Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 5 qershor?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 5 qershor?

1257 – Poloni – Krakov merr të drejtat e qytetit. I ngritur mbi një vendbanim të epokës së gurit, Krakovi është sot qyteti i dytë më i rëndësishëm i Polonisë.

1883 – Lindi ekonomisti britanik, John Maynard Keynes, mendimet radikale të të cilit ndikuan teorinë dhe praktikën e makroekonomisë moderne dhe politikat ekonomike qeveritare. Në vitin 1999, revista Time e përfshiu Keynes në listën e 100 personave më të rëndësishme dhe më me ndikim të shekullit të 20, duke komentuar se ideja e tij radikale që qeveria të shpenzojë më shumë para sesa ka është një nga arsyet që kapitalizmi vazhdon të ekzistojë. Ishte John Maynard Keynes, i cili bëri këtë vëzhgim ironik: “Nëse i keni borxh bankës 100 stërlina ju keni problem. Por në qoftë se ju i keni borxh një milion, banka ka problem”.

1898- Lindi Fredriko Garsia Lorka Fuente Vaqueros. Ai ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri. Fredriko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat fashiste të udhëhequra nga gjenerali Francisco Franco.

1942 – Lufta e Dytë Botërore – Shtetet e Bashkuara i shpallin luftë Bullgarisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

1942 – Ian Fleming bëhet studenti i parë i diplomuar nga një shkollë spiunazhi në Kanada, e quajtur “Special 25”. Stërvitjen në këtë shkollë, Fleming do të përdorte më vonë për të krijuar karakterin letrar James Bond për romanet me agjentin 007.

1947 – Plani Marshall – Në një fjalim në Universitetin e Harvardit, Boston, SHBA, Sekretari i Shtetit, George Marshall, bën thirrje për ndihmë ekonomike në Evropën të shkatërruar nga lufta. Pas një konference gjashtëjavëshe diskutimesh të dështuara me sovjetikët në lidhje me një rindërtim të mundshëm, Shtetet e Bashkuara arritën në përfundimin se kjo çështje nuk priste: “Qëllimi duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike në mënyrë që të lejohet lindja e kushteve politike dhe sociale në të cilat institucionet e lira mund të ekzistojnë.” Në mënyrë të veçantë, në fjalimin e tij, Marshall kishte përfshirë një ftesë për sovjetikët. Por Stalini nuk u përgjigj dhe më pas thirri udhëheqësit e vendeve komuniste në Moskë, u ofroi ndihma, duke u thënë që të mos përfshiheshin në Planin Marshall.

1967 -Lufta 6-ditëshe: Izraeli fillon papritur sulmet ndaj fushave ushtarake të aviacionit të Egjiptit në përgjigje të mobilizimit të forcave egjiptiane në kufirin izraelit . Vetëm pas 8 vjetësh Kanali i Suezit do të hapej, i mbyllur që prej fillimit të kësaj lufte.

1968 – Robert F. Kennedy, kandidat për president i SHBA dhe vëllai i presidentit të vrarë me 1963, Xhon Kenedy, qëllohet në Hotelin Ambasador në Los Anxhelos, nga Sirhan Sirhan. Robert Kennedy vdes të nesërmen.

1981 – SHBA; Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njofton se pesë njerëz në Los Angeles, Kaliforni kanë një formë të rrallë të pneumonisë që shfaqet vetëm tek pacientët me sistemet imun të dobësuar – vonë do të rezultonte se këto ishin rastet e para të sëmundjes SIDA ose AIDS.

2004- Vdiq pas një sëmundje të gjatë presidenti i 40-të i SHBA-së, Ronald Reagan. Ai kishte lindur më 6 shkurt 1911.

Ronald Regan ishte president për dy mandate presidenciale, 8 vjet rresht në vitet 1980 dhe sot ai konsiderohet si një nga presidentët më të admiruar nga amerikanët. Presidenti Regan vlerësohet për kontributin e tij për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë me ish-Bashkimin Sovjetik, për rigjallërimin e ekonomisë amerikane, që në ato vite ishte në krizë, si dhe për frymëzimin e ndjenjës së optimizmit për shumë amerikanë. Ai njihej për aftësitë e tij të veçanta të komunikimit me njerëzit.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 5 qershor?retrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Tension në Gjirin Persik – Katër shtete izolojnë Katarin: Ushqen terrorizmin

Tension në Gjirin Persik - Katër shtete izolojnë Katarin: Ushqen terrorizmin

Kryeministri publikon një foto, shpërthejnë komentuesit: Ke pi naj vizë?

Kryeministri publikon një foto, shpërthejnë komentuesit: Ke pi naj vizë?

London attack/Albanian politicians’ message of condolences

London attack/Albanian politicians’ message of condolences







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Eric Adams merr pasaportën shqiptare pas vizitës në Shqipëri
Aktualitet

Eric Adams merr pasaportën shqiptare pas vizitës në Shqipëri

by mirseda
18:23 | 10/04/2026
0

Eric Adams, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut është pajisur me pasaportë shqiptare. Vendimi për t’i dhënë...

Rama në shkollën ”22 Tetori”, shndërrohet në qendër moderne arsimi dhe komunitare

Rama në shkollën ”22 Tetori”, shndërrohet në qendër moderne arsimi dhe komunitare

18:20 | 10/04/2026
Iran shton kushtet për SHBA: Armëpushim në Liban para negociatave

Iran shton kushtet për SHBA: Armëpushim në Liban para negociatave

18:18 | 10/04/2026
“Lufta nuk ka përfunduar ende”, i dërguari i Mojtaba Khameneit: Irani do të kontrollojë Hormuzin

“Lufta nuk ka përfunduar ende”, i dërguari i Mojtaba Khameneit: Irani do të kontrollojë Hormuzin

18:00 | 10/04/2026
Hajdari takon Begajn diskutojnë për reformën administrative dhe rolin e Prefektit

Hajdari takon Begajn diskutojnë për reformën administrative dhe rolin e Prefektit

17:46 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com