Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 27 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 27 shtator?

27 Shtator 1938 – Presidenti amerikan Roosevelt apelon ndaj Hitlerit për paqe

Franklin Roosevelt, i shkruan një letër kancelarit gjerman, Adolf Hitler, lidhur me rrezikun e shpërthimit të luftës në Evropë. Kancelari gjerman, po kërcënonte të pushtonte krahinën e Sudeteve në Çekosllovaki, dhe në letrën e tij të dytë drejtuar Hitlerit, Roosevelt përsërit nevojën për të gjetur një zgjidhje paqësore mbi këtë çështje.

Hitleri u përgjigj se Gjermania kishte të drejtë të aneksonte këtë rajon, për shkak të mënyrës “së turpshme” përmes së cilës Traktati i Versajës, që i kishte dhënë fund Luftës së Parë Botërore, e kishte shndërruar Gjermaninë një “shtet të dorës së dytë” në mesin e bashkësisë së kombeve. Traktati ia kishte dhënë Sudetet, një territor që besohej nga Hitleri dhe shumë nga mbështetësit e tij, se ishte në thekb gjerman, Çekosllovakisë.

Prandaj, arsyetonte Hitleri, pushtimi gjerman i Sudeteve qe i justifikuar, pasi aneksimi nga Gjermania do të thoshte thjesht rrikthimin e krahinës në rrënjët e saj kulturore dhe historike. Hitleri e siguroi Roosevelt-in se donte të shmangte një tjetër luftë në shkallë të gjerë në Evropë. Rosevelt sugjeroi nga ana e tij mbajtjen e nje conference ndërkombëtare me pjesëmarrjen e të gjitha kombeve të interesuara, që konflikti të mbyllej sa më shpejt që të ishte e mundur, ndërsa e siguroi Hitlerin se SHBA-ja do mbetej neutrale në raport me politikën evropiane.

Në fund, Fyhreri shpërfilli kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për një zgjidhje paqësore, dhe e pushtoi Çekosllovakinë në marsin e vitit 1939, akti i parë në përpjekjen e Hitlerit për të vënë  nën kontrollin e tij Evropën, dhe për të krijuar “Rajhun e Tretë” të epërsisë gjeopolitike gjermane.

27 Shtator 1939- Polonia kapitullon pas 26 ditësh rezistence ndaj ushtrisë gjermane

Njëqindedyzet mijë trupa polake kapen rob nga pushtuesit gjermanë, ndërsa Varshava i dorëzohet forcave superiore të mekanizuara të ushtrisë së Hitlerit. Polakët luftuan me guxim, por qenë në gjendje të rezistonin vetëm për 26 ditë.

Pas triumfit të tyre, gjermanët filluan zbatimin e një programi sistematik të terrorit, vrasjeve dhe mizorisë, duke ekzekutuar pjesëtarë të shtresës së mesme dhe të lartë në Poloni:mjekë, mësues, priftërinj, pronarë tokash dhe biznesmenë. Nazistët i vunë këtij operacioni emrin ironik “Aksioni i Jashtëzakonshëm i Paqtimit”.

27 Shtator 1940 – Gjermania, Italia dhe Japonia nënshkruajnë paktin trepalësh

Nënshkrimi i Paktit Trepalësh në Berlin, formalizoi Aksin Romë-Berlin-Tokio. Pakti siguronte ndihmë të ndërsjellë, nëse ndonjëri prej nënshkruesve vuante sulmin e ndonjë kombi që nuk ishte ende i përfshirë në luftë. Ky formalizim i aleancës, shënjestronte drejtpërsëdrejti Amerikën “neutrale” – e projektuar për ta detyruar Uashingtonin të mendohej dy here, përpara se t’u dilte në krah aleatëve.

Të treja vendet ranë dakord që për 10 vitet e ardhshme do të “qëndronin pranë dhe do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, në synimin e tyre kryesor për të krijuar dhe mbajtur një rend të ri të gjërave…për të nxitur begatinë dhe mirëqenien e përbashkët të popujve të interesuar”. Paktit Trepalësh iu bashkua më pas Hungaria, Rumania, Sllovakia, Bullgaria dhe Jugosllavia.

27 Shtator 2009 – Ri-arrestohet me akuzën e përdhunimit të një të miture, regjizori i mirënjohur Roman Polanski

Në marsin e vitit 1977, regjisori Roman Polanski u arrestua dhe u akuzua për një numër veprash penale në dëm të 13-vjeçares Samantha Geimer. Adoleshentja dëshmoi në polici se Polanski i kishte dhënë shampanjë me një qetësues në të, dhe më pas kishte abuzuar seksualisht. Një gjykatë e akuzoi për përdhunim, heqje të dhunshme të lirisë së tjetrit, përdorim droge etj.

