ka një potencial të fuqishëm mobilizimi. Ajo është feja me e re, më kërkuese dhe më prozelitike në botë. Në aleancë me infrastrukturën terroriste, pakënaqësinë e masave, kushtet socio-ekonomike, korrupsionin dhe dobësinë e bazës së tyre ekonomike, ne ndodhemi këtu ku jemi. Është e pamundur të krijohet një parajsë në këtë botë.

Megjithatë, myslimanët kanë filluar të urrejnë gjithnjë e më shumë ata që dyshojnë se po i pengojnë të jetojnë me dinjitet. Shumë  prej tyre vendosin të zgjedhin rrugën e martirizimit. Pra, shndërrohen në terroristë islamikë: ata nuk janë të frikësuar se po humbin një jetë që nuk e vlerësojmë, dhe janë të gatshëm të vdesin në çdo moment për atë që ata e quajnë Islam, për hir të begatisë së supozuar që gjendet në botën tjetër.

Përfundimi nga e gjithë kjo mund të jetë vetëm një: problemi që është shkaktuar nga e gjithë bota, duhet të zgjidhet nga e gjithë bota. Islami nuk është i lidhur gjithmonë me terrorizmin. Islami ka ekzistuar dhe do të ekzistojë gjithmonë. Terrorizmi është një parazit që duhet të mposhtet pa mëshirë. Por kjo s’mund të arrihet pa pjesëmarrjen aktive të vetë myslimanëve. Ata duhet të kuptojnë: terroristët islamikë janë kryesisht armiqtë e tyre. Dhe këta të fundit, hedhin një hije dyshimi mbi të gjithë myslimanët.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

*Katehon është një think-tank mbi çështjet ndërkombëtare me qendër në Moskë

Tags: KatehonSergey Latyshevterrorizmi islamik

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Rama pyet demokratët: Për çfarë do votoni PD-në? Ata nuk dinë të bëjnë shtet

Rama pyet demokratët: Për çfarë do votoni PD-në? Ata nuk dinë të bëjnë shtet

Kryeministri Rama tregon pse nuk është bërë drejtësi për 21 janarin

Kryeministri Rama tregon pse nuk është bërë drejtësi për 21 janarin

Politika në Tiranë solidaritet ndaj Londrës pas sulmit në Mançester

Politika në Tiranë solidaritet ndaj Londrës pas sulmit në Mançester







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com