Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

9 Tetor 1940 – Lind këngëtari i shquar britanik John Lennon

John Winston Ono Lennon, (9 Tetor 1940 – 8 Dhjetor 1980) ishte muzikant, këngëtar, kompozitor dhe aktivist i paqes. Ai fitoi famë botërore, si një nga anëtarët themelues të “The Beatles”, një nga grupet muzikore më me ndikim dhe sukses të shekullit XX-të, ndërsa shkroi disa nga këngët më popullore në historinë e “rock and roll”-it.

Lennon është renditur si kompozitori i dytë më i suksesshëm në historinë e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, pas Paul Mccartney. Lennon zbuloi një natyrë rebele në muzikë, libra, konferenca shtypi dhe intervista. Ai ishte kontrovers në punën e tij si aktivist dhe artist i paqes. Pas “The Beatles”, Lennon gëzoi një karrierë të suksesshme solo me albume të njohura si “John Lennon/Plastic Ono Band dhe Imagine”, me këngët ikonë si “Give Peace a Chance” dhe “Imagine”.

Pas një “daljeje në pension” të vetëimponuar gjatë viteve 1976-1980, Lennon u rishfaq në tregun muzikor me një album të ri të titulluar ”Double Fantasy”, por u vra më pak se një muaj pas publikimit të tij. Albumi fitoi çmimin muzikor “Grammy”, si albumi më i mirë i vitit 1981.

9 Tetor 1963 – Katastrofa e Vajontit

Të pakën 1450 njerëz mbetën të vdekur në Italinë Veriore, kur shkarjet masive të dherave dhe shkëmbinjve, të shkaktuara nga rreshjet intensive të dhiut, mbi ujëmbledhësin e digës së Vajontit shkaktuan një dallgë gjigande 250 metra të lartë, e cila e kapërceu digën dhe u turr poshtë luginës duke fshirë gjithçka që gjeti përpara. Policia u udhëzua të paralajmëronte të gjithë banorët në fshatin Erto për të qenë vigjilentë, ndërsa banorët në fshatrat Longarone, Pirago, Rivalta, Villanova dhe Fae që u vunë në dijeni, dhe qenë ikërisht ata që u përballën me katastrofën, duke vdekur thuajse të gjithë.

9 Tetor 1944 – Winston Churchill dhe Josif Stalin, takohen për të ndarë zonat e tyre të ndikimit në Evropën pasluftës

Kryeministri britanik dhe ai sovjetik, hapën punimet e një konference 9-ditore në Moskë, gjatë së cilës u diskutua lufta e përbashkët kundër Gjermanisë naziste, dhe e ardhmja e Evropës së pasluftës. Disfata e Gjermanisë tanimë dukej e pashmangshme, ndërsa Stalini ishte i përgatitur të ndërhynte në luftën kundër Japonisë, sapo Gjermania të dorëzohej zyrtarisht.

Ky këndvështrim optimist, bëri që një pjesë e konsiderueshme e bisedimeve të përqëndrohej tek sferat relative të ndikimit të dy superfuqive, në mjedisin evropian të pasluftës. Churchilli lejoi që Rumania, e cila po çlirohej nga trupat e Stalinit nga kontrolli gjerman, të mbetej tërësisht nën ndikimin e Moskës. Ndërkohë kryeministri britanik, u kujdes ta mbante Ushtrinë e Kuqe larg Greqisë. “Britania duhet të jetë fuqia kryesore e Mesdheut”- i tha ai Stalinit. Kësisoj ata arritën një marrëveshje shkëmbimi:Rumania për Greqinë.

9 Tetor 1967 – Vritet guerrilasi revolucionar, Ernesto Che Guevara

Udhëheqësi revolucionar komunist, Che Guevara, 39 vjeç, u pushkatua nga trupat boliviane. Forcat boliviane, të mbështetura nga ushtria amerikane e kapën Guevara-n më 8 Tetor, teksa ishin duke u përleshur me grupin e tij të guerilasve në Bolivi, dhe e vranë atë ditën e nesërme. Duart e Che u prenë si dëshmi e vdekjes së tij, ndërsa trupi u varros në një varr të panjohur. Në vitin 1997, eshtrat e Guevarës u gjetën dhe u rrikthyen në Kubë, ku u rivarrosën në një ceremoni zyrtare, ku mori pjesë Presidenti Fidel Castro dhe mijëra kubanë.

9 Tetor 1970 – Në Kamboxhia, shpallet Republika e Khmerëve të Kuq

Në marsin e vitit 1970, një grusht shteti i udhëhequr nga gjenerali kamboxhian Lon Nol, rrëzoi qeverinë e princit Norodom Sihanouk në Phnom Penh. Ndërmjet viteve 1970-1975, Lon Nol dhe ushtria e tij, me mbështetjen e SHBA-së luftoi kundër Khmerëve të Kuq Komunistë për kontrollin e Kamboxhias.

