Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 27 korrik?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 27 korrik?

1586 – Sir Walter Raleigh sjell duhanin e parë në Angli nga Virxhinia. Pas revolucionit industrial, duhani u popullarizua gjithnjë e më shumë – prodhimi në formë cigaresh solli rritje të pashembullt të përdorimit – deri në shpalljen e rezultateve shkencore në mesin e viteve 1900 mbi dëmin që sjell duhani për shëndetin.

1789 – Themelohet agjencia e parë e qeverisë federale të SHBA-së, Departamenti i Punëve të Jashtme. Agjencia më vonë u quajt Departament i Shtetit. Sekretari i parë në këtë detyrë, ishte John Jay, jurist e diplomat nga Nju Jorku.

1794 – Arrestohet Maximilien Robespierre; zyrtar gjatë Revolucionit francez dhe një nga arkitektët kryesorë të Mbretërimit të Terrorit – historianët thonë se ai nxiti ekzekutimin e më shumë se 17-mijë “armiqve të Revolucionit”. Kur mori lajmin se Konventa Kombëtare e kishte deklaruar të jashtëligjshëm, Robespierr u përpoq të kryente vetëvrasje, por mbeti i plagosur. Ditën tjetër, (28 korrik) Robespierr dhe 21 aleatë të tij u ekzekutuan në gijotinë.

1890 – Vincent van Gogh qëllon veten dhe vdes dy ditë më vonë.

Van Gogh është konsideruar piktori më i madh holandez pas Rembrandtit, edhe pse mbeti i varfër dhe i panjohur gjatë gjithë jetës së tij. Van Gogh vdiq në Francë më 29 korrik 1890, në moshën 37-vjeçare, nga plaga që i shkaktoi vetes me armë zjarri.

1921 – Shkencëtarët në Universitetin e Torontos të kryesuar nga biokimisti Frederick Banting vërtetojnë se hormoni insulinë rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

1953 – Marrëveshje armëpushimi që i dha fund Luftës Koreane u nënshkrua në Panmunjon. Lufta zgjati 3 vjet e 32 ditë. Negociatat për armëpushim midis Koresë së Veriut dhe delegatëve të SHBA (që përfaqësonin Korenë e Jugut) zgjatën 1 vit e 17 ditë.

1984 – Vdiq në Lozanë të Zvicrës anglezi James Mason (75 vjeç) – aktor i respektuar i theatrit dhe filmit, i njohur edhe për rolin e spiunit shqiptar në shërbim të nazistëve Iliaz Bazna, në filmin 5 Fingers (1951), me skenar bazuar ne librin “Operation Cicero”.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 27 korrik?retrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Votoi pro rritjes së çmimit të ujit, këshilltari i LSI: Jam i lumtur për këtë vendim

Votoi pro rritjes së çmimit të ujit, këshilltari i LSI: Jam i lumtur për këtë vendim

Kruja, një nga destinacionet e turistëve

Kruja, një nga destinacionet e turistëve

Rritja e çmimit të ujit? Flini dhe votoni me gurmazin të tharë nga etja!

Rritja e çmimit të ujit? Flini dhe votoni me gurmazin të tharë nga etja!







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kryebashkiakët e ekstremit të djathtë në Francë heqin flamujt e BE-së, qeveria: Populizëm
Bota

Kryebashkiakët e ekstremit të djathtë në Francë heqin flamujt e BE-së, qeveria: Populizëm

by mirseda
23:04 | 30/03/2026
0

Disa kryebashkiakë në Francë, të zgjedhur nga partia e djathtës ekstreme Tubimi Kombëtar, kanë hequr flamujt e...

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

22:40 | 30/03/2026
Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

22:03 | 30/03/2026
Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

21:57 | 30/03/2026
Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

21:40 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com