Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 7 qershor?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 7 qershor?

1340 – Themelohet qyteti Rotterdam në Holandë. Ky vendbanim i quajtur ‘Rotte’ (baltë, kënetë, moçal) daton të paktën që prej vitit 900. Rreth vitit 1150, përmbytje të shumta çuan në ndërtimin e pritave mbrojtëse, duke përfshirë një digë “Dam” në Rotte – nga rrjedh emri ‘Rotter-Dam’.

1557 – Anglia i shpall luftë Francës. Mbretëresha Mary e Anglisë tërhoqi vendin në luftë, në aleancë me Spanjën (mbreti i Filip i Spanjës ishte burri i saj). Në këtë luftë, Anglia humbi zotërimin e Kalais në Francë. “Calais” kishte qenë nën sundimin anglez për më shumë se 200 vjet dhe Mary u fajësua për humbjen. Kjo ishte një goditje e madhe morale edhe për anglezët. Më vonë, kur mbretëresha Mary vdiq dhe vendin e saj u zuri e motra, Elizabeth, mosmarrëveshjet fetare dhe politike do t’i bënin Anglinë dhe Spanjën armike të ashpra të njëra-tjetrës.

1780 – Trazira antikatolike në Londër dhe qindra të vrarë. Shkaku ishte projektligji për përfshirjen e katolikëve në ushtri; Anglia ishte në luftë kundër Amerikës, Francës, Spanjës dhe i duheshin ushtarë – katolikëve angleze iu ofrua të shërbenin pa qenë të detyruar të mohonin besimin e tyre. Kur legjislacioni u miratua, turma të zemëruara dolën nëpër rrugë, duke plaçkitur, djegur kisha, shtëpi e ndërtesa, prona të katolikëve. Qeverisë iu desh mbi një javë për të shuar trazirat.

1832 – Kolera arrin në Quebek, Kanada, e sjellë nga emigrantët irlandezë  dhe shkakton vdekjen e 6 mijë njerëzve.

1864 – SHBA/ Abraham Linkoln riemërohet për president nga Partia Republikane. Në mes të Luftës Civile, Shtetet e Bashkuara po zhvillonin fushatë presidenciale – qyteti Baltimore, Maryland, ishte në qendër të vëmendjes si vendndodhja e Kuvendit të Partisë Republikane. Me këtë riemërim, Linkolnit i jepej mundësia për të përfunduar punën që kishte filluar për ruajtjen e bashkimit të vendit. Në ditën pas Kuvendit, në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, Abraham Linkolni priti disa delegatë që kishin ardhur për ta uruar. Presidenti, njeriu që gjithmonë kishte një anekdotë apo shaka për të treguar, u tha vizitorëve: “Nuk e lejoj veten të arrijë në përfundimin se u ri-emërova pasi jam njeriu më i mirë në Amerikë, por mendoj se jam si ai fermeri i një përralle të vjetër holandeze, i cili e këshilloi shokun e tij se ‘nuk është mirë t’i ndërrosh kuajt kur je duke kaluar lumin’, kështu edhe presidenti nuk duhej ndërruar në mes të luftës.

1905 – Norvegjia prish bashkimin me Suedinë, pas disa muajsh tensioni dhe frike nga një luftë e mundshme mes dy vendeve. Bashkimi ishte krijuar më 1814.

1929 – Papa me shtet; Qyteti i Vatikanit bëhet shtet sovran. Territori i tij përbëhet nga një enklavë brenda qytetit të Romës. Vatikani ka një sipërfaqe prej rreth 44 hektarësh, dhe një popullsi prej rreth 840 banorësh Kjo e bën Vatikanin shtetin më të vogël (për nga territori dhe popullsia) i njohur ndërkombëtarisht si i pavarur.

1965 – Korporata “Sony” nxjerr në treg pajisjet e regjistrimit video, me çmim 995 dollarë. Më vonë regjistrimi video-kasetat u zëvendësua gjerësisht nga formate kasetash digjitale. Pas kësaj, VTR dhe VCR, u zëvendësuan edhe nga mediat dixhitale, të tilla si DVD dhe më vonë disqe optike Blu-ray.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 7 qershor?Retroretrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Lulzim Basha tregon se si është njohur me bashkëshorten, Aurelën

Lulzim Basha tregon se si është njohur me bashkëshorten, Aurelën

Mali i Zi ngre flamurin në selinë e re të NATO-s në Bruksel

Mali i Zi ngre flamurin në selinë e re të NATO-s në Bruksel

Vritet shiptari i devotshëm i ISIS Lavdrim Muhaxheri

Vritet shiptari i devotshëm i ISIS Lavdrim Muhaxheri







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com