Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 30 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 30 tetor?

30 Tetor 1885 – Lindi shkrimtari i njohur amerikan Ezra Pound

Ezra Pound ishte një poet dhe kritik i njohur amerikan, si dhe një nga figurat kryesore në lëvizjen e hershme moderniste. Kontributi i tij për poezinë filloi me zhvillimin e Imagjinizmit, një lëvizje që rridhte nga poezia klasike kineze dhe japoneze, duke vënë theksin tek qartësia, saktësia dhe ekonomizimi e gjuhës.

Pound punoi në Londër gjatë fillim të shekullit XX, si redaktor i jashtëm i disa revistave letrare amerikane, dhe ndihmoi në zbulimin e talentit të bashkëkohësve të tij si T.S Eliot, James Joyce, Robert Frost dhe Ernest Hemingway. I neveritur me kasaphana e Luftës së Parë Botërore, ai e humbi besimin tek Anglia, dhe tha se lufta i shërbente vetëm kapitalizmit ndërkombëtar.

Transferohet në Itali në vitin 1924, dhe gjatë viteve 1930-1940, përqafoi fashizmin e Benito Mussolinit, shprehu mbështetje të hapur për Adolf Hitlerin, dhe shkroi për gazetat në pronësi të fashistit britanik Osëald Mosley. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, u pagua nga qeveria italiane për të bërë qindra transmetime radiofonike, ku kritikonte Shtetet e Bashkuara, Franklin D. Roosevelt dhe hebrenjtë, dhe për këtë arsye u arrestua në vitin 1945 në Itali nga forcat amerikane, me akuzën e tradhtisë.

Pound kaloi disa muaj në paraburgim në një kamp ushtarak amerikan në Piza, ku dhe pësoi një krizë nervore. Ai u mbyll në spitalin psikiatrik Shën Elizabet në Uashington, për më shumë se 12 vjet. Pasi doli prej andej më 1958, u rrikthye për të jetuar në Itali, deri në vdekjen e tij më 1972-in.

30 Tetor 1995 – Separatistët në Kebek, humbin për pak referendumin për pavarësi nga Kanadaja

Me një shumicë të ngushtë prej vetëm 50.6 përqind kundër përkundrejt 49.4 përqind pro, qytetarët e provincës së Kebekut votojnë për të qëndruar brenda Kanadasë. Francezët ishin kolonët e parë të Kanadasë, por në vitin 1763, territoret e tyre në Kanadanë lindore ranë nën kontrollin e britanikëve.

Në vitin 1867, Kebeku iu bashkua provincave anglishtfolëse të Kanadasë në formimin e rajonit autonom të Kanadasë. Gjatë shekullit që pasoi, gjuha angleze dhe kultura anglo-amerikane forcuan ndjeshëm pozitat në Kebek, duke bërë që shumë kanadezo-francezë të druheshin se po humbnin gjuhën dhe kulturën e tyre unike.

Lëvizja e pavarësisë së Kebekut lindi pikërisht nga kjo frikë, duke fituar terren në vitet 1960, dhe duke çuar në krijimin e një partie të fuqishme separatiste në vitin 1967. Separatistët e Kebekut, nuk e njohën këtë rezultatin e referedumit. Udhëheqësi i tyre, Zhak Parizo, rriti tensionet në rajon duke u shprehur se fushata ishte manipuluar nga “paratë dhe votimi mbi baza etnike”.

30 Tetor 1918 – Perandoria Osmane nënshkruan traktatet e armëpushimit me Aleatët

Më 30 tetor 1918, në bordin e anijes angleze ‘Agamemnon’, të ankoruar në ishullin e Lemnosit në Egje, përfaqësuesit e Britanisë së Madhe dhe Perandorisë Osmane nënshkruan një marrëveshje armëpushimi, që i dha zyrtarisht fund pjesëmarrjes së Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Botërore. Ndonëse kishte hyrë në një spitale të pandalshme rënëse që nga fundi i shekullit XVI-të, Stambolli synoi fillimisht të qëndronte neutral në Luftën e Parë Botërore, por shumë shpejt përfundoi në një aleancë me Gjermaninë, dhe hyri në luftë në anën e Fuqive Qëndrore në tetorin e vitit 1914.

Turqit luftuan me egërsi dhe patën sukses në Gadishullin e Galipolit, kundër një pushtimi masiv të aleatëve në vitet 1915-1916, por disfatat e rënda në vitin 1918, përballë ushtrive britanike dhe ruse, si dhe shpërthimi i një revolte arabe, shkaktoi mbi 6 milionë të vdekur, rrënoi ekonominë, dhe nxiti një uri masive.

30 Tetor 1905 – Cari rus Nikolla II, dekreton Manifestin e Tetorit, si një lloj reagimi ndaj Revolucionit Rus të vitit 1905, në të cilin pati sulme dhe protesta të ashpra kundër qeverisë. Manifesti parashikonte krijimin e një organi legjislativ të zgjedhur të quajtur Duma, të drejtën universale të votës për burrat, dhe miratimin e një Kushtetutë të re në vitin 1906.