Gjatë atyre 5 viteve luftimesh të ashpra, gjetën vdekjen rreth 10 përqind e 7 milionë banorëve të Kamboxhias. Kur forcat amerikane u larguan nga Vietnami i Jugut në vitin 1973, si kamboxhianët ashtu edhe vietnamezët e jugut, e panë veten të vetëm në luftë kundër komunistëve.

Pa mbështetjen e SHBA-së, forcat e Lon Nolit iu nënshtruan Khmerëve të Kuq në prillin e vitit 1975. Ata boshatisën menjëherë kryeqytetin Phnom Penh, dhe nisën fushatën për të “rregulluar” shoqërinë kamboxhiane, e cila rezultoi në një “fushatë masakrash” të tmerrshme. Nën rregjimin brutal të Khmerve të Kuq, qindra mijëra kamboxhianë u vranë ose vdiqën si pasojë e lodhjes, urisë dhe sëmundjeve.

9 Tetor 1934 – Në qytetin e Marsejës në Francë, një revolucionar maqedonas i lidhur me terroristët kroatë në Hungari, vret në një atentat ​​mbretin Aleksandri I të Jugosllavisë, dhe ministrin e jashtëm francez, Louis Barthou. Të dy kishin qenë në një turne kryeqyteteve të Evropës, në kërkim të një aleance kundër Gjermanisë naziste. Kjo ngjarje, shtoi kërcënimet për një luftë midis Jugosllavisë dhe Hungarisë, por përplasja e armatosur u shmang nga Lidhja e Kombeve.

9 Tetor 1708 – Një ushtri ruse e komanduar nga Pjetri i Madh, mposhti suedezët në betejën e Lesnajas.

9 Tetor 1760 – Trupat austriake dhe ruse, hyjnë në Berlin dhe fillojnë të djegin dhe plaçkitin qytetin.

9 Tetor 1779 – Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si një reagim kundër futjes në përdorim në fabrikave të tehzgjahut të mekanizuar, që gradualisht do të zëvendësonte punën e krahut.

9 Tetor 1941– Presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt, kërkon miratimin nga Kongresi të armatosjes së anijeve tregtare të SHBA-së.

9 Tetor 1950 – Forcat e OKB-së, kalojnë paralelin 38 në Korenë e Jugut, dhe fillojnë të sulmojnë veriun duke marshuar në drejtim kryeqytetit koerano-veriore, Phenian.

9 Tetor 2012– Talebanët plagosin rëndë aktivisten e re për të drejtat e grave në Pakistan, Malala Yousafzai. Ajo i mbijetoi sulmit, dhe që atëherë është bërë një nga zërat kryesorë për edukimin e vajzave në botë. Në vitin 2014, në moshën 17-vjeçare, Malala fitoi çmimin Nobel për Paqe.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 9 tetor 2017

Shtypi nga bota, 9 tetor 2017

Sot luhet Shqipëri-Itali, kujdes ku parkoni; Ja rrugët që do të bllokohen

Sot luhet Shqipëri-Itali, kujdes ku parkoni; Ja rrugët që do të bllokohen

Ja strategjia e Ramës për të hequr “llumin” nga AKU-ja, burgjet, hipotekat dhe spitalet

Rama, qytetarëve: Si të “fusni mik” për ta çuar shqetësimin tuaj lart në qeveri

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shkodra “në bllokim”, hyrja e qytetit paralizohet nga trafiku
Aktualitet

Shkodra “në bllokim”, hyrja e qytetit paralizohet nga trafiku

by mirseda
16:56 | 09/06/2025
0

Hyrja e qytetit të Shkodrës është nyja më shqetësuese për drejtuesit e automjeteve. Dita e parë e...

Ndalimi i flamurit të UÇK-së, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Shqipëria është e përjetshme!

Ndalimi i flamurit të UÇK-së, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Shqipëria është e përjetshme!

16:51 | 09/06/2025
Sylvinho para ndeshjes: Kujdes nga Letonia, kam dilema për formacionin

Sylvinho para ndeshjes: Kujdes nga Letonia, kam dilema për formacionin

16:48 | 09/06/2025
Drama në Greqi: Foshnja ndërron jetë, dyshohet dhunë nga prindërit

Drama në Greqi: Foshnja ndërron jetë, dyshohet dhunë nga prindërit

16:43 | 09/06/2025
Ndeshja me Letoninë, trajneri Sylvinho në konferencë

Ndeshja me Letoninë, trajneri Sylvinho në konferencë

16:29 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com