Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 17 prill?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 17 prill?

1492 – Kristofor Kolombi nënshkruan kontratën me Spanjën, për të gjetur një rrugë të shkurtër detare për në Indi. Shumë historianë pretendojnë se Kolombi besonte se bota ishte e rrumbullakët dhe se një person mund të niset nga njëra anë e të mbërrijë në pikën e nisjes, pa u kthyer nga rruga. Ai u nis për të provuar se një udhëtim përtej Atlantikut drejt Azisë ishte i mundur. Udhëtimi kushtonte, ndaj Kolombi kërkoi pagesa të larta për shërbimet e tij; 10 për qind të të gjithë pasurisë (ari, erëza, tekstile, skllevër etj), që Spanja do të merrte nga tokat që ai do të vizitonte. Mbi të gjitha, Kolombi kërkoi që të quhej mëkëmbës i mbretit në tokat e zbuluara, si dhe admiral i deteve dhe oqeaneve.

1524 – Eksploruesi fiorentinas, Giovanni Verrazano, zbuloi gjirin e New Yorkut për llogari të francezëve. Gjatë udhëtimit të tij të tretë në Amerikën e Veriut, pasi kishte eksploruar Floridën, Bahamas dhe Antillet, Verrazzano ankoroi anijet e tij dhe zbriti në ishullin Guadeloupe, ku ra në duart e banorëve kanibalë (1528). Burime të tjera sugjerojnë se Verrazzano u ekzekutua për pirateri nga spanjollët në Puerto del Pico, Spanjë.

1534 – Sir Thomas More burgoset në Kullën e Londrës. Ai ishte avokat, filozof, autor, burrë shteti. Kur mbreti Henry shpalli veten udhëheqës suprem të Kishës në Angli, duke krijuar Kishën Anglikane që e lejoi atë të rimartohej, Thomas More dha dorëheqjen nga posti i këshilltarit të mbretit, në shenjë proteste. Gjithashtu, ai vazhdoi të argumentonte kundër divorcit të Henrit dhe ndarjes me Romën. Në vitin 1534, Thomas More u arrestua, u gjykua për tradhti dhe, më 6 korrik 1535 u ekzekutua në Tower Hill, Londër. Thomas More është shenjtor i Kishës Katolike.

1629 – Importohen për herë të parë kuajt në koloninë e Gjirit Massaçusets. Fillimisht, ata u sollën nga spanjollët në vitet 1500, por banorët autoktonë (indianët e Amerikës) nuk treguan ndonjë interes dhe kuajt u lëshuan në gjendje të lirë, të egër, duke u shtuar e duke u përhapur në mbarë kontinentin.

1704 – Botohet për herë të parë gazeta e suksesshme amerikane, Boston News-Letter, nga John Campbell, i njohur si librashitësi i Amerikës.

1790 – Atdhetari amerikan dhe nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë, Benjamin Franklin, vdiq në Filadelfia, në moshën 84 vjeç. Ai është cilësuar si një nga njerëzit më të jashtëzakonshëm që bota ka njohur ndonjëherë: Franklin ndihmoi në themelimin e kombit të ri dhe u bë përcaktuesi i të qenit amerikan; njeriu praktik; shkrimtar, botues, shpikës, diplomat, biznesmen, muzikant, shkencëtar, humorist, udhëheqës shoqëror civil, kozmopolitan, gjeni.

1922 – Zhvillohet ceremonia e përurimit të punimeve për ndërtimin e shkollës Teknike Amerikane në Tiranë. I pranishëm ishte drejtori i Kryqit të Kuq amerikan për operacione jashtë vendit, Dr. A. Ross Hill, i ftuar nga kryeministri Xhafer Ypi. Ceremonia u zhvillua në oborrin e “Kolegjit të vjetër”, ku ishin mbedhur një numër i madh banorësh të Tiranës, nën tingujt e bandës muzikore të Vatrës nga Bostoni, dirigjuar nga kapiteni Thoma Nasi.

1961 – Rreth 1500 emigrantë të armatosur kubanë, të përgatitur nga CIA, zbarkojnë në Gjirin e Derrave në Kubë, për të nxitur një rebelim për të përmbysur regjimin. Ata u mbështetëtn nga qeveria amerikane dhe deri më 20 prill, shumica ishin vrarë ose kapur. Në dhjetor 1962, Kastro i liroi robërit në këmbim të 53 milionë dollarë ndihma në ushqim dhe ilaçe të siguruara privatisht në Shtetet e Bashkuara.

1969 – Palestinezi Sirhan Sirhan dënohet për vrasjen e Robert F. Kennedy. Ai vuan dënim të përjetshëm në një burg në San Diego, Kaliforni. Sirhani lindi në Jeruzalem, më 1944, por kishte emigruar në SHBA kur ishte fëmijë. Në vitin 1989, ai i tha gazetarit David Frost se problemi i tij i vetëm me Robert Kenedin ishte mbështetja për Izraelin.

1970 – Anija hapësinore Apollo 13 arriti në Tokë në mënyrë të sigurtë, pas fluturimit të dështuar në Hënë, për shkak të një avarie.

1975 – Kamboxhia – Phnom Penhi bie në duart e Khmer Ruzhëve; lufta e nxehtë pesëvjeçare civile kamboxhiane mori fund dhe do të zëvendësohej nga terrori i kuq. Khmer Ruzhët ishin komunistë dhe për 4 vjet në pushtet, e kthyen Kamboxhian në “fushë masive vrasjesh”, sipas filmit “Killing Fields”. Khmer Ruzhët besonin se brezi i prindërve ishte i përlyer e njollosur me kapitalizëm; ata i ndanë fëmijët nga prindërit për t’i indoktrinuar me komunizëm, si dhe hapën kurse e shkolla për t’u mësuar atyre metodat e torturës në njerëz. Pol Poti ishte udhëheqësi i tyre kryesor; para se të kthehej në Kamboxhia, Pol Poti kishte qenë në Paris, ku ishte bërë anëtar i Partisë Komuniste Franceze. Khmer është emri etnik i kamboxhianëve dhe shprehja “Khmer Rouge”, frëngjisht për “Khmer i Kuq” u përdor për herë të parë nga princi Norodom Sihanouk, për të cilësuar komunistët në Kamboxhia.

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Operacioni blic “shkrin” Policinë e Portit Durrës, arrestohen 10 doganierë

Operacioni blic "shkrin" Policinë e Portit Durrës, arrestohen 10 doganierë

Shtypi i ditës, 17 prill 2017

Shtypi i ditës, 17 prill 2017

Shtypi nga bota, 17 prill 2017

Shtypi nga bota, 17 prill 2017







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com