Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 4 tetor?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 4 tetor?

4 Tetor 1970 – Vdes këngëtarja e mirënjohur amerikane Janis Joplin

Janis Lyn Joplin (19 janar 1943 – 4 tetor 1970), ishte një këngëtare dhe kompozitore amerikane, nga Port Arthur, Texas. Ajo u bë shumë e njohur në fund të viteve 1960 si këngëtarja kryesore e grupeve “Big Brother” dhe “Holding Company”, dhe më vonë si një artiste solo. Në vitin 2004, revista “Rolling Stone” e renditi Joplin në vendin e 46-të në listën e 100 artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe të 28-ën në klasifikimin e vitit 2008, të 100 këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Këngët e fundit të përfunduara të Joplin ishin “Mercedes Benz” dhe një përshëndetje për ditëlindjen e John Lennon (“Happy Trails”, kompozuar nga Dale Evans) më 1 tetor 1970. Lennon, ditëlindja e të cilit ishte më 9 tetor, dështmoi më vonë se përshëndetja e regjistruar e Joplin mbërriti në shtëpinë e tij pak ditë pas vdekjes së saj.

Të shtunën e 3 tetorit 1970, Joplin vizitoi “Sunset Sound Studios” në Los Anxhelos, për të dëgjuar variantin instrumental të këngës së Nick Gravenites “Buried Alive in the Blues”, para regjistrimit të plotë të këngës, të planifikuar për të nesërmen. Kur ajo nuk u paraqit në studio të dielën pasdite, producenti Paul Rothchild u shqetësua. Menaxheri John Cooke, shkoi në hotelin Landmark Motor, ku Joplin ishte akomoduar që prej 24 gushtit.

Ai pa makinën Porsche të Joplin ende në parking. Pasi hyri në dhomën e saj, e gjeti të vdekur në dysheme. Shkaku zyrtar i vdekjes ishte një mbidozë e heroinës, ndoshta e kombinuar me efektet e alkoolit. Trupi i Joplin u dogj në një krematorium në Los Angeles, dhe hiri i saj u shpërnda nga një avion në Oqeanin Paqësor dhe përgjatë Stinson Beach. Shërbimi i vetëm funeral, u zhvillua në Pierce Brothers, dhe të morën pjesë vetëm prindërit e Joplin dhe tezja e saj.

4 Tetor 1957 – Bashkimi Sovjetik lëshon në hapësirë satelitin e parë artificial, “Sputnik 1”

Njoftimi i papritur i suksesit të “Sputnik 1”, xhelozoi Shtetet e Bashkuara dhe ndezi garën hapësinore mes dy superfuqive gjatë Luftës së Ftohtë. Sateliti ndihmoi në identifikimin e dendësisë së shtresës së sipërme atmosferike, përmes matjes së ndryshimeve orbitale.

Ai siguroi ndërkaq të dhëna për shpërndarjen e sinjalit të radios në jonosferë. Azoti nën presion që gjendej në trupin e satelitit, siguroi mundësinë e parë për zbulimin e meteorëve. Nëse një meteor depërtonte në anën e jashtme të satelitit, do të zbulohej nga të dhënat e temperaturës të dërguara sërish në Tokë. Sateliti udhëtonte me 29.000 kilometra në orë, duke iu dashur vetëm 96.2 minuta për të përfunduar një rrotullim përreth tokës dhe emetuar sinjale radioje, të cilat u kapën nga operatorët radiotelevizivë anembanë botës.

Sinjalet u lëshuan për 22 ditë me rradhë, deri sa bateritë e transmetuesit u shkarkuan më 26 tetor 1957. “Sputnik 1” u dogj më 4 janar 1958, pasi u rrëzua gjatë rrikthimit në atmosferën e Tokës, pasi kishte udhëtuar rreth 60 milionë kilometra dhe kaluar plot 3 muaj në orbitë.

4 Tetor 1992 – Holandë, avioni i mallrave rrëzohet mbi një godinë të banuar nga emigrantët

Një avion mallrash, përplaset mbi një godinë banimi pranë një aeroporti në Amsterdam të Holandës. Katër persona në bordin e avionit, dhe më shumë se 100 njerëz në tokë humbën jetën në atë katastrofë të rëndë. Avioni El-Al Boeing 747 do të transportonte kompjutera, makineri, tekstile dhe materiale të tjera nga Amsterdami në Tel Aviv.