Në përpjekje për të ruajtur anonimitetin e vajzës, avokati i Geimer arriti një ujdi të cilën Polanski e pranoi, dhe sipas kushteve, 5 nga akuzat fillestare do të binin.

Regjozori u deklarua fajtor për akuzën më të vogël, të përfshirjes në marrëdhënie seksuale të paligjshme. Gjyqtari pranoi një raport dhe vlerësimin psikiatrik, që tregonte se Polanski nuk duhej të mbyllej në burg, dhe për pasojë ai lirohet nga paraburgimi pas 42 ditëve. Menjeherë ai u largua në Francë, dhe si shtetas francez, ishte i mbrojtur nga ekstradimi. Polanski nuk shkeli kurrë në SHBA, kur pas 32 vjetësh me urdhër të autoriteteve amerikane, arrestohet në Zvicër nga policia lokale.

27 Shtator 1540- Themelohet Urdhri Jezuit

Në Romë, Shoqëria e Jezusit – një organizatë misionare katolike – merr lejen e themelimit nga Papa Pali III. Urdhri Jezuit, luajti një rol të rëndësishëm në Kundër-Reformimin, dhe arriti të konvertojë në katolicizëm miliona njerëz në mbarë botën. Lëvizja Jezuite u themelua nga Ignatius de Loyola, një ushtar spanjoll që u bë prift në gushtin e vitit 1534.

Arsimi ishte me rëndësi të madhe për Jezuitët, dhe Ignatius themeloi në Romë Kolegjin Romak (i quajtur më vonë Universiteti Gregorian). Gjatë shekullit që pasoi, jezuitët ngritën misionet e tyre anembanë globit. “Rrobat e zeza”, siç njiheshin në Amerikën Lindore, i paraprinë shpesh evropianëve të tjerë në depërtimin tek territoret dhe shoqëritë e huaja.

Me lindjen e nacionalizmit në shekullin XVIII, shumica e vendeve evropiane i shtypën jezuitët, dhe në vitin 1773 Papa Klementi XIV dha urdhrin për shpërbërjen e Urdhrit, nën presionin e Burbonëve. Megjithatë në vitin në 1814, Papa Piu VII, u dorëzua para kërkesës popullore dhe rilejoi ekzistencën e Urdhrit të Jezuitëve, dhe këta të fundit vazhdojnë edhe sot punën e tyre misionare.

27 Shtator 1996 – Milicia talebane merr kontrollin e Kabulit në Afganistan

Milicia radikale talebane, e udhëhequr nga Mullah Mohammed Omah, vendos nën kontroll kryeqytetin Kabul, pas sulmit mbi pallatin presidencial. Ish-Presidenti Burhanuddin Rabbani, kryeministri dhe shefi i ushtrisë u fshehën. Talebanët do të mbeteshin nën krye të vendit deri në vitin 2001, kur Aleanca Veriore në opozitë, e mbështetur nga ushtria amerikane rifitoi kontrollin e Afganistanit.

27 Shtator 1924 – Mbi 100 persona mbetën të vdekur, pas një sulmi në trenin e linjës Odesa- Moskë. Motivi i këtij sulmi ishte sa politik, kundër udhëheqjes bolshevike sovjetike të tokës, po aq sa edhe një grabitje e rëndomtë, me pasoja fatale për qindra njerëz.

27 Shtator 1669 – Ishulli i Kretës në Detin Mesdhe bie nën pushtimin osman, pas një rrethimi 21-vjeçar.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 27 Shtator?retrospektive

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 27 shtator 2017

Shtypi nga bota, 27 shtator 2017

VIDEO/ Shkodrani i humb të gjitha; i sekuestrohet Ferrari, Porsche dhe Peugeot (EMRI)

VIDEO/ Shkodrani i humb të gjitha; i sekuestrohet Ferrari, Porsche dhe Peugeot (EMRI)

A jeni një person i shëndetshëm? Këto shenja e tregojnë

A jeni një person i shëndetshëm? Këto shenja e tregojnë

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Presidenti i Kolumbisë dëbon diplomatët izraelitë
Bota

Presidenti i Kolumbisë dëbon diplomatët izraelitë

by mirseda
22:54 | 02/10/2025
0

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka njoftuar dëbimin e të gjithë delegacionit diplomatik izraelit nga vendi i...

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Iu dëmtuan shtëpitë e tokat nga reshjet e shiut, banorët e ish-kënetës kërkojnë zgjidhje pas përmbytjeve të përsëritura

Iu dëmtuan shtëpitë e tokat nga reshjet e shiut, banorët e ish-kënetës kërkojnë zgjidhje pas përmbytjeve të përsëritura

22:10 | 02/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Pësoi lëndime gjatë turneut në Amerikë, Dua Lipa i nënshtrohet kontrollit mjekësor

Pësoi lëndime gjatë turneut në Amerikë, Dua Lipa i nënshtrohet kontrollit mjekësor

21:35 | 02/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com