Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 31 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 31 tetor?

31 Tetor 1517 – Martin Luteri publikon 95 tezat e tij për reformimin e Kishës Katolike

Kleriku dhe dijetari gjerman, Martin Luter, vari në derën e Kishës së Vitenbergut në Gjermani një letër që përmban 95 mendime revolucionare, të cilat do të shënonin fillimin e Reformës Protestante. Në tezat e tij, Luteri dënonte teprimet dhe korrupsionin e Kishës Katolike Romake, sidomos praktikën papale të kërkimit të pagesave – të ashtuquajturat “indulgjenca” – për faljen e mëkateve.

Në atë kohë, një prift dominikan i quajtur Johann Tetzel, me porosi të Kryepeshkopit të Mainzit dhe Papa Leonit X, kishte nisur një fushate të madhe për mbledhjen e fondeve në Gjermani, për të financuar rikontruksionin e Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë. Megjithëse princi Frederiku III, kishte ndaluar shitjen e indulgjencave në Vitenberg, shumë anëtarë të kishës udhëtuan larg për t’i blerë ato.

Kur u rrikthyen në qytet, ata i treguan Luterit faljet që kishin blerë, duke pretenduar se nuk duhej të pendoheshin më për mëkatet e tyre. Zemërimi i Luterit me këtë praktikë, e çoi atë të shkruajë 95 tezat, të cilat u përkthyen shpejt nga latinishtja në gjermanisht dhe u shpërndanë gjerësisht. Një kopje librit shkoi edhe në Romë, kur filluan përpjekjet për të bindur Luterin të ndryshonte mendimet e tij.

Megjithatë, ai refuzoi të mbyllë gojën, dhe në vitin 1521 Papa Leoni X e përjashtoi Luterin nga Kisha Katolike. Po atë vit, Luteri nuk pranoi sërish të heqë dorë nga shkrimet e tij para Perandorit të Shenjtë Romak, Karlit V të Gjermanisë, i cili shpalli Ediktin e famshëm të Vormsit, sipas të cilit Luteri ishte tashmë një i jashtëligjshëm dhe heretik, dhe se cilido kishte leje ta vriste pa patur ndonjë pasojë për veten e tij.

I mbrojtur nga Princi Frederik, Luteri filloi të përkthente Biblën në gjuhën gjermane, një proces që zgjati 10 vjet. Termi “Protestant” u shfaq fillimisht në 1529, kur Karli V anuloi një dispozitë që i lejonte sundimtarin e çdo shteti gjerman të zgjedhin vetë nëse do të zbatonin apo jo Ediktin e Vormsit.

Një numër princash dhe mbështetësish të tjerë të Luterit protestuan, duke deklaruar se besnikëria e tyre ndaj Perëndisë e përforconte besnikërinë ndaj perandorit. Kur Luteri vdiq nga shkaqe natyrore në vitin 1546, bindjet e tij revolucionare kishin formuar bazën për Reformimin Protestant, që gjatë 3 shekujve të ardhshëm do të revolucionarizonte qytetërimin perëndimor.

31 Tetor 1961 – Trupi i Stalinit largohet nga mauzolemi i Leninit

Pesë vjet pasi udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi denoncoi stalinizmin dhe “kultin e personalitetit” të sundimtarëve sovjetikë në Kongresin e XX-të të Partisë Komuniste, trupi i balsamuar i Josif Stalinit largohet nga varri i Leninit në Sheshin e Kuq të Moskës. Kur Lenini vdiq në 1924, udhëheqësi i Revolucionit Bolshevik të Rusisë u balsamos dhe u vendos në një mauzole të veçantë para murit rrethues të Kremlinit.

Ai u pasua në detyrë nga Stalini, i cili sundoi mbi Bashkimin Sovjetik me dorë të hekurt për 3 dekada, duke ekzekutuar ose duke shfarosur në kampet e punës miliona sovjetikë, që guxuan të kundërshtonin planet e pamëshirshme politike dhe ekonomike. Kur vdiq në vitin 1953, ai u bashkua me Leninin e ndjerë në varrin e këtij të fundit. Pas Kongresit XX, trupi i Stalinit u hoq prej andej, duke u zhvendosur në një varrezë aty pranë.

31 Tetor 1984 –Kryeministrja e Indisë vritet nga truprojat e saj

Kryeministja indiane Indira Gandhi, qëllohet për vdekje në Nju Delhi nga dy prej truprojeve të saj. Beant Singh dhe Satvant Singh, të dy të besimit Sikh, zbrazën armët e tyre ndaj Gandhit teksa ajo ishte duke hynte në zyrën e saj. Edhe pse dy atentatorët u dorëzuan menjëherë, ata u qëlluan në një përleshje të mëvonshme, ku Beant gjeti vdekjen.

