238 – Romë; Garda Praetoriane vërshon në pallat kap bashkë-perandorët Pupienus dhe Balbinus, i tërheq zvarrë nëpër rrugë dhe i ekzekuton. Në të njëjtën ditë, Gordian III, 13 vjeç, shpallet perandor. Fjala ‘Praetorian’ nga ‘prae’ ‘para’, ‘prijës’ ‘priatarë’ para-rojë ose truprojë, forcë e krijuar në vitin 27 pes nga Augustus, themelues i perandorisë romake. Kur Konstandini i Madh, sulmoi Italinë në vitin 312, ai u ndesh në Urën Milvian me ushtrinë e Maxentius që përbëhej nga praetorë. Më vonë në Romë, Konstandini fitimtar e shpërndan përfundimisht këtë roje, duke shënuar fundin e praetorianëve dhe fillimin e një epoke të re të perandorisë romake.
904 – Plaçkitja e Selanikut: Saraçenët, nisur me anije nga Tripoli, pas një rrethimi të shkurtër zbarkojnë në Selanik, qyteti i dytë më i madh i Perandorisë Bizantine. Ata vërshojnë nëpër qytet, shkatërrojnë, hapin burgjet, lirojnë mijëra myslimanë që mbaheshin në to, marrin robër banorë vendas, dhe pas një jave plaçkitjeje kthehen në Tripoli me anije ngarkuar me mallra dhe skllevër.
1836 – Përurohet i Harku i Triumfit në Paris, Francë – ndërtuar për ata që luftuan dhe vdiqën për Francën në revolucionin francez dhe në luftërat e Napoleonit. Në faqet e Harkut janë gdhendur emrat e të gjitha fitoreve franceze dhe gjeneralëve që i udhëhoqën ato. Nën kupën e Harkut qëndron varri i ushtarit të panjohur nga Lufta e Parë Botërore. Harku i Triumfit në Paris ishte harku më lartë triumphal (50 metra) deri në përfundimin të Monumentit të Revolucionit në kryeqytetin meksikan në vitin 1938 (67 metra i lartë). Harkun e Triumfit në Phenian, përfunduar në vitin 1982, është modeluar sipas Harkut francez të Triumfit, dhe është pak më shumë se 60 metra i lartë.
1900 – Në Itali, mbreti Umberto vritet nga anarkisti Gaetano Bresci (Breshi), italian – amerikan. Breshi u bë mbretvrasësi i parë evropian që nuk ekzekutohet – dënimi me vdekje në Itali ishin hequr që prej vitit 1889. Në vitin 1901, Bresci u gjet i vdekur në burg. Zyrtarisht u tha se bëri vetëvrasje, dhe nën-zë, se ai u vra nga rojet.
1913 – Fuqitë e mëdha bien dakord që Shqipëria të vendoset nën sovranitetin e princit gjerman Wilhelm Friedrich Heinrich (shqip Princ Vidi ose Princ Vilhelm Vidi). Gruaja e tij, princesh Sofia e Saksonisë (1885-1936) rridhte nga familja e njohur Gjika me origjinë shqiptare. Mbretëresha Elisabeth e Rumanisë, kur mësoi se Fuqitë e Mëdha, ishin në kërkim të një aristokrati si mbret të Shqipërisë, përdori ndikimin për të emëruar nipin e saj, Vidin në këtë post. Përfundimisht Fuqitë e Mëdha evropiane – Austrio-Hungaria, Britania, Franca, Gjermana, Rusia dhe Italia – zgjodhën Vidin për të qeverisur Shqipërinë e re të pavarur. Njoftimi u shpall zyrtarisht në nëntor 1913 dhe vendimi u pranua nga Ismail Qemali, kreu i qeverisë së përkohshme në Vlorë. Në vitin 1913, evropiano perëndimorët e konsideronin Shqipërinë një vend të varfër, pa ligje, të prapambetur; shtypi francez i referohej Vidit si “le Prince de Vide”, që do të thotë “Princ i Zbrazëtisë”. Vidi dhe gruaja e tij, princesh Sofia mbërritën më 7 mars 1914 në Durrës, ku u pritën me entuziasëm të madh, festimet zgjatën rreth 1 javë. Por me Shqipërinë në gjendje lufte civile që nga korriku 1914, me Greqinë që kishte zënë jugun e vendit, dhe me fuqitë e mëdha në luftë me njëra-tjetrën, regjimi i Vidit ra, dhe princi u larguar nga vendi më 3 shtator 1914. Vidi shkoi fillimisht në Venecia, pastaj u kthye në Gjermani si kapiten në ushtrinë perandorake me emrin e luftës, “Konti i Krujës”. Pas luftës, Vidi ende ushqente ambicje për t’u rikthyer në Shqipëri, pavarësisht se Gjermania kishte dalë e humbur nga lufta. Shpresat e Vidit morrën fund më 31 Janar 1925 kur Shqipëria u shpall zyrtarisht republikë me president Ahmet Zogun, më pas mbret. Princi Vidi vdiq me 1945 në Predeal, Rumani, në moshen 69 vjeçare, duke lënë djalin e tij, princin Karol Viktor, si trashëgimtar të pretendimeve për fronin shqiptar.
1921 – Adolf Hitler bëhet udhëheqës i Partisë Nacional Socialiste (Naziste), paraardhëse e Partisë së Punëtorëve Gjermanë (DAP).
1958 – Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower nënshkruan Aktin Kombëtar të Aeronautikës dhe Hapësirës, duke krijuar Administratën e Hapësirës (NASA).
1987 – Kryeministrja britanike Margaret Thatcher dhe presidenti i Francës, François Mitterrand, nënshkruajnë marrëveshjen për të ndërtuar një tunel nënujor (Eurotunel) në Kanalin anglez, që lidh brigjet e të dy vendeve.
1993 – Gjykata e Lartë e Izraelit liron të dyshuarin si roje kampi nazist, John Demjanjuk, nga të gjitha akuzat. John Demjanjuk, lindur në Ukrainë më 1920, kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara pas luftës së dytë botërore, dhe punoi në industrinë e automobilëve derisa doli në pension. Ai kishte qenë ushtar në Ushtrinë e Kuqe sovjetike, dhe rob lufte. Pas lirimit nga Izraeli, Gjermania ngriti akuza të njëjta kundër tij. Edhe pse mbijetues i kampeve naziste të përqendrimit, Demjanjuk u dënua në vitin 2011 në Gjermani për krime lufte, për ndihmën në vrasjen e 27.900 hebrenjve gjatë shërbimit si roje me emrin Ivan Demjanjuk në kampin nazist të shfarosjes në Sobibor në afërsi të Polonisë. Ai e apeloi vendimin, gjithmonë duke këmbëngulur se ishte identifikuar gabim. Ndërsa priste përgjigjen nga gjykata gjermane e Apelit, Demjanjuk vdiq më 2012. Si rrjedhim, ai konsiderohet i pafajshëm në bazë të ligjit gjerman, dhe dënimi i mëparëshëm u shfuqizua. Sipas gjykatës shtetërore të Mynihut, Demjanjuk nuk ka të kaluar kriminale.