Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 29 prill?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 29 prill?

1091 – Beteja në malin Levunium; Perandori i Bizantit, Aleks i parë fiton ndaj peçenegëve – fitorja e vetme vendimtare e arritur nga një ushtri bizantine në më shumë se gjysmë shekulli – fitorja në Levunium (Turqi) shënoi rifillimin e fuqisë dhe ndikimit bizantin, që do të zgjaste për 100 vjet, deri në shembjen e dinastisë Komnenian në mbarim të shekullit të 12-të.

1429 – Zhan d’Ark arrin në Orleansin e rrethuar. Qyteti kishte rëndësi strategjike dhe simbolike për të dy palët e konfliktit – francezët dhe anglezët kishin hyrë në një luftë 100-vjeçare. Pas 18 muajsh rrethimi, ndërsa anglezët pritej të fitonin, rrethimi ra 9 ditë pas mbërritjes së përforcimeve franceze, me në krye 17-vjeçaren, Zhan d’Ark. Ajo tha se Perëndia e kishte udhëzuar dhe ndihmuar për fitoren, të tjerët nuk e besuan dhe e dogjën në turrën e druve, nën akuzat për herezi – dhe kur me kohë kuptuan ç’kishin bërë, e shpallën heroinë dhe shenjtore.

1856 – Paqe mes Britanisë dhe Rusisë. Këto dy vende, shto Francën, kishin qenë në luftë. Çdo gjë filloi me ambiciet e perandorit francez Napoleoni III, i cili i kishte vënë vetes detyrë për të rikthyer madhështinë e Francës së perandorit Napoleon i parë. Në viti1851, Napoleoni III emëroi Markezin Charles de La Valette, katolik i zellshëm, si ambasador pranë Portës (Perandoria Osmane). Emërimi i tij u bë qëllimisht për të detyruar osmanët të njihnin Francën si “autoritet sovran” mbi pakicën e krishterë brenda perandorisë. Këto hapa shkaktuan pakënaqësi në Londër dhe zemërim në Moskë, pasi ishte Rusia që njihej prej kohësh (1770) si mbrojtëse e të krishterëve ortodoksë, brenda Perandorisë Osmane – dhe tensionet çuan në luftë, armëpushime e përsëri luftë dhe dobësim osman.

1875 – Shkrimtari amerikan, Henry James, publikon një nga librat e tij të parë, Transatlantic Sketches. James (1843-1916), konsiderohet si një nga figurat kryesore të realizmit letrar të shekullit të 19-të. Ai jetoi mes Amerikës dhe Evropës për 20 vitet e para të jetës së tij, pastaj u vendos në Angli, duke u bërë nënshtetas britanik në vitin 1915. Xhejms është i njohur kryesisht për serinë e romaneve, ku përshkruan takimin e amerikanëve me Evropën dhe evropianët. James kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme për kritikën letrare, veçanërisht në këmbënguljen e tij se shkrimtari duhet t’i lejohet liria më e madhe e mundshme në paraqitjen e pikëpamjeve tij për botën. James pohonte se një tekst duhet, para së gjithash, të jetë realist dhe të përmbajë një përfaqësim të jetës që është e njohur për lexuesit. “Ne punojmë në errësirë – ne bëjmë atë që mundemi – japim atë që kemi. Dyshimi ynë është pasioni ynë dhe pasioni ynë është detyra jonë. Pjesa tjetër është marrëzi e artit”. Henry James ishte mik i shkrimtarit britanik, Somerville Story, autori i kujtimeve (1920) të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali.

1899 – Njeriu i cili u bë një nga kompozitorët më të mirë të shekullit XX, Edward Kennedy Ellington, lindi në Uashington DC. Që në fillim, i pashëm, i ri, i veshur firmato, ai mori pseudonimin Dukë. Pati sukses në pikturë. Fitoi një konkurs, i dhanë bursë, la shkollën dhe hapi biznes për piktura posterash. Por aftësia e tij për interpretim në piano ishte e natyrshme – tërhoqi vemendje dhe premtime. Kështu, Dukë Ellington mori rrugët: 25 vjeç, shkoi në Nju Jork, u bë i famshëm në klube, studio, radio; do të krijonte pjesë muzikore të vogla e të mëdha për filma, opera, balete, shfaqje Broadway, madje edhe muzikë kishtare. Mbi 1.000 pjesë muzikore mbajnë emrin e tij. Me 1940, fotografi shqiptaro-amerikan, Gjon Mili, interpretoi në një film së bashku me Dukën. Sipas Ellingtonit, i cili vdiq në vitin 1974, “ka vetëm dy lloje muzike: të mirë dhe të keqe.”

1922 – Zhvillohet kampionati i parë ndërkombëtar i peshëngritjes, në Talin, Estoni.

1945 – Forcat amerikane lirojnë 31.601 të burgosurit nga kampi i përqendrimit nazist në Dakau, Gjermani. Krijuar në mars 1933, kampi i përqendrimit Dakau ishte kampi i parë i rregullt i ngritur nga qeveria Nacional Socialiste (naziste) gjermane, për të burgosurit politik. Kur trupat amerikane hynë në kamp, ata gjetën më shumë se 30 vagona treni mbushur me kuforma, shumica të dekompozuara. Numri i personave të burgosur në Dakau, mes viteve 1933 dhe 1945, llogaritet të ketë qenë mbi 188.000. Numri i përgjithshëm i viktimave, që vdiqën në Dakau, nuk dihet.

1946 – Tokio; 28 ish-krerë japonezë, përfshi kryeministrin, gjatë kohës së luftës, Hideki Tojom, akuzohen për krime lufte nga një gjykatë ndërkombëtare.

1986 – 800,000 libra u shkatërruan nga zjarri në Bibliotekën Qendrore në Los Anxheles

1991 – Kroacia shpall pavarësinë nga Jugosllavia.

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Maqedoni, protestuesit tërhiqen, largojnë vetë tendat

Maqedoni, protestuesit tërhiqen, largojnë vetë tendat

Tiranë, arrestohen dy shpërndarës kokaine, një komandant skuadre dhe një ish-polic

Tiranë, arrestohen dy shpërndarës kokaine, një komandant skuadre dhe një ish-polic

Maqedoni, huliganët në prapavijë: Pse s’na sollët kokat e deputetëve

Maqedoni, huliganët në prapavijë: Pse s’na sollët kokat e deputetëve







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com