Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 25 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 25 tetor?

25 Tetor 1881 – Lind piktori i shquar spanjoll Pablo Picasso

Pablo Picasso, një nga artistët më të mëdhenj dhe më me ndikim të shekullit XX-të, lindi në Malaga të Spanjës. Babai i tij ishte profesor vizatimi, dhe e edukoi të birin për një karrierë në artet figurative. Picasso çeli ekspozitën e tij të parë kur ishte vetëm 13-vjeç, dhe më vonë e braktisi shkollën e artit, në mënyrë që të mund të eksperimentonte në kohë të plotë me stilet e artit modern.

Ai shkoi në Paris për herë të parë në vitin 1900, dhe një vit më vonë çeli një ekspozitë në një nga galeritë e njohura të artit në kryeqytetin francez. Nëntëmbëdhjetëvjeçari ishte në atë kohë i panjohur jashtë Spanjës, por kishte realizuar tashmë qindra piktura. Duke u ndjerë i vlerësuar nga kritika, ai qëndroi në Paris gjatë gjithë atij viti, dhe më vonë u kthye për të jetuar aty përgjithmonë.

Puna e Picasso, e cila përfshin më shumë se 50.000 piktura, vizatime,  gravura, skulptura dhe qeramika të prodhuara në mbi 80 vjet, përshkruhet në një seri periudhash. Në periudhën e parë e tij të shquar – “periudha e kaltër”, Picasso pikturonte duke përdorur kryesisht ngjyrat blu për të ndjellë botën melankolike të të varfërve. Më pas erdhi ”periudha e trëndafilave”, në të cilën artisti përshkruan shpesh skena cirku, e cila pasohet nga puna e tij e hershme në skulpturë.

Ndërkohë me kubizmin, që ndahet në dy faza, analitike dhe sintetike, Picasso vendos parimin modern, sipas të cilit veprat e artit nuk duhet të përfaqësojnë realitetin për të pasur vlerë artistike. Në vitin 1937, kjo rrymë arriti kulmin në kryeveprën e Picasso “Guernica”, një tabllo monumentale që evokon tmerrin dhe vuajtjet e përjetuara nga qyteti bask i Guernikës, kur u shkatërrua nga avionët ushtarakë gjermanë gjatë Luftës Civile Spanjolle.

Picasso qëdroi në Paris gjatë pushtimit nazist, duke iu kundërvënë atij, dhe pas luftës iu bashkua Partisë Komuniste Franceze. Puna e Picasso-s e pas Luftës së Dytë Botërore, është më pak e studiuar sesa krijimet e tij të mëhershme, por ai vazhdoi të krijonte me entuziazëm deri sa vdiq në vitin 1973, në moshën 91-vjeçare.

25 Tetor 1825 – Lind kompozitori i madh austriak Johann Strauss 

Johann Strauss, kompozitori më i madh austriak, ishte i njohur për valset dhe operetat e tij. Muzika e tij ishte në rezonancë me elegancën dhe përsosmërinë e regjimit të Habsburgëve. Ndonëse i ati kërkonte që Johann të ndiqte rrugën e biznesit si ai vetë, talenti i tij në muzikë ra në sy që në moshën 6-vjeçare.

Nëna e tij e inkurajoi fshehurazi edukimin muzikor të djalit të saj. Në moshën 19-vjeçare, Strauss krijoi orkestrën e tij të vogël, e cila luajti disa nga kompozimet e tij në një restorant në Hietzing. Ai fitoi epitetin ”mbreti i valsit”. Strauss vizitoi të gjithë Evropën dhe Anglinë me sukses të madh, dhe shkoi gjithashtu edhe në Amerikë.

Ai dha koncerte të mëdha në Boston dhe Nju Jork. Johann Strauss, ishte dirigjent zyrtar i operas së famshme të Vjenës gjatë viteve 1863-1870. Pikërisht gjatë kësaj kohe, ai kompozoi disa prej valseve të tij më të famshme, përfshirë “Danubi Blu”.

25 Tetor 1951- Pas zgjedhjeve parlamentare britake të vitit 1951, Wiston Churchill emerohet sërish kryeministër i vendit. Qeveria e tij e tretë, funksionoi deri në dorëheqjen e tij në vitin 1955. Prioritetet e brendshme të qeverisë së tij, u errësuan jo pak nga një seri krizash të politikës së jashtme, të cilat ishin pjesërisht rezultat i rënies së prestigjit dhe fuqisë perandorake britanike në botë. Mandati i dytë i Churchill-it si kryeministër, nuk u karakterizua nga ndonjë moment i paharrueshëm, sikurse ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, kryeministri legjendar i Britanisë së Madhe mbështeti marrëveshjen për t’i dhënë fund Luftës së Koresë.

