Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 6 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 6 tetor?

6 Tetor 1838- Samuel Morse prezanton telegrafin

Sistemi i telegrafit, prezantohet për herë të parë në publik nga Samuel Morse në Nju Xhersi të SHBA-së. Telegrafi, një pajisje që përdorte impulset elektrike për të transmetuar mesazhe të koduara nëpërmjet një teli, do të revoluciononte përfundimisht komunikimin në distanca të gjata, duke arritur kulmin e popullaritetit të tij gjatë viteve 1920-1930.

Samuel Finley Breese Morse lindi në Charlestown, Massachusetts. Ai ndoqi Universitetin e Jeilit, ku shfaqi interes për artin, por edhe për energjinë elektrike, asokohe ende në fillimet e veta. Pas universitetit, Morse u bë piktor. Në vitin 1832, teksa kthehej në SHBA nga Evropa, ai dëgjoi për elektromagnetin e sapo zbuluar, dhe në atë moment i lindi ideja e një telegrafi elektrik.

Morse nuk e dinte se edhe shpikës të tjerë, i ishin futur punës për ta realizuar diçka të tillë. Ai i kaloi vitet e ardhshme duke zhvilluar një prototip, dhe u ndihmua në këtë sipërmarrje nga dy miqtë tij, Leonard Gale dhe Alfred Vail. Në 1838, e prezanton shpikjen e tij duke përdorur kodin që mbante emrin e tij, në të cilin pikat apo vizat përfaqësonin gërma dhe numra.

Megjithatë vetëm më 1843, Morse arriti të bindë një Kongres Amerikan tejet skeptic, për të financuar ndërtimin e linjës së parë telegrafike në Shtetet e Bashkuara, nga Uashingtoni në Baltimorë. Në majin e vitit 1844, Morse dërgoi telegramin e parë zyrtar. Gjatë disa viteve që pasuan, kompanitë private, duke përdorur patentën e Morse, ndëruan linja telegrafike kryesisht në verilindje të SHBA-së. 

Në vitin 1851,  në Nju Jork dhe Misisipi u themelua “Printing Telegraph Company“, që më vonë do të ndryshonte emrin e saj në Western Union. Në vitin 1861, kjo e fundit përfundoi linjën e parë transkontinentale në mbarë Shtetet e Bashkuara. Pesë vjet më vonë, u ndërtua linja e parë e suksesshme e përhershme përgjatë Oqeanit Atlantik, dhe deri në fundin e shekullit XIX, sistemet telegrafike u vendosën në Afrikë, Azi dhe Australi.

6 Tetor 1973- Në Lindjen e Mesme, fillon Lufta e Yom Kippur-it

Duke shpresuar të rifitonin territoret e humbura ndaj Izraelit gjatë luftës së tretë arabo-izraelite, forcat egjiptiane dhe siriane nisin një sulm të koordinuar kundër Izraelit në Yom Kippur, dita më e shenjtë në kalendarin hebraik. Duke i kapur në befasi trupat izraelite, forcat egjiptiane depërtuan thellë në Gadishullin e Sinait, ndërsa Siria u përpoq t’i dëbonte izraelitet nga luginat e Golanit.

Luftës iu bashkuan edhe forcat irakiane, ndërsa Siria mori mbështetje nga Jordania. Por pas disa ditësh, Izraeli u mobilizua plotësisht dhe ushtria filloi të zprapsë ushtritë arabe. Në fundin e tetorit 1973, u arrit një armëpushim egjiptiano-izraelit, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.

Në vitin 1974, u nënshkrua marrëveshja për rikthimin e Sinait shtetit të Egjiptit, dhe në vitin 1979 kryeministrat Sadat dhe Begin, nënshkruan marrëveshjen e parë të paqes midis Izraelit dhe Egjiptit. Për Sirinë, Lufta e Yom Kippur-it, rezultoi një katastrofë. Damasku pësoi humbje të rënda, dhe Izraeli pushtoi edhe më shumë territore në lartësitë e Golanit.