Megjithatë, vetëm disa minuta pas ngritjes, motori i tretë dhe i katërt i avionit shpëthyen në flakë. Piloti vendosi të derdhte karburantin e avionit në një liqen dhe të rrikthehej në aeroport, por avioni nuk pati fuqi të mjaftueshme për të përballur udhëtimin e kthimit. Ai u përplas me tokëm 9 km larg aeroportit.

Rezultoi e pamundur të përcaktohej numri i saktë i viktimave, pasi shpërthimi e bëri jashtëzakonisht të vështirë identifikimin e trupave, në një kohë që godina banohej kryesisht nga emigrantë pa dokumentacion të rregullt nga Surinami dhe Aruba.

4 Tetor 1993 – Merr fund rrethimi i parlamentit rus në Moskë

Pas 10 orësh sulmesh me tank mbi ndërtesën e parlamentit, parlamentarët rebelë të udhëhequr nga Aleksandër Rutskoi dhe Ruslan Khasbulatov iu dorëzuan presidentit rus Boris Jelcin. Jelcin, i cili mezi i mbijetoi një kërkese për shkarkim nga Duma ruse më herët gjatë atij viti, e shpërndau parlamentin më 21 shtator, dhe bëri thirrje për zgjedhje të përgjithshme parlamentare. Kjo shkaktoi edhe rebelimin e deputetëve të opozitës.

Zgjedhjet u mbajtën në dhjetorin e vitit 1993, si dhe u miratua Kushtetuta e re ruse, që i dha presidentit Jelcin një pushtet më të madh ekzekutiv, dhe uli autoritetin e Dumës. Pas një dekade të një sundimi të diskutueshëm, Jelcin dha dorëheqjen në fundin e vitit 1999, dhe u pasua në detyrë nga Vladimir Putin.

4 Tetor 1918 – Në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit 1918, kancelari gjerman Max von Baden, i emëruar nga Kajzeri Wilhelm II vetëm 3 ditë më parë, i dërgon një mesazh telegrafik administratës së presidentit Woodroë Wilson në Uashington, duke kërkuar një armëpushim midis Gjermanisë dhe fuqive aleate në Luftën e Parë Botërore.

4 Tetor 1795 – Napoleon Bonaparte shtyp protestuesit e armatosur kundërrevolucionarë që kërcënonin Konventën Kombëtare, duke rritur prestigjin e tij si një figurë me peshë kombëtare. Ai do të ndryshonte mbiemrin e tij në Bonaparte më 1796, pas fitoreve të para ushtarake.

4 Tetor 1905 – Orville Wright piloton fluturimin e parë më të gjatë se 30 minuta. Fluturimi zgjati 33 minuta, 17 sekonda dhe mbuloi një distancë prej 33 kilometrash.

4 Tetor 1914 – Zepelini i parë gjerman bombardon Londrën.

4 Tetor 1927 – Skulptori Gutzon Borglum, fillon gdhendjen e fytyrave të 4 presidentëve të parë amerikanë në faqen e malit Rushmore në SHBA.

4 Tetor 1965 – Papa Pali VI mbërrin në Nju Jork, duke u bërë Papa i parë në histori që vizitonte SHBA-në dhe hemisferën perëndimore.

4 Tetor 1985 – Krijohet Fondacioni i Software-it të Lirë, për të promovuar lirinë universale për të krijuar, shpërndarë dhe modifikuar softuerin kompjuterik.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 4 tetor?Retroretrospektive

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 4 tetor 2017

Shtypi nga bota, 4 tetor 2017

Berisha: Fitorja e Le Pen do të thotë fundi i Francës dhe i BE-së

Berisha denoncon: Punonjësit pa rroga, ministrat zhgërryhen në luks

Demarkacioni, kryeministri malazez: Nuk lëvizim asnjë centimetër nga marrëveshja

Demarkacioni, kryeministri malazez: Nuk lëvizim asnjë centimetër nga marrëveshja







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com