25 Tetor 1971 – Në një ndryshim dramatik të angazhimit të gjatë me qeverinë kineze të Tajvanit, dhe politikën e mosnjohjes së Republikës Popullore të Kinës, përfaqësuesit e SHBA-së në OKB votuan për pranimin e Kinës si anëtare e përhershme e organizatës.

Arsyet e këtij ndryshimi drastik në politikën amerikane, nuk ishin të vështira për t’u dalluar.

Uashingtoni kishte interesa të mëdha ekonomike dhe tregtare me Kinën, i duhej angazhimi i kësaj të fundit për t’i dhënë fund konfliktit në Vietnam, dhe synonte ta përdorte afrimin me vendin komunist si një levë diplomatike kundër sovjetikëve.

25 Tetor 1983 – Shtetet e Bashkuara pushtojnë ishullin e Grenadas në Karaibe. Aty jetonin rreth 1000 shtetas amerikanë, kryesisht student. Në më pak se një javë qeveria u rrëzua, ndërsa Uashingtoni nuk mund të pranonte që ishulli të binte në duart e forcave marksiste.

Gjendja në Grenada kishte qenë shqetësuese për zyrtarët amerikanë që nga viti 1979, kur në pushtet u ngjit majtisti Maurice Bishop, i cili filloi të vendoste marrëdhënie të ngushta me Kubën. Në vitin 1983, një tjetër marksist, Bernard Coard, e rrëzoi Bishop-in nga pushteti dhe mori kontrollin e qeverisë.

Presidenti amerikan Ronald Regan dërgoi fillimisht rreth 2000 trupa në ishull, të cilat u përballën menjëherë me rezistencën e armatosur të vendasve, të ndihmuar edhe nga Kuba. SHBA-ja dërgoi deri në 6000 trupa. Pas luftimeve të ashpra, Coard rrëzohet nga pushteti dhe zëvendësohet nga një njeri i pranueshëm për Uashingtonin.

25 Tetor 2000 – Një avion ushtarak rus, “Ilyushin-18”, rrëzohet në një mal në Gjeorgji, duke lënë të vdekur të 83 ushtarët që ndodheshin në bord. Sipas hetimeve, shkak i aksidentit ishte fushëpamja e dobët dhe gabimi i pilotit.

25 Tetor 1415- Në Betejën e Agincourt, anglezët korrin një fitore të rëndësishme, kundër një ushtrie shumë më të madhe franceze në Luftën e Njëqind Viteve.

25 Tetor 1944 – Japonezët munden në Betejën e Gjirit Lejte, beteja më e madhe detare në botë. Nga ai moment, marina japoneze e dobësuar gjithnjë e më shumë, i drejtohet sulmeve vetëvrasëse kundër trupave amerikanëve.

25 Tetor 1958 – Trupat e fundit amerikane largohen nga kryeqyteti i Libanit, Bejrut.

25 Tetor 1960 – Aktivisti amerikan për të drejtat e afro-amerikanëve, Martin Luther King, Jr, dënohet me 4 muaj burgim pas një proteste paqësore.

25 Tetor 1962 – Sekretari amerikan i Shtetit, Adlai Stevenson, tregon në Këshillin e Sigurimit të OKB-së fotografitë që dëshmojnë instalimin e raketave bërthamore sovjetike në Kubë.

25 Tetor 1962 – Në Afrikën e Jugut, aktivisti i të drejtave civile Nelson Mandela dënohet me 5 vjet burg për nxitjen e revoltave kundër qeverisë.

25 Tetor 1991 – Ushtarët e fundit të Ushtrisë Popullore Jugosllave, largohen nga Republika e re e Sllovenisë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 25 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 25 tetor 2017

Shtypi i ditës, 25 tetor 2017

Shtypi nga bota, 25 tetor 2017

Shtypi nga bota, 25 tetor 2017

EMRAT/ Krim i dyfishtë në Gjirokastër, fqinji vret me armë burrë e grua

EMRAT/ Krim i dyfishtë në Gjirokastër, fqinji vret me armë burrë e grua

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com