6 Tetor 1981 – Vritet në një atentat presidenti egjiptian Anvar Sadat

Ekstremistët islamikë vrasin presidentin e Egjiptit, Anvar Sadat, gjatë një parade ushtarake me rastin e përvjetorit të Luftës së Yom Kippur-it. Sulm u udhëhoq nga Khaled El-Islambuli, një toger i ushtrisë egjiptiane, i lidhur me grupin terrorist “Takfir Wal-Hajira”.

Terroristët, të gjithë të veshur me uniforma ushtarake, u ndalën para podiumit duke qëlluar me armë dhe hedhur granata në drejtim kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë. Sadat u qëllua 4 herë, dhe vdiq dy orë më vonë në spital, ndërsa në atë atentat gjetën vdekjen edhe 10 persona të tjerë.

6 Tetor 1989 – Ndahet nga jeta aktorja e njohur amerikane Bette Davis

Bette Davis nënshkroi kontratën e parë me kompaninë “Warner Bros” në vitin 1932, dhe luajti në disa filma që u vlerësuan nga kritika. Deri në fund të viteve 1940, ajo qe një nga aktoret kryesore më të mira të kinemasë amerikane. Davis ishte presidentja e parë femër e Akademisë së Arteve, Filmit dhe Shkencave në SHBA. Ajo fitoi 2 herë çmimin Oskar, dhe u kandidua 10 herë të tjera për këtë çmim. Me më shumë se 100 filma kinematografikë, televizivë dhe role në teatër, Bette Davis u rendit në vitin 1999 e dyta, pas Katharine Hepburn, në listën e Institutit Amerikan të Filmit, si aktorja më e mirë e të gjitha kohërave.

6 Tetor 1908 – Austria-Hungaria anekson Bosnje-Hercegovinën

Austro-Hungaria shpall aneksimin e Bosnjes dhe Hercegovinës. Edhe pse ligjërisht Bosnja ishte deri atëherë nën kontrollin e Perandorisë Osmane, Austro-Hungaria kishte administruar de fakto të dyja provincat që nga Kongresi i Berlinit në vitin 1878, me vendimin e përbashkët të fuqive të mëdha të Evropës.

6 Tetor 1949 – Bashkimi Sovjetik, krijon Republikën Demokratike të Gjermanisë (Gjermania Lindore), brenda zonës së pushtimit sovjetik.

6 Tetor 1968 – Ministri i Mbrojtjes i Çekosllovakisë, njoftoi pas takimit me homologun e tij sovjetik, se shumica e trupave sovjetike në vend do të fillonin të tërhiqeshin nga fundi i tetorit.

6 Tetor 1014 – Perandori bizantin Bazili, fitoi nofkën “Verbuesi i bullgarëve”, pasi urdhëroi verbimin e mbi 15.000 ushtarëve bullgarë të kapur robër.

6 Tetor 1539 – Konkuistadori spanjoll, Hernando de Soto, dhe ushtria e tij hyjnë me forcë në kryeqytetin Apalashe të Anhaikas (në Floridan e sotme).

6 Tetor 1801 – Napoleon Bonaparti, imponon miratimin e një kushtetute të re në Holandë.

6 Tetor 1941 – Trupat gjermane, rinisin një ofensivë të re për pushtimin e kryeqytetit sovjetik, Moskë.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 6 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 6 tetor 2017

Shtypi nga bota, 6 tetor 2017

Parashikimi i motit: Mbani çadër me vete, ja ku do të ketë reshje shiu!

Parashikimi i motit: Mbani çadër me vete, ja ku do të ketë reshje shiu!

Shkodër/ Sekuestrohen 118 doza kokainë, pranga 26-vjeçarit

Shkodër/ Sekuestrohen 118 doza kokainë, pranga 26-vjeçarit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

by mirseda
22:37 | 22/12/2025
0

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21:58 | 22/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com