Jawaharlal Nehru, kryeministri i parë i Indisë, u përpoq të krijonte një komb të unifikuar nga shumë fraksione fetare, etnike dhe kulturore që ekzistonin nën sundimin britanik deri në vitin 1949. Vajza e tij, Indira Gandhi (pa asnjë lidhje me Mohandas Gandhi-n) hyri në politikë në vitin 1966, duke u përballur me shumicën e problemeve të njëjta me të cilat ishte marrë babai i saj. Ndonëse shumë njerëz e kritikonin se qe autoritare dhe shtypte me forcë kundërshtarët politikë, shumica e popullsisë e mbështeti atë, për shkak të programeve të saj të gjera sociale.

31 Tetor 1892 – Shkrimtari britanik, Arthur Conan Doyle, boton për herë të parë librin “The Adventures of Sherlock Holmes” (Aventurat e Sherlok Holmsit). Ky libër u lexua nga miliona njerëz në mbarë botën, dhe u përshtat në dhjetëra variante kinematografike.

31 Tetor 1926 – Harry Houdini, një nga prestigjatorët më të famshëm të kohëve modern, vdes nga simptomë e rënduar e peritonitit akut. Në atë kohë mediat spekuluan se ai u vra aksidentalisht nga studenti J. Gordon Ëhitehead, që e goditi shumë herë në bark Houdini-n (me lejen e këtij të fundit), ndërsa ndodhej në Montreal të Kanadasë, gjatë një eksperimenti për të provuar pretendimin e tij se ishte në gjendje të merrte shumë goditje në bark, pa pësuar asnjë dëmtim.

31 Tetor 1838 – Një turmë prej rreth 200 njerëzish sulmon një kamp besimtarësh Mormonë në Misuri të SHBA-së, duke vrarë 20 burra, gra dhe fëmijë.

31 Tetor 1952 – Shtetet e Bashkuara, shpërthejnë bombën e parë me hidrogjen në Atom Enewetok në Paqësor.

31 Tetor 1992 –Kisha Katolike kërkon për herë të parë ndjesë për gjykimin e gabuar të shkencëtari italian Galileo Galilei, që u dogj në turrën e druve si heretic. pasi pretendonte se Toka ishte e rrumbullakët dhe rrotullohej rreth Diellit, dhe jo e kundërta.

31 Tetor 1999 – Avioni i linjës “EgyptAir Flight” rrëzohet në Oqeanin Atlantik, duke vrarë të 217 personat që ndodheshin në bord.

31 Tetor 1937 – Pak kohë pas nisjes së luftës civile me forcat e djathta të drejtuara nga Francisko Franko, qeveria e majtë spanjolle e zhvendos selinë e saj nga Valencia në Barcelonë.

31 Tetor 1905 – Në kryeqytetin e Perandorisë Ruse, Shën Petersburg, mbahet një demonstratë e madhe e revolucionarëve, që kërkojnë amnisti për protestuesit e burgosur më herët.

31 Tetor 1918 – Në vetëm një javë epidemia e gripit spanjoll, i merr jetën më shumë se 21 mijë njerëzve në SHBA.

31 Tetor 1960 – Një ciklon i fortë godet bregun e Gjirit të Bengalit, duke shkaktuar vdekjen e rreth 10.000 njerëzve.

31 Tetor 1954 – Në Algjeri shpërthen revolucioni kundër sundimit francez, që do të çojë pas disa vitesh në pavarësinë e vendit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 31 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 31 tetor 2017

Shtypi i ditës, 31 tetor 2017

Shtypi nga bota, 31 tetor 2017

Shtypi nga bota, 31 tetor 2017

Rama publikon videon e postuar nga Tahiri, çfarë mesazhi po jep?

Rama publikon videon e postuar nga Tahiri, çfarë mesazhi po jep?

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh
Aktualitet

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

by mirseda
13:01 | 07/06/2025
0

AMP, në bashkëpunim me pikën kufitare të Kapshticës, po kryejnë kontrolle të përbashkëta mbi analizën e riskut....

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

12:16 | 07/06/2025
Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

12:11 | 07/06/2025
Përfshihet nga zjarri “Benzi” në bypassin e Vlorës, ja dyshimet e para

Përfshihet nga zjarri “Benzi” në bypassin e Vlorës, ja dyshimet e para

12:04 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com