Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Charles Michel: Ballkani Perëndimor do të jetë gati për anëtarësim në BE në vitin 2030

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Presidenti i KE vizitë zyrtare në Tiranë

Sërish shpresa për anëtarësim nga Forumi i Bledit në Slloveni me pjesëmarrje të krerëve të rajonit dhe atyre nga BE. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel u shpreh në forum, se viti 2030 do të duhej të ishte afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate për anëtarësim të jenë të gatshme për zgjerim. Por ajo që duhet bërë deri atëherë. Vendet e Ballkanit Perëndimor “duhet të zgjidhin konfliktet e tyre dypalëshe”, theksoi Michel. “Nuk ka bashkëpunim pa pajtim. Dhe, të jemi shumë të qartë, nuk ka vend në BE për konfliktet e së kaluarës”, tha Presidenti i Këshillit Evropain, Charles Michel.

Përplasje mes Kurtit dhe Brnabiq

Në një panel në hapje të Forumit të Bledit që po zhvillon punimet në Slloveni replikuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Kryeministri Kurti tha se qeveria e tij është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por procesi po vështirësohet nga veprimet e Beogradit zyrtar. Ndërsa, kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiq, tha se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa zbatim të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti iu referua një deklarate të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq që Serbinë dhe Kosovën e cilësoi një shtet, dhe shtoi, se normalizimi i marrëdhnënieve mund të bëhet vetëm duke zbatuar marrëveshjen bazë për të cilën ai dhe Vuçiq janë dakorduar. Kjo marrëveshje në opinion njihet si plani franko-gjerman. “Dua t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë një gjë të tillë, nëse për shembull fqinji im do të ishte Republika Çeke, por normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë më i vështirë. Mund të ndodhë, sepse ne duhet ta zbatojmë marrëveshjen bazë për të cilën unë dhe presidenti serb jemi pajtuar në Bruksel, por normalizim në psikologji do të thotë mungesë e ngatërrimit të realitetit me fantazinë e ky është një aspekt tjetër, në të cilin unë nuk mund të ndihmoj”, tha kryeministri Kurti.

Kundërpërgjigjja e kryeministres së Serbisë ishte e menjëhershme. Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjen e vitit 2013, tha Brnabiq. “E vetmja gjë që Prishtina duhej të bënte në përputhje me marrëveshjen e parë për normalizim marrëdhëniesh ishte themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Gati 11 vjet më pas ka ndodhur gjithçka përveç themelimit të këtij Asociacioni. Themelimi i tij do të hapte rrugën që Serbia të ndërmarrë hapa pozitiv drejt shtensionimit të plotë të situatës në veri të Kosovës”, tha Brnabiq.

Në veri të Kosovës situata u tensionua gjatë muajit maj kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe nën përcjelljen e policisë u vendosen në objektet komunale. Ata po kundërshtohen ashpër nga banorët lokalë. Autoritetet ndërkombëtare vazhdimisht bëjnë thirrje për ulje tensionesh duke kërkuar pezullimin e operacioneve në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të serbëve në to.

Lajçak: Përgatitje për takim të ri të nivelit të lartë në dialog në shtator

Në Forumin e Bledit në Slloveni ndërmjet sesioneve, i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak takoi kryeministrin Kurti, në përpjekje për të organizuar një raund të ri të bisedimeve të nivelit të lartë, që parashihet të mbahet në shtator. “Çështja kryesore e takimit ishin përgatitjet e takimit të ri të nivelit të lartë në dialog në shtator, me fokus në normalizimin e raporteve”, shkroi Lajçak në X, dhe paralajmëroi edhe takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /DW

TË LIDHURA

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin
Politikë

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

22:43 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025
Next Post
“E pashë vëllain të vdiste para meje”! Familja e Klajdit kërkon drejtësi për 23-vjeçarin e vrarë

“E pashë vëllain të vdiste para meje”! Familja e Klajdit kërkon drejtësi për 23-vjeçarin e vrarë

I dënuar me 25 vite burg për trafik armësh në Peru, arrestohet ukrainasi në Morinë

I dënuar me 25 vite burg për trafik armësh në Peru, arrestohet ukrainasi në Morinë

Sulmi kibernetik më Shqipëri/ Ministri i Mbrojtjes: Do të ketë dhe në të ardhmen

Zjarret i lënë vendin shiut, Peleshi: Shmangëm rrezikun, por mund të ketë problem nga përmbytjet

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!
Showbizz

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

by mirseda
22:47 | 06/10/2025
0

Florjan Binaj ka bërë një lëvizje surprizë në skenën publike, duke njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij si...

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

22:43 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

21:37 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com