Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 6 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 6 shtator?

6 shtator 2007 – vdes tenori italian me famë botërore Luciano Pavarotti

Ndërsa ndodhej në turneun e fundit ndërkombëtar të “lamtumirës”, Pavarotti u diagnostikua me kancer në pankreas në korrikun e vitit 2006. Tenori luftoi kundër kësaj sëmundje të rëndë, duke iu nënshtruar disa operacioneve në bark, ndërsa ishte duke bërë plane për rifillimin dhe përfundimin me sukses të turneut të tij të lënë në mes.

Por të enjten e 6 shtatorit 2007, Pavarotti e humbi betejën me sëmundjen, duke u ndarë nga jeta në shtëpinë e tij në Modena në moshën 71 vjeçare. Brenda pak orësh, menaxheri i tij, Terri Robson, u shpreh përmes një deklarate të shpërndarë mediave me anë të postës elektronike: ”Maestro luftoi për një kohë të gjatë kundër kancerit në pankreas, që në fund i mori jetën”.

Në përshtatje me qasjen që karakterizoi jetën dhe punën e tij, Pavarotti mbeti pozitiv deri në fund, duke iu nënshtruar fazave të fundit të sëmundjes. Shfaqja e tij e fundit në një opera ishte ajo në Operan Metropolitane të Nju Jorkut në marsin e vitit 2004. Ai u shfaq për herë të fundit në një skenë të madhe dimrin e vitit 2006, me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore të Torino, ku këndoi arien e famshme “Nessun dorma”, me turmën që i shërbeu si kor, dhe që në fund e duartrokiti furishëm.

6 shtator 1997 – zhvillohet funerali i Princeshës Diana

Funerali publik i Dianës, Princeshës së Uellsit u mbajt më 6 shtator 1997. Ai filloi në orën 9:08 në Londër, kur kortezhi mortor u nis nga Pallati Kensington drejt banesës së fundit. Arkivoli u transportua nga pallati mbi karrocën e një topi, pranë Hyde Park në Pallatin e Shën Jakobit, ku trupi i Dianës kishte qëndruar për 5 ditë me rradhë që prej aksidentit rrugor fatal, para se të çohej në Pallatin Kensington.

Dy mijë njerëz morën pjesë në ceremoninë zyrtare në Westminster Abbey, ndërsa ngjarja u ndoq në Britani nga televizori nga plot 32.78 milionë njerëz, një nga shifrat më të larta të audiencës të regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, rreth 2.5 miliardë njerëz e ndoqën drejtpërsëdrejti funeralin në mbarë botën, duke e bërë atë ngjarjen më të shikuar ndonjëherë.

6 shtator 1901 – presidenti amerikan William McKinley qëllohet për vdekje nga anarkisti Leon Czolgosz

Gjashtë shtatorin e 116 viteve më parë, presidenti i SHBA-së, William McKinley, ishte duke u takuar me qytetarët e pranishëm në Ekspozitën Panamerikane në Bufalo të Nju Jorkut, kur një anarkist 28-vjeçar me emrin Leon Czolgosz, i afrohet dhe e qëllon dy herë me pistoletë në kraharor. Presidenti u ngrit paksa mbi gishtat e këmbës, përpara se të shembej përtokë, duke u shprehur “Kujdes se si do t’ia tregoni këtë gruas sime!”.

Czolgosz u përpoq ta qëllonte sërish presidentin, por u shtri me forcë përtokë nga truprojat e McKinley. Presidenti, ende i ndërgjegjshëm, u tha rojeve të mos e lëndonin atentatorin e tij. Stafi e dërgoi me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirugjikale, ndërsa plaga me e thellë në bark u la e paprekur. Deri më 12 shtator, dukej sikur se presidenti do ta merrte veten, por gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi dhe më 14 shtator William McKinley vdiq nga gangrena e plagës që ishte shkaktuar në thellësi nga plumbi i dytë. Zv/presidenti Theodore Roosevelt, u betua menjëherë si president.

6 shtator 1966 – vritet arkitekti i aparteidit në Afrikën e Jugut

Kryeministri i Afrikës së Jugut, Hendrik Verwoerd, u masakrua me thikë për vdekje nga një i ri gjatë një takimi parlamentar në Kejp taun. Atentatori, Demetrio Tsafendas, ishte një emigrant nga Mozambiku dhe me një prejardhje racore të përzier – gjysmë grek dhe gjysmë suazi.

Si ministër i Çështjeve Amtare, dhe më vonë si udhëheqës i Afrikës së Jugut, Verwoerd hartoi dhe vuri në zbatim politikat raciste të aparteidit në Afrikën e Jugut.

6 shtator 1915 – Britania prodhon tankun e parë në botë

Njëqind e dy vjet më parë, një tank prototip me nofkën “Little Willie”, doli nga linja e montimit në një fabrikë armësh në Angli. Tanku i parë në botë, peshonte 14 ton, ngecte në llogore, dhe mund të zvarritej në frontin e luftës me një shpejtësi prej vetëm 2 kilometra në orë. Megjithatë, me kalimin e muajve tankut iu bënë përmirësime të ndjeshme, për t’u bërë më vonë përcaktues i fatit të betejave ushtarake.

6 shtator 1522 – ekspedita e Magellanit përfundon udhëtimin e parë të plotë rreth globit

Një nga pesë anijet e Ferdinand Magellanit –Viktoria – arriti në Sanlucar de Barrameda në Spanjë, duke kompletuar kësisoj udhëtimin e parë rreth e rrotull globit. “Viktoria” drejtohej nga lundërtari bask Juan Sebastian Elcano, i cili e mori këtë detyrë pas vrasjes së Magellanit në Filipine në prillin e vitit 1521. Gjatë një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë, marinarët vuajtën shumë nga uria, skorbuti dhe sulmet e anijeve portugeze. Vetëm Elcano, 17 evropianë të tjerë dhe 4 indianë arritën të mbijetonin, dhe mbërritën në Spanjë më 6 shtator 1522.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: Çfarë ka ndodhur më 6 shtator?retrospektive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
DETAJET/ U gjendet sasi kolosale droge në jaht, 3 shqiptarët e pësojnë keq

DETAJET/ U gjendet sasi kolosale droge në jaht, 3 shqiptarët e pësojnë keq

Sociologu Dervishi: Ditën që u vra gjyqtarja Hafizi ra shteti. Jemi një shoqëri në depresion

Sociologu Dervishi: Ditën që u vra gjyqtarja Hafizi ra shteti. Jemi një shoqëri në depresion

Albanian politicians: Macron’s victory, a good news for Albania

Integrimi në BE, Bushati: 2018-a, vit vendimtar. Me rëndësi bashkëpunimi qeveri-opozitë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë
Bota

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë

by mirseda
22:58 | 26/06/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar vendeve të BE-së në samitin e sotëm në Bruksel...

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

22:00 | 26/06/2025
“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

21:34 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com