Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 29 gusht?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 29 gusht?

1915 – Lindi Ingrid Bergman (vdiq po në datën 28 gusht, 1982) Kur e ftoi Hollywoodi, ajo ishte një yll në Suedi. Në SHBA Ingrid Bergman hyri në historinë e kinemasë. Të paharruara mbeten rolet e saj si në filmin “Casablanca”.

E habitshme është, që ajo edhe në epokën digjitale, kur yjet e Hollywoodit qysh në moshën njëzet vjeçare në seri u nënshtrohen operacioneve të kirurgjisë kozmetike, ajo e ruan magjinë saj.

Ajo mahniste botën e kinematografisë me natyrshmërinë e saj, këtu në fotografi më 1958 përkrah producentit suedez Lars Schmidt

Ndoshta ky mrekullim, i konservuar për dekada në zemrat e spektatorëve të kinemasë, bazohet edhe në faktin që Ingrid Bergman kishte diçka unikale, diçka të pashpjegueshme. Ndryshe nga shumë yje të tjera femra të Hollywood-it Bergman ishte e shumëanshme: ajo ishte suedeze, fëmijë e një nëne gjermane, e cila vdiq kur Ingrid ishte tre vjeç. Ajo u bë një yll në kinematografinë e hershme suedeze dhe i rrëmbeu zemrat e spektatorëve të teatrit edhe me interpetimet në pjesët e Ibsenit e Strindbergut.

Më 1938 ajo shkoi në Hollywood dhe u bë shumë shpejt e preferuara absolute e publikut duke luajtur krah herojve të filmit si Humphrey Bogart dhe Gary Grant, Spencer Tracy dhe Gary Cooper. Dialogu i saj i flaktë me Bogart në filmin klasik “Casablanca”, vështrimi i saj i trishtë dhe i përvuajtur në fund të filmit – e gjitha kjo jo vetëm që hyri në historinë e kinematografisë e të filmit, por imazhi i Bergman mori përmasat e një ikone. Puthja në film mes Bergman dhe Bogart u bë ndër më të njohurat e shekullit të 20-të.

1949- Në një test në Semipalatinsk në Kazakistan, Bashkimi Sovjetik shpërtheu me sukses bombën e saj atomike të quajtur “First Lightning” (“Vetëtima e Parë”). Për të matur efektet e shpërthimit, shkencëtarët sovjetik ndërtuan ndërtesa, ura, dhe struktura të tjera qytetërimi në afërsi të bombës. Ato gjithashtu vunë kafshë në kafaze që të testonin efektet e rrezatimit nuklear tek gjitarët. Shpërthimi atomik, i cili ishte 20 kiloton, afërsisht i barabartë me “Trinity”, shpërthimin e parë atomik amerikan, shkatërroi strukturat dhe shkrumboi kafshët.

1958- Lind Michael Jackson. Para moshës 6-vjeçare ai iu bashkua vëllezërve të tij në grupin “Xhekson 5”. Majkëlli ishte këngëtari dhe vallëzuesi më i mirë i grupit.

Në moshën 22 vjeçare, ai nuk u bë vetëm këngëtari më i admiruar në botë, por edhe një nga njerëzit me famën më të madhe në glob.

Xhekson thuhet të ketë arritur famën e njëjtë me ata që njihen të kenë bërë revolucion në industrinë e muzikës – Elvis Presley dhe “Beatles”. Por, ai ka qenë i pari këngëtar me ngjyrë që ka frymëzuar një masë të madhe të njerëzve në mbarë botën.

1968- Hubert Humphrey pranoi emërimin e Partisë Demokrate si kandidat për president. “Sonte i them këtij Kuvendi të madh dhe popullit tonë të madh se jam i gatshëm të drejtoj fatet e këtij vendi, deklaroi Humphrey.” Në vitin 1968 Partia Demokrate ishte e përçarë thellë ndërmjet përkrahësve të zotit Humphrey, që në atë kohë ishte nënpresident dhe atyre kandidatëve që kundërshtonin luftën në Vietnam, si senatori Eugene McCarthy dhe senatori që u vra më vonë, Robert Kennedy. Disa delegatë në Kuvendin e Çikagos, si edhe disa demonstrues jashtë sallës së Kuvendit, e shihnin zotin Humphrey si simbol dhe mbështetës të politikës së ndjekur ndaj Vietnamit nga presidenti Lindon Johnson, të cilit i përfundonte mandati. Protestuesit u përleshën me policinë e Çikagos dhe secila palë akuzonte tjetrën si shkaktare të dhunës. Disa historianë thonë se pas përçarjeve dhe dhunës në Kuvendin e Çikagos, Partia Demokrate nuk mundi ta marrë veten në kohë për zgjedhjet e nëntorit, të cilat Hubert Humphrey i humbi me një diferencë të vogël ndaj kandidatit republikan, Riçard Nikson.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 29 gusht?retrospektive

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Përplasje me armë zjarri në Sarandë, plagosen 3 persona

Përplasje me armë zjarri në Sarandë, plagosen 3 persona

Durrës/ 28-vjeçari kërcënon se do hidhet nga godina dykatëshe

Durrës/ 28-vjeçari kërcënon se do hidhet nga godina dykatëshe

La pa ministri Saimir Tahirin, ja çfarë thotë Rama

La pa ministri Saimir Tahirin, ja çfarë thotë Rama







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Kukës/ Rrëshqitja e dherave “paralizon” qarkullimin dhe izolon katër familje në fshatin Cernaleva
Aktualitet

Kukës/ Rrëshqitja e dherave “paralizon” qarkullimin dhe izolon katër familje në fshatin Cernaleva

by mirseda
09:16 | 16/01/2026
0

Cernaleva e Kukësit e bllokuar prej 11 ditësh, rrëshqitja e dheut izolon familjet dhe 'paralizon' qarkullimin Katër...

Harta e re e çmimeve për shtëpitë, fshati barazohet me qytetin – edhe taksat njësoj

Harta e re e çmimeve për shtëpitë, fshati barazohet me qytetin – edhe taksat njësoj

08:56 | 16/01/2026
“NATO është këtu!”/Trump nuk heq dorë nga ishulli, ushtarët e parë europianë mbërrijnë në Groenlandë

“NATO është këtu!”/Trump nuk heq dorë nga ishulli, ushtarët e parë europianë mbërrijnë në Groenlandë

08:52 | 16/01/2026
AKSIDENT I RËNDË/ Bie automjeti nga ura e Dajlanit, ndërron jetë në vend 18-vjeçarja

AKSIDENT I RËNDË/ Bie automjeti nga ura e Dajlanit, ndërron jetë në vend 18-vjeçarja

08:49 | 16/01/2026
Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

08:46 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com