Mbrëmja e së mërkurës në Champions League duket se qenka ‘mallkim’ për skuadrat e mëdha. Pas humbjes së Real Madrid dhe Romës ku përballë kishin kundërshtarë të lehtë, është radha e ‘big-ve’ të tjerë që të turpërohen.
Juventusi është ndëshkuar nga zviceranët e Yong Boys, pas një gabimi në mbrojtje dhe kanë shkaktuar një penallti.
Edhe Manchester City është ndëshkuar në të njëjtën mënyrë në ndeshjen që zhvillon në shtëpi dhe përballë ka gjermanët e Hofenhaim.
Valencia nga ana tjetër është duke fituar përballë Manchester United me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Soler. Edhe Lyon është duke u mposhtur nga Shakhtari.