Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 7 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 7 shtator?

7 Shtator 1812- Gjatë marshimit të tij drejt Moskës, Napoleoni Bonaparti, korri një fitore të madhe por të kushtueshme ndaj rusëve në Borodino.

7 Shtator 1813 – Shtetet e Bashkuara marrin nofkën “Uncle Sam” (Xhaxha Semi)

Ky epitet lidhet me Samuel Wilson-in, një paketues mishi nga qyteza e Trojës në Nju Jork, i cili furnizonte me mish viçi Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Luftës së vitit 1812. Wilson (1766-1854), i vuloste fuçitë me mish me logon “SHBA” për Shtetet e Bashkuara, por ushtarët filluan t’i quajnë ngarkesat thjesht “Uncle Sam”. Gazeta lokale e botoi këtë histori, dhe ”Uncle Sam” filloi të përdorej rëndom si një epitet për qeverinë federale të SHBA-së.

7 Shtator 1888- Përdoret për herë të parë inkubatori, për akomodimin e një fëmije të lindur parakohe.

7 Shtator 1912- Aviatori francez, Roland Garros, vendos një rekord duke fluturuar me avionin e tij në lartësinë prej 13.200 metrash.

7 Shtator 1940 – Gjermania fillon bombardimet ajrore ndaj Londrës

Operacioni Blic (nga gjermanishtja “rrufeja”), ishte bombardimi strategjik dhe i vazhdueshëm i Britanisë së Madhe, nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërmjet 7 shtatorit 1940 dhe 16 majit 1941, u kryen sulme të mëdha ndaj 16 qyteteve britanike:Londra u sulmua plot 71 herë, Birmingemi, Liverpuli dhe Plajmuthi nga 8 herë, Bristoli 6, Glasgou 5, Southemptoni 4, Portsmouthi 3, dhe nga një sulm ndodhi në 8 qytete të tjera. Kryeqyteti britanik, Londra, u bombardua nga avionët e Luftwaffe-s për 57 netë rresht. Më shumë se një milionë shtëpi në Londër u shkatërruan ose u dëmtuan, dhe mbi 40.000 civilë u vranë, pothuajse gjysma e tyre në kryeqytetin e vendit.

7 Shtator 1953- Nikita Hrushov, zgjidhet sekretar i parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.

7 shtator 1977- presidenti amerikan Jimmy Carter nënshkruan Traktatin e Kanalit të Panamasë

Presidenti i SHBA-së, Jimmy Carter, dhe kryeministri panamez, Omar Torrijos, nënshkruan Traktatin mbi Kanalin e Panamasë dhe Neutralitetin e tij më 7 Shtator 1977. I njohur ndryshe

si Traktati Carter-Torrijos, kjo marrëveshje shfuqizonte kontrollin amerikan mbi kanalinm dhe e transferonte kompetencat tek Autoriteti i Kanalit të Panamasë më 31 dhjetor 1999.

Më 4 maj 1904, Panamaja njohu të drejtën Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar dhe për të përdorur kanalin, si dhe për të kontrolluar 5 milje tokë në të dyja anët e kanalit, në këmbim të pagesave vjetore. Presidenti Theodore Roosevelt, e pa ndërtimin e këtij kanalit si të domosdoshëm për sigurimin e fuqisë ushtarake dhe tregtare të SHBA-së.

7 Shtator 1978 – vritet në Londër shkrimtari dhe disidenti bullgar Georgi Markov

Shkrimtari dhe disidenti bullgar, Georgi Markov, ishte larguar nga vendi i tij në vitin 1969, dhe punonte në shërbimin e BBC-së në Londër në momentin e vrasjes. Ekzekutimi i tij, që njihet gjerësisht si vrasja me ombrellë, ndodhi teksa ai po kalonte në këmbë Urën e Vaterlosë në kryeqytetin britanik. Vrasësi, përdori një ombrellë të modifikuar për të injektuar një shiringë të mbushur me ricin në këmbën e Markov. Shkrimtari vdiq 4 ditë më vonë në spital. Hetimet e mëvonshme, zbuluan se ekzekutimi ishte kryer nga KGB-ja sovjetike.

7 shtator 1999- një tërmet i fortë godet kryeqytetin grek, Athinë

Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi Athinën më 7 shtator 1999, në orën 2:56 pas mesnatës me kohën lokale, dhe zgjati rreth 15 sekonda. Lëkundjet e kishin epiqendrën rreth 17 km në veriperëndim të qendrës së kryeqytetit grek, në një zonë jo shumë të populluar midis qytetezës së Akarnesit dhe Parkut Kombëtar të Malit të Parnithës.

Afërsia me zonën metropolitane të Athinës, shkaktoi dëme të mëdha, kryesisht tek qytetet e afërta të Ano Liosias, Akarnesit, Filit dhe Trakomakedonesit, si dhe në periferi veriore të Athinës në rajonet e Kifisias, Metamorfosit, Kamateros dhe Nea Filadelfias.

Më shumë se 100 ndërtesa (përfshirë edhe 3 fabrika të mëdha) në ato zona u shembën, duke zënë nën rrënoja dhjetëra viktima, ndërsa dhjetëra godina të tjera u dëmtuan rëndë. Në total 143 persona humbën jetën, dhe më shumë se 2.000 të tjerë u plagosën, në atë që u shndërrua në katastrofën më vdekjeprurëse natyrore të Greqisë në thuajse gjysmë shekulli.

7 shtator 2011- Sudani Jugor shpall pavarësinë nga Sudani i Veriut, pas pas një referendumi që u fitua me mbi 98 përqind të votave.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: Çfarë ka ndodhur më 7 shtator?retrospektive

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Thasë me drogë në banesë, sekuestrohen 123 kg kanabis në Tepelenë

Thasë me drogë në banesë, sekuestrohen 123 kg kanabis në Tepelenë

Rama pyetet për letrën e Çakos drejtuar Demirajt: Është propagandë!

Rama pyetet për letrën e Çakos drejtuar Demirajt: Është propagandë!

A do të ketë sërish marrëveshje PS-PD? Habit Rama

A do të ketë sërish marrëveshje PS-PD? Habit Rama

JU REKOMANDOJMË

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin
Showbizz

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin

by mirseda
22:49 | 13/05/2025
0

Pas një pauze prej më shumë se dy vitesh, reperi Fero ka bërë një rikthim surprizë në...

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

22:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

21:49 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com