Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 8 gusht?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 8 gusht?

1793 – Shpërthen Kryengritja e Lyonit, që kishte filluar në qershor. Lyoni ishte i vetmi qytet në Francë përveç Parisit me një popullsi mbi 100.000 banorë. Revolta ishte kundër Konventës Kombëtare, pra ishte një lëvizje kundër-revolucionit francez, dhe u shtyp në dhjetor të po atij viti.

1876 – Shpikësi Thomas Edison merr një patentë për shaptilografin të tij. -pajisja e re u përhap me shpejtësi – ajo kushtonte shumë pak në krahasim me të shtypurit tradicional dhe nuk kishte nevojë për punëtorë radhitës e të kualifikuar – pasardhësi i shaptilografit u bë makina e kopjimit që filloi të përdorej për herë të pare në vitet 1970.

1879 – Në një fshat të thellë të Meksikës lindi Emiliano Zapata Salazar – figurë e revolucionit meksikan, udhëheqësi kryesor i revolucionit fshatar në shtetin e Morelos, dhe themelues i lëvizjes agrare të quajtur Zapatismo. Emiliano Zapata vazhdon sot e kësaj dite, sidomos në jug të Meksikës, të jetë simbol i lirisë fshatare dhe dëshirës për një cope tokë, veçanërisht mes banorëve autoktonë. Historianë thonë se në periudhë afatgjatë, Zapata bëri më shumë për idealet e tij në vdekje sesa në jetë. Si shumë idealistë, Zapata u bë martir, pas vrasjes së tij të pabesë. Edhe pse Meksika ende nuk ka zbatuar llojin e reformës së tokës që Zapata donte, ai kujtohet si vizionar a largpamës që luftoi për bashkatdhetarët e tij. Ka debate në lidhje me portretizimin e Emiliano Zapatës dhe pasuesve të tij; nëse ishin banditë apo revolucionarë. Por në kohët moderne, Zapata është një nga heronjtë më të nderuar të Meksikës. Shumë libra janë shkruar, këngë kënduar e filma realizuar për Zapatën; Filmi që shqiptarët mbajnë mend është Viva Zapata (prodhim amerikan,1952) me Marlon Brandon në rolin e Zapatës dhe Anthony Quinn në rolin mbështetës të Panço Vilës; drejtori i filmit, Elia Kazan; skenarist, shkrimtari i njohur John Steinbeck.

1885 – Më shumë se 1.5 milionë njerëz marrin pjesë në funeralin e Ulysses S. Grant (63 vjeç) në New York. Si Komandant i Përgjithshëm, Grant kishte udhëhequr ushtrinë e Bashkimit duke dalë fitues ndaj ushtrisë së Konfederatës në Luftën Civile Amerikane. Pas Luftës Civile, Grant shërbeu dy mandate si president dhe punoi për të stabilizuar vendin gjatë periudhës së trazuar së Rindërtimit të pas luftës. Më 14 prill 1865 Lincoln (56 vjeç) u qëllua për vdekje nga John Wilkes Booth në Teatrin Ford dhe vdiq të nesërmen në mëngjes.Vrasja ishte pjesë e një komploti që kishte në shënjestër një numër drejtuesish të qeverisë. Po atë ditë, gjeneral Grant mori pjesë në një takim të kabinetit, dhe Linkolni e ftoi atë dhe gruan e tij në teatër, por Grant i tha se kishte plane të tjera. Shumë njerëz, përfshirë edhe vetë Ulysses Grant, mendonin se Grant kishte qenë objektiv i komplotit. I pranishëm në funeralin e Linkolnit më 19 prill 1865, Ulysses Grant qëndroi i vetëm dhe qau haptas, duke thënë: “Linkolni, ishte pakontestueshëm njeriu më i madh që kam njohur ndonjëherë”.

1974 – Presidenti Richard Nixon, në një fjalim televiziv në mbarë vendin, njoftoi dorëheqjen duke filluar nga mesdita e ditës së nesërme – Nikson është presidenti i parë dhe i vetmi që ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Tags: Emiliano ZapataLyonRichard NixonThomas EdisonUlysses S. Grant

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Parashikimi i motit për sot, 8 Gusht 2017

Parashikimi i motit për sot, 8 Gusht 2017

Zgjedhjet e 25 qershorit, Rama: Nuk do të bëhemi më gazi i botës

Rama publikon shkrimin për Shqipërinë, komentuesi: Pse të gjithë plazhet i janë dhënë privatit?

Gjendet trupi i pajetë i një burri në Tiranë, i vështirë identifikimi

Gjendet trupi i pajetë i një burri në Tiranë, i vështirë identifikimi







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

by mirseda
22:24 | 28/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës...

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026
Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

21:15 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com