30 Tetor 1922–  Udhëheqësi fashist, Benito Mussolini, merr nga Mbreti Vittorio Emanuele III detyrën e formimit të qeverisë së re. Si pasojë e marshimit në Romë të grupeve fashiste, mbreti refuzoi të shpallë gjendjen e shtet-rrethimit, sikurse u propozua nga qeveria në largim e Luigi Facta-s.  Kabineti i ri ishte gati që në atë mbrëmje, dhe të në të bënin pjesë veç fashistëve, të gjitha grupimet e mëparshme të qeverisjes. Askush nuk po e kuptonte ende, se ndryshimi i qeverisë, do të shënonte së shpejti një ndryshim të regjimit.

30 Tetor 1960– Në Argjentinë lind Diego Armando Maradona, i njohur nga të gjithë si “El Pibe De Oro”. Ai debutoi në kampionatin italian të futbollit me skuadrën e Napolit në vitin 1984, duke u shndërruar shpejt në idhullin e qytetit. Kampion bote me Argjentinën në botërorin e vitit 1986 në Meksiskë, Maradona e luajti ndeshjen e tij të fundit si një futbollist profesionist në ditëlindjen e tij 37 me fanellën e Boca Juniors, ekipi që e katapuloi në majën e futbollit.

Pas një jete të shthurur, duke përfshirë abuzimin me drogën dhe alkoolin, shtrimin disa herë në klinikat e specializuara për t’u shërruar nga ndërvarësia ndaj këtyre substancave, Maradona rrikthehet në skenën e futbollit ndërkombëtar si trajner i kombëtares argjentinase në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, duke mos arritur të lërë ndonjë gjurmë.

30 Tetor 1984 – Policia polake gjen trupin e pajetë një priftit katolik Jerzy Popieluszko, i njohur si një mbështetës i hapur i organizatës “Solidarnost”. Kleriku 37-vjeçar, u rrëmbye më 19 tetor, supozohet nga 3 policë të shërbimit sekret, për t’u zhdukur pa lënë gjurmë. At Popieluszko u bë i famshëm në mbarë Poloninë kur mblodhi mijëra qytetarë në kishën e tij, duke predikuar kundër qeverisë komuniste. Rrëmbyesit e dyshuar e kishin hedhur trupin e tij në një rezervuar në Lumin Vistula. Vrasja e priftit, shtoi tensionet në vend. Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës në 9 qytete të mëdha, duke gjobitur apo dënuar me burg qindra demonstrues.

30 Tetor 1938 – H.G. Wells transmeton në radio dramën e tij “Lufta e botëve”, duke shkaktuar panik tek dëgjuesit, që besuan se bëhej fjalë për një pushtim të afërt Marsian.

30 Tetor 1941 – Presidenti amerikan, Franklin Delano Roosevelt, miraton një hua prej 1 miliardë dollarësh për Bashkimin Sovjetik që sapo ishte pushtuar nga Gjermania.

30 Tetor 1961 – Bashkimi Sovjetik teston një bombë me hidrogjen me forcë 58 megaton në Novaja Zemlja, duke shkaktuar një valë protestash në mbarë botën.  

30 Tetor 1973 –Hapet në Stamboll Ura e Bosforit që lidh dy kontinentet, Evropën dhe Azinë.

Ndërtimi kishte filluar në shkurtin e vitit 1970, ndërsa ura u projektua nga inxhinierët britanikë Gilbert Roberts dhe William Brown.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 30 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 30 tetor 2017

Shtypi i ditës, 30 tetor 2017

Shtypi nga bota, 30 tetor 2017

Shtypi nga bota, 30 tetor 2017

Parashikimi i motit/ Kujdes, këto janë ditët më të ftohta të javës!

Parashikimi i motit/ Kujdes, këto janë ditët më të ftohta të javës!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

08:56 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Zelensky emëron ish-zëvendëskryeministren ambasadore në SHBA
Bota

Zelensky emëron ish-zëvendëskryeministren ambasadore në SHBA

by mirseda
20:42 | 27/08/2025
0

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka emëruar ish-zëvendëskryeministren Olga Stefanishyna, si ambasadore të Ukrainës në Shtetet e Bashkuara. “Sapo...

Sulmuesi i Kosovës krenar për marrjen e pasaportës shqiptare, e shfaq në rrjetet sociale dhe e shoqëron me himnin shqiptar

Sulmuesi i Kosovës krenar për marrjen e pasaportës shqiptare, e shfaq në rrjetet sociale dhe e shoqëron me himnin shqiptar

20:34 | 27/08/2025
Ushtari ukrainas mbijeton pas 5 ditësh zvarritjeje me fytin e prerë nga trupat ruse

Ushtari ukrainas mbijeton pas 5 ditësh zvarritjeje me fytin e prerë nga trupat ruse

20:22 | 27/08/2025
Bie poshtë padia, Diddy triumfon në Gjyq

Bie poshtë padia, Diddy triumfon në Gjyq

20:06 | 27/08/2025
Si ndodhi sulmi në Minneapolis ku mbetën të vrarë dy fëmijë, autori qëlloi nga dritaret e kishës. Polica e ekzekutoi më pas

Si ndodhi sulmi në Minneapolis ku mbetën të vrarë dy fëmijë, autori qëlloi nga dritaret e kishës. Polica e ekzekutoi më pas

19:57 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com