Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 7 nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 7 nëntor?

7 Nëntor 1913 – Lind shkrimtari i njohur francez Albert Camus

Albert Camus, u lind në kryeqytetin algjerian Algjer, nër një familje të klasës punëtore. Ai qe një nxënës i mirë dhe një sportist i përkushtuar, duke fituar një bursë në një shkollë të mesme prestigjioze franceze në Algjer. Angazhimi i tij si futbollist në rolin e portierit, mori fund në moshën 17 vjeçare, kur u prek nga tuberkulozi. Pasi u diplomua në Universitetin e Algjerit, Camus tentoi të niste punë si mësues i filozofisë, por u sëmur sërish nga tuberkulozi.

Më vonë u përfshi në një grup teatror, duke shkruar dhe prodhuar shfaqje, ndërsa punoi edhe si gazetar. Në moshën 25 vjeçare, transferohet në Francë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, iu bashkua Rezistencës Franceze, ndërsa shkruante për një gazetë liberale. E vazhdoi gazetarinë politike deri në vitin 1947, duke shkruar ndërkohë edhe drama, romane dhe ese filozofike.

Në vitin 1942, eseja e tij “Miti i Sizifit”, parashtroi pyetjet filozofike që ai do t’i ngrinte edhe në romanet e tij. Camus analizoi nihilizmin, absurditetin dhe kotësinë e punës njerëzore, duke pasur parasysh pashmangshmërinë e vdekjes. Camus argumentonte se njeriu duhet të gjejë vetë kuptimin e jetës, duke shijuar përpjekjet dhe betejat e tij, pavarësisht nga mungesa përfundimtare e rëndësisë së tyre.

Ai vazhdoi t’i eksploronte këto tema në romanin e tij të parë, “I huaji” (1942). Në romanin e tij të vitit 1947, “Murtaja”, personazhet e tij ruajnë dinjitetin dhe besnikërinë, përballë epidemisë vdekjeprurëse që ra në një qytet algjerian. Camus fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1957. Vdes në një aksident rrugor në vitin 1960.

7 Nëntor 1938 – I riu hebre Herschel Grynszpan vret diplomatin gjerman, Ernst vom Rath, duke nxitur sulmet e “Natës së Xhamave të Thyer”

Në mesin e të dëbuarve nga Gjermania ishin edhe Sendel dhe Rivka Grynszpan, hebrenj polakë që kishin emigruar në Gjermani në vitin 1911 dhe banonin në Hanover. Djali i tyre 17-vjeçar, Herschel, jetonte në Paris me njërin nga xhaxhallarët. Motra e tij, Berta, i dërgoi një letër nga kufiri polak duke përshkruar dëbimin e familjes:”Askush nuk na tha se çfarë kishte ndodhur, por e kuptuam se ky do të qe fundi…S’kemi asnjë qindarkë me vete. A mund të dërgosh diçka?”.

Grynszpan e mori letrën më 3 nëntor.

Mëngjesin e së hënës, më 7 nëntor, ai bleu një revolver dhe një kuti me plumba. Pastaj shkoi në ambasadën gjermane, kërkoi të takonte një zyrtar, dhe u dërgua tek Ernst vom Rath. Sapo hyri në zyrën e këtij të fundit e qëlloi 3 herë në bark. Rath mbeti i plagosur rëndë ndërsa, vdiq 2 ditë më vonë. I riu nuk bëri asnjë përpjekje për t’i shpëtuar policisë franceze, dhe pranoi qetësisht autorësinë e krimit.

Në xhepin e tij, ai mbante një letër drejtuar prindërve të tij me mesazhin:Zoti më faltë!…Unë duhet të protestoj që bota ta dëgjojë protestën time”. Më 8 nëntor, Gjermania njoftoi masat e para ndëshkuese në përgjigje të kësaj ngjarje. Gazetat dhe revistat hebraike u mbyllën menjëherë, ndërsa fëmijët hebrenj ndaloheshin të shkonin në shkollat ​​shtetërore. Ndërkaq, të gjitha aktivitetet kulturore hebraike, u pezulluan për një kohë të pacaktuar.

Ndërsa natën ndërmjet 9-10 gjatë “Kristallnacht”, u dogjën mijëra shtëpi dhe biznese të hebrenjve, si dhe u rrëmbyen dhe u zhdukën pa lënë gjurmë dhjetëra prej tyre. Në vitin 1940 Grynszpan iu dorëzua gjermanëve nga qeveria kolaboracioniste franceze e Vishisë, por data dhe vendi i vdekjes së tij nuk u mësuan kurrë.

7 Nëntor 1941 – Në mesin e pushtimit gjerman, Stalini urdhëron zhvillimin e paradës ushtarake tradicionale, për të forcuar moralin sovjetik

Siç vinte në dukje David Glantz në librin e tij “Kur përplasen titanët”, në fund të tetorit 1941, Ëehrmacht-i dhe Ushtria e Kuqe mund të krahasoheshin me “boksierët e dehur”, që vazhdonin që qëndronin në këmbë, por e kishin humbur shpejt fuqinë për të lënduar njëri-tjetrin. Forcat gjermane ishin të lodhura, me vetëm një të tretën e automjeteve të tyre që ende funksiononin, dhe me probleme serioze të logjistikës që pengonin shpërndarjen e veshjeve të ngrohta dhe pajisjeve të tjera dimërore në front.

Nga ana tjetër sovjetikët kishin pësuar shumë humbje njerëzore dhe dëme të mëdha materiale. Për të forcuar moralin e Ushtrisë së Kuqe dhe qytetarëve në përgjithësi, Stalini urdhëroi zhvillimin e paradës ushtarake tradicionale në Sheshin e Kuq. Trupat sovjetike filluan të parakalonin në sheshin para Kremlinit, dhe pastaj marshuan direkt në frontin e luftës. Sidoqoftë, pavarësisht nga një shfaqje kaq e guximshme, Ushtria e Kuqe gjendej në një pozitë të vështirë. Ëehrmacht ishte ende i aftë të zmbrapste shumicën e këtyre kundërsulmeve sovjetike, duke e rrudhur Ushtrinë e Kuqe në njerëz dhe automjete që mund të ishin përdorur për mbrojtjen e Moskës.

7 Nëntor 1665 – Botohet për herë të parë “London Gazette”, gazeta më e vjetër në botë e mbijetuar deri sot. 

7 Nëntor 1919 – Në 2-vjetorin e Revolucionit Bolshevik në Rusi, autoritetet amerikane ndërmarrin një operacion të madh bastisjesh kundër të dyshuarve si komunistë dhe anarkistë. Mbi 10.000 persona, arrestohen në 23 qytete të ndryshme të SHBA-së.

7 Nëntor 1921 – Benito Mussolini e shpall veten udhëheqës të Partisë Fashiste në Itali.

7 Nëntor 1941 – Anija spitalore sovjetike “Armenia”, fundoset nga avionët bombardues gjermanë, teksa ishte duke evakuuar refugjatët dhe ushtarët e plagosur, si dhe stafin e disa spitaleve në Krime. Vlerësohet se mbi 5.000 njerëz gjetën vdekjen në atë tragjedi.

7 Nëntor 1944 – Spiuni sovjetik Richard Sorge, një veteran i Luftës së Parë Botërore, ekzekutohej me varje në Japoni, së bashku me 34 njerëzit e rrethit të tij të spiunëve.

7 Nëntor 1983 – Një bombë shpërthen pranë sallës së senatit të SHBA në Capitol Hill, duke shkaktuar 250.000 dollarë dëme materiale, por pa lënduar ndonjë person. Një grup që e quante veten ‘Njësia e Rezistencës së Armatosur’, pretendoi se bomba u shpërthye ne shenjë hakmarrje për përfshirjen ushtarake amerikane në Grenada dhe Liban.

7 Nëntor 1994– Transmetimi i parë në botë i radios në internet realizohet nga WXYC, radiostacioni studentor i Universitetit të Karolinës së Veriut në Chapel Hill.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 7 nëntor?retrospektive

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 7 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 7 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 7 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 7 nëntor 2017

Zyrtari i lartë amerikan këshillon: Të përshpejtohet dialogu Kosovë-Serbi

Zyrtari i lartë amerikan këshillon: Të përshpejtohet dialogu Kosovë-Serbi

JU REKOMANDOJMË

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

20:17 | 